Gjergj Ndreca bën parti; Kërcënon shtetarë dhe gazetarë

Postuar në 09 Prill, 2012 06:00

Gjergj Ndreca ka marrë zemër! Për të gjithë ata që nuk e njohin, Gjergj Ndreca ishte “star-i” (për disa ditë) i mediave pas goditjes së deputetit të PD-së, Ilir Rusmali, apo avokatit Agim Tirana. Prej disa muajsh, Gjergj Ndreca bashkë me “grupin e dhunës” po përjetojnë triumfin e tyre nisur edhe nga mediatizimi që iu bë këtyre incidenteve të rralla në llojin e tyre, por edhe scoop-it që përbënin.

Tashmë Gjergji po del hapur, dërgon shkrime nëpër redaksi gazetash, madje kërcënon me vendosje bombe nëse nuk ia botojnë. Një shfaqje e tillë ka ndodhur pak ditë më parë në redaksinë e së përditshmes 'Shekulli', gjë e cila iu konfirmua “Respublica-s” nga burimet e saj. Burimet vijojnë më tej duke thënë se “kërcënimi i Gjergjit nuk u mor shumë seriozisht, duke njohur personazhin”.

Por Gjergji shkon edhe më tej. Sot “Shqip” i ka kushtuar një faqe shkrim, ku kërcënon edhe shtetarët duke thënë se “do t’i gjymtojnë”. Duket se fama i ka bërë keq. Megjithatë, Gjergj Ndreca dhe “grupi i dhunës” kanë menduar ta kapitalizojnë famën dhe vëmendjen mediatike, në një parti politike! Po, po, parti politike. Do të quhet: Levizja e të Burgosurve Politikë.

S.E.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

po ore dhe ju te Respublices ndikoni qe tja rrisni famen (karllekun) ketij tipit

Submitted by Cur (not verified) on

Ai eshte nje pijanec mburavec dhe ju merreni me te.

Po kjo nuk eshte semundje vetem e juaja.

Edhe ne Amerike media merret cdo dite me familjen "kardashian" qe jane askushi!....

Me sa duket media vuan  per lajm dhe merret me idiotesi te tilla.

Submitted by ben (not verified) on

Vete ju  gazetaret e fryte Gjergj Ndrecen,tani qe po ju shfryhet juve s´po ju vjen mire.

Submitted by para 97a (not verified) on

e rujt zoti ate qe fol mir per gjergjin tem, ja morrsha tligat mer amon, se o si drit o

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.