Rasti Bossi në Itali: Institucionet dhe militantizmi

Postuar në 09 Prill, 2012 08:15

Dy gjëra të bëjnë përshtypje në mënyrë të veçantë në këtë historinë e Umberto Bossi-t në Itali, që dha dorëheqje nën presionin e hetimit për korrupsion. E para. Të nesërmen e ditës, kur dolën faktet e mëdha nga përgjimet e bëra, menjëherë pas dorëheqjes së Bossi-t pra, militantët e partisë Lega Nord ishin gati të qanin dhe me kujë për këtë që “e gjeti” liderin e tyre absolut, por nuk iu vërsulën prokurorisë. Sigurisht, kishte tek-tuk zëra që bërtisnin për komplot, por shumica absolute e këtyre militantëve u mjaftuan të shprehnin keqardhjen e dhimbjen e tyre. Kaq.

Dhe e dyta. Shumica e militantëve, sidoqë janë identifikuar fort e gjatë gjithë kohës me Umberto Bossi-n (partia Lega Nord kish një organizim stalinist), nuk e kanë patur për gjë të kërkojnë këto ditë “pulizia, pulizia, pulizia” (pastrim: largimin e të korruptuarëve nga partia). Dhe është ky presion që e bëri dhe djalin e Bossi-t të japë dorëheqje sot nga funksioni në administratën lokale.

Leksioni? Nga pika e parë vjen leksioni që besimi tek institucionet (në rastin konkret, prokuroria) është një nga faktorwt bazë që përcaktojnë funksionimin e shtetit ligjor e shëndetin e demokracisë. Nga pika e dytë rezulton se militantët gjetkë nuk janë si në Shqipëri. Gjetkë pra ata kanë kredo morale dhe politike. Ndërsa ne bëjmë rëndom gabimin që t’i quajmë militantë ata që në fakt janë thjesht mercenarë e klientë partie.

M.N.

Comments

Submitted by ben (not verified) on

Shume e drejte kjo puna e "mercenarizmit",por e keqja me e madhe eshte kur ne kete grup bejne pjesete gazetaret qe e mbajne veten per te pavarur.

Submitted by Gjon (not verified) on

Per mendimin tim konsiderimet e artikullit me duken shume siperfaqesore.

Bossi dhe ndjekesit e tij u paten versulur si te terbuar ndajkryeprokurorit te Veron-es Guido Papalia, ne kohen kur ai po hetonte kreret legiste. Respektin ndaj prokurorise apo gjykatesve Bossi e ka perdorur thjesht per leverdi politike.

Ne rastin konkret kishte nje sere faktoresh qe sollen Bossin te jape doreheqjen dhe ne kete mes nuk hyn shume respekti per prokuren, por acarimi i bazes se militanteve legiste  dhe presioni i rrymes se Maronianeve qe perfituan per te shkaterruar te famshim 'cerchio magico' nen thirrjet : pulizia, pulizia!

Nga Lega i vetmi leksion qe vjen eshte : Idiotet ne politike bejne vetem deme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.