Berisha do shpikë lojë proceduriale për mandatin e Seserit?

Postuar në 09 Prill, 2012 06:27

Lidhur me mandatin e lënë nga deputetja socialiste me banim në SHBA, fillimisht u mendua se Berisha, me gjithë vicklat që po hidhte, nuk mund t’i lejonte vetes në këto rrethana një paudhësi tjetër spektakolare, e prandaj, do ta vononte sa do ta vononte, në fund do të pajtohej me faktin se ai mandat i përket PS-së. Por s’paska qenë kështu. Berisha paska menduar ta shfrytëzojë këtë lojë të hapur nga dorëheqja e Rudina Seserit e nga refuzimi i Gjon Bardhit, që nuk po e sheh të udhës të lërë mandatin ‘e lezetshëm’ të kryebashkiakut për një mandat më pak se një vjeçar të deputetit (vitin tjetër janë zgjedhjet).

Berishës nuk i duhet ky vend deputeti për shumë kohë. I duhet deri në momentin presidencial, e për këtë arsye, ai do ta fusë këtë çështje në një labirinth procedurash, që zgjatin e pakta deri në fund të korrikut. Me këtë ai don të minimizojë, apo neutralizojë rolin e faktorëve jo pd-istë brenda maxhorancës (sidozot LSI-së) në procedurën parlamentare të zgjedhjes së kreut të shtetit.

E.G.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>E.G. para nji jave menonte se Sala nuk e kishte seriozisht. Sic nuk e kishte seriozisht kur filloi te vidhte mandatin e Rames ne maj 2011.&nbsp; Akoma sot ka njerez qe kane iluzionin se jetojne ne demokraci.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.