“Zgjidhet” problemi Seseri

Postuar në 11 Prill, 2012 11:32

Më në fund, është rënë dakord në teori mbi një zgjidhje lidhur me vendin bosh që ka lënë dorëheqja e deputetes Seseri. Ka shumë gjasa të jetë krejt rastësi, por duhet thënë që është një rastësi që të intrigon, që maxhoranca ka rënë dakord ta zgjidhë këtë problem të shpikur nga hiçi prej asaj vetë, disa orë pas një takimi në selinë e PS-së mes kreut të kësaj partie dhe ambasadorit amerikan, Arvizu.

Në Këshillin e Mandateve dhe imuniteteve të dyja palët kanë rënë dakort të hartojnë një raport të përbashkët, i cili do t`i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë në votim. Janë marrë vesh që 1. ky mandat nga pikëpamja ligjore i takon PS-së, që 2. ky problem të zgjidhet me shpejtësi dhe mos të ketë asnjë zvarritje të çështjes që të prishet konsensusi i integrimit; dhe që 3. kjo çështje t’i çohet Kuvendit e më pas t`i rikalojë për interpretim KQZ-së”.

Në të njëjtën orë që kjo punë zgjidhej në Tiranë (por ende nuk mund të quhet e zgjidhur në terma praktikë), Berisha në Bruksel mburrej se në parlament nuk ka asnjë problem të pazgjidhur. Këtë “mburrje” nuk mund ta bënte deri dje. E nuk është çudi që zgjidhjen e  gjetur ta lërë vetëm në letër.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.