Obama pickon Romney-n për një llogari bankare në Zvicër

Postuar në 10 Prill, 2012 02:45

Është marrë vesh se Mitt Romney ka një llogari bankare në Zvicër (me pará të vetat legale, kuptohet), dhe skuadra elektorale e Obama-s nuk është menduar dy herë për ta shfrytëzuar këtë fakt. Senatori demokrat Dick Durbin, në një konferencë telefonike të organizuar nga njerëzit e Presidentit, i ka mëshuar idesë se Mitt Romney është aspiranti i parë presidencial në historinë e Amerikës që ka një “portofol financiara ekzotik”. “Pyeta miliarderin Warren Buffett në një takim që pata pak kohë më parë me të”, tha ai. “Ke patur ndonjëherë ti një konto bankare në Zvicër? Dhe ai m’u përgjigj se ‘kurrë nuk kish ndodhur që të hapte një llogari bankare në Zvicër. Pse do duhej ta bënte? Ka plot banka të mira në SHBA’.”Nga kampi i Romney-t nuk vonoi përgjigja ndaj kësaj loje në planin patriotizmit financiar. “Nuk po flasin për problemet reale të kombit, sidomos për vendet e punës që po humbasin, por përpiqen të hutojnë amerikanët me gjëra të tilla. Me sa duket, i vetmi vend pune, për të cilin Obama është realisht i interesuar është posti që mban. Mitt Romney mezi po pret të zgjidhet President në mënyrë që të rrisë vendet e punës për amerikanët”, tha zëdhënësi i fushatës së tij.Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.