Withers-i ka ikur me meraqe të mëdha: ka shkruar një letër tjetër për shqiptarët

Postuar në 09 Prill, 2012 11:53

Pas pak më shumë se gjysmë ore, Top-channel-i do të informojë në edicionin qendror informativ mbi një letër të ish-ambasadorit amerikan John Withers. Letra është prej tyre që klasifikohen si “letra të hapura”, dhe u dërgohet gjithë shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Withers-in nuk po e mban vendi për të thënë të vetat lidhur me situatën në Shqipëri. Madje, këtë herë ai çalltis të komentojë deklaratën e Departamentit të Shtetit mbi Shqipërinë, me të cilën bie dakord pjesërisht.

Dhe Top-channel zbulon vetëm pak në njoftimin “publicitar” mbi këtë letër. “Ish-ambasadori amerikan shtron një sërë problematikash, të cilat i konsideron edhe si thelbin e shqetësimeve të tij per demokracinë në Shqiperi, të cilat nuk janë prekur ne deklaraten e Departamentit te Shtetit”, thotë Top-i të ketë thënë Withers-i. Është fjala për “shqetesime që kanë të bejnë me gerryerjen e demokracise, qeverisjen dhe devijimet që po ndodhin në Shqiperi”.

Në orën 19.30 do të marrim vesh përmbajtjen e plotë të letrës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonard CARCANI (not verified) on

<p>Widhers ka te drejte . Te ne ska demokraci. Ka parti shtet po parti shtet nje dore qe drejton.Neser do keni nje artikull dhe pse jo nje moment te caktuar institucioneve perkatese nderkombetare. Vecse disa perfaqesues shtetesh duhet te jene perfaqesues te qeverive dhe jo lobingjeve perkatese. Asgje ska ndryshuar keto 20 vjet furgona qe mbushen here nga njera pale here nga tjetra pale me friken se mos hiqen nga puna, Dhe nje dore qe vendos se kur dhe si duhet te ndryshoje pushteti</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.