Tre shpjegimet e ministrit Halimi për akuzën e të përditshmes shqiptarja.com

Postuar në 11 Prill, 2012 13:38

Në programin Fakt të televizionit UTV, ministri Eduard Halimi u shfaq i sigurtë përballë do gazetarëve që kishin në dorë dokumentin që vërtetonte, sipas tyre, se ky ka marrë rrogë nga institucioni i Avokatit të Shtetit në një kohë që ka qenë dhe deputet. Ai e hodhi poshtë këtë pretendim, duke përsëritur disa herë se “nuk është paguar në asnjë vend tjetër e nga askush tjetër qysh nga momenti që ka filluar të paguhet si deputet”. Shqiptarja.com e kish publikuar sot kopjen e dokumentit që provon se ai është paguar për muajin shtator të vitit 2009, ndërkohë që funksionin e deputetit e ka ushtruar qysh nga data 2 gusht. Mirëpo Halimi është i idesë se mandati i deputetit ka filluar më 6 shtator, ditën kur është mbledhur Kuvendi.

Sqarimi i deputetit u bë dje në programin Fakt, u bë sot paradite nga zyra e shtypit e ministrisë së Drejtësisë, që ka dalë me një deklaratë, ku përshkruhen në mënyrë kronologjike ndryshimet e zhvendosjet në borderonë e institucioneve ku ka punuar Halimi, dhe u bë sërish në mbrëmje në Vizion Plus, ku tha se “do të jap dorëheqjen nëse do të provohet fakti se kam marrë dy paga njëkohësisht”.

Mesa duket, dy qëndrimet bien në kontrast lidhur me ditën, kur ka filluar ligjërisht mandati i deputetit të kësaj legjislature, në fillim të gushtit apo në fillim të shtatorit.

E.G.

Comments

Submitted by Anila (not verified) on

vendimi nr 44 i gjykates kushtetuese per rastin "Beqja" te cilit iu hoq mandati i deputetit thote: zyrtarisht mandati i deputetit fillon atehere kur ate e jep organi kompetent i KQZ.  Meqenese Beqja ishte deputet qe nga 1 gushti, ashtu sikurse edhe Halimi, dhe nuk iu njoh pretendimi se kur u be betimi fillon e kryen detyrat e deputetit, (qe do te thote per Halimin ne shtator e per Beqen andej nga fundi i majit 2010) kjo do te thote se edhe ministri Halimi e kishte marre mandatin e deputetit, ndersa merrte rrogen edhe si Avokati i Shtetit. ministri justifikohet se nuk ka marre dy rroga, por kjo nuk perligj ne asnje rast shkeljen e kushtetutes qe ka marre rrogen si Avokat, kur ne fakt ishte deputet. Ketu pastaj, fillojne dhe shqyrtohen debate te tjera, por vendimi i gjykates kushtetuese, eshte i njejte per te gjithe. Dhe ministri pati kurajon te thote se jepte doreheqjen po te ishte paguar edhe 1 euro si avokat i shtetit pasi kishte marre mandatin. Ministri prentendon se mandatin e ka marr ne shtator, vendimi i gjykates kushtetuese thote se per gjithe deputetet, pra per te 140 deputetet, mandati eshte dhene ne 1 gusht 2009.

Submitted by marta (not verified) on

po cpresin atehere sosialistet pse se denoncojne si ceshtje? ta cojne ne kushtetuse ti heqin mandatin Halimit?

Submitted by sabri (not verified) on

kete akuze kujtoj qe e kam lexu nje here tek revista mapo, bashke me disa deputete qe paguheshin ne dy vende. skandal vertet, gjithe ato burra per nje rroge. ky zoteria genjen hapur, letrat thone te kunderten. nese ka guxim, te jape dorehqejen sic ka thene dhe vete!

Submitted by reli (not verified) on

Më falni por unë nuk njoh asnjë njeri që merr vetë rrogën, di që paguhen nga të tjerët.
Pra problemi është kush i ka dhënë rrogën, jo kush e ka marrë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.