Fundi i legjendarit “Kallashnikov”

Është shitur në qindra milionë copë në të gjithë botën, por kjo nuk ka mundur të pengojë falimentimin e kompanisë që e prodhon atë. Bëhet fjalë për automatikun “Kallashnikov”. Kompania, e cila ka licencën e prodhimit të tij në Rusi, “Izhmas” është e falimentuar tashmë me vendim gjykate.
Lajmi u dha nga mediet ruse. Procedurat kanë nisur që në gushtin e vitit të shkuar, ndërsa janë mbyllur sëfundmi me vendimin e gjykatës. Tashmë, kompanisë i është vendosur një administrator që të bëjë likuidimet. “Falimentimi do të ndihmojë kompaninë që të ruajë markën si edhe shumicën e pasurive të paluajtshme”, citohet nga mediet ruse drejtori i saj, Maksim Kuzyuk.
Shkaktar i falimentimit të kompanisë duket se është bërë edhe vetë shteti rus. Ushtria ruse lajmëroi vitin e shkuar se nuk do të blinte më automatikë “AK-47” për faktin se në depo kishte rezerva të mëdha nga ky tip. Kompania ka zhvilluar sëfundmi edhe një armë tjetër, “AK-12”, por mediet raportojnë se edhe kjo është parë ftohtë nga Kremlini. Goditjen e dytë, kompani që prodhon “Kallashnikov-in” e mori pas një gjyqi me një tjetër kompani, e cila i kërkonte dëmshpërblim prej rreth 30 mijë dollarë.
S.E.
Add new comment