Arkiv-Lajme

Prapa arrestit të Kajollit është Berisha që kërcënon Mediun?

Postuar në 10 Prill, 2012 04:17

Gazetat e sotme ishin fokusuar më së shumti tek arrestimi i Fatmir Kajollit. Shumicës së shqiptarëve nuk u thotë asgjë ky emër (nuk qarkullon asnjë foto e tij), por në raportimet e sotme i bëhet një CV e plotë, ku bie në sy një element: Fatmir Kajolli është mik i disa ministrave. Disa gazeta veçonin vetëm Fatmir Mediun si mik të tij, por disa të tjera përmendin dhe Olldashin e Alibeajn.

Obama pickon Romney-n për një llogari bankare në Zvicër

Postuar në 10 Prill, 2012 02:45

Është marrë vesh se Mitt Romney ka një llogari bankare në Zvicër (me pará të vetat legale, kuptohet), dhe skuadra elektorale e Obama-s nuk është menduar dy herë për ta shfrytëzuar këtë fakt. Senatori demokrat Dick Durbin, në një konferencë telefonike të organizuar nga njerëzit e Presidentit, i ka mëshuar idesë se Mitt Romney është aspiranti i parë presidencial në historinë e Amerikës që ka një “portofol financiara ekzotik”. “Pyeta miliarderin Warren Buffett në një takim që pata pak kohë më parë me të”, tha ai. “Ke patur ndonjëherë ti një konto bankare në Zvicër?

Withers: Departamenti i Shtetit nuk po sheh gërryerjen e demokracisë në Shqipëri

Postuar në 09 Prill, 2012 13:33

Ja letra e plotë e zotit Withers për publikun shqiptar:

Të dashur miq!

Po ju shkruaj për të komentuar mbi një deklaratë të Departamentit të Shtetit të disa ditëve më parë, e cila mund të ketë shkaktuar disa keqperceptime lidhur me pikëpamjet e mia për Shqipërinë. Unë vetë nuk kam marrë ndonjë njoftim formal lidhur me deklaratën dhe për pasojë më duhet të përdor informacion që e kam marrë tërthorazi.

Sms e Balotellit për Prandelli-n: Më fal për atë që bëra!

Postuar në 09 Prill, 2012 13:24

Italiani Mario Balotelli ka bërë të flitet çdo ditë për të në shtypin e përditshëm qysh nga momenti që luan në Manchester me City-n. Është bërë personazh tabloidesh, tok me këngëtare si Rihanna e Lady Gaga e me çupa të botës mondane si Paris Hilton e motrat Kardashian. Nuk ka ditë që t’mos jetë në faqe të parë. Në Britaninë e Madhe e çmojnë si një futbollist të talentuar, por më shumë e kanë bërë tabelë qitjeje për papërsosmëritë karakteriale, që ai i demonstron në fushë e jashtë saj.

Withers-i ka ikur me meraqe të mëdha: ka shkruar një letër tjetër për shqiptarët

Postuar në 09 Prill, 2012 11:53

Pas pak më shumë se gjysmë ore, Top-channel-i do të informojë në edicionin qendror informativ mbi një letër të ish-ambasadorit amerikan John Withers. Letra është prej tyre që klasifikohen si “letra të hapura”, dhe u dërgohet gjithë shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Withers-in nuk po e mban vendi për të thënë të vetat lidhur me situatën në Shqipëri. Madje, këtë herë ai çalltis të komentojë deklaratën e Departamentit të Shtetit mbi Shqipërinë, me të cilën bie dakord pjesërisht.

Fundi i legjendarit “Kallashnikov”

Postuar në 09 Prill, 2012 09:57

Është shitur në qindra milionë copë në të gjithë botën, por kjo nuk ka mundur të pengojë falimentimin e kompanisë që e prodhon atë. Bëhet fjalë për automatikun “Kallashnikov”. Kompania, e cila ka licencën e prodhimit të tij në Rusi, “Izhmas” është e falimentuar tashmë me vendim gjykate.

Rasti Bossi në Itali: Institucionet dhe militantizmi

Postuar në 09 Prill, 2012 08:15

Dy gjëra të bëjnë përshtypje në mënyrë të veçantë në këtë historinë e Umberto Bossi-t në Itali, që dha dorëheqje nën presionin e hetimit për korrupsion. E para. Të nesërmen e ditës, kur dolën faktet e mëdha nga përgjimet e bëra, menjëherë pas dorëheqjes së Bossi-t pra, militantët e partisë Lega Nord ishin gati të qanin dhe me kujë për këtë që “e gjeti” liderin e tyre absolut, por nuk iu vërsulën prokurorisë. Sigurisht, kishte tek-tuk zëra që bërtisnin për komplot, por shumica absolute e këtyre militantëve u mjaftuan të shprehnin keqardhjen e dhimbjen e tyre. Kaq.

Berisha do shpikë lojë proceduriale për mandatin e Seserit?

Postuar në 09 Prill, 2012 06:27

Lidhur me mandatin e lënë nga deputetja socialiste me banim në SHBA, fillimisht u mendua se Berisha, me gjithë vicklat që po hidhte, nuk mund t’i lejonte vetes në këto rrethana një paudhësi tjetër spektakolare, e prandaj, do ta vononte sa do ta vononte, në fund do të pajtohej me faktin se ai mandat i përket PS-së. Por s’paska qenë kështu.

Gjergj Ndreca bën parti; Kërcënon shtetarë dhe gazetarë

Postuar në 09 Prill, 2012 06:00

Gjergj Ndreca ka marrë zemër! Për të gjithë ata që nuk e njohin, Gjergj Ndreca ishte “star-i” (për disa ditë) i mediave pas goditjes së deputetit të PD-së, Ilir Rusmali, apo avokatit Agim Tirana. Prej disa muajsh, Gjergj Ndreca bashkë me “grupin e dhunës” po përjetojnë triumfin e tyre nisur edhe nga mediatizimi që iu bë këtyre incidenteve të rralla në llojin e tyre, por edhe scoop-it që përbënin.

IREX: Media ka kaluar në duart e qeverisë

Postuar në 09 Prill, 2012 04:09

IREX, (International Research & Exchanges Board), një organizatë jo qeveritare amerikane që fokusohet në fushën e shoqërisë civile, të medias, etj, ka nxjerrë një raport vjetor, ku hedh shumë spica ndaj qeverisë dhe ku bën një fotografi ‘jo me ngjyra të gëzueshme’ të realitetit mediatik. Ka një numër vëzhgimesh të forta:

1.      Një numër në rritje i mediave kanë rënë në varësi të partive politike, kryesisht të qeverisë. Tani gazetarët dhe mediat e pavarur janë një specie e rrallë, gati drejt zhdukjes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme