Arkiv-Lajme
Teatër absurd në opozitën shqiptare!
Një ditë pasi Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, la të kuptohej se në koalicionin e majtë mund të përfshihet edhe LSI-ja (në qoftë se kjo parti rrëzon me 4 mandatet e saja qeverinë Berisha), aleatët e vegjël opozitarë e sulmuan PS-në për çështjen e sistemit zgjedhor, duke nënkuptuar dalje nga koalicioni me të.
Reforma zgjedhore, të vegjlit e PS-së ndjehen të përjashtuar
Aleatët e majtë janë ndjerë të përjashtuar nga negociatat për sistemin zgjedhor duke reaguar njëzëri sot kundër PS-së. Skëndër Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, dhe Petro Koçi dolën paraditë në një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën akuzuan kreun e PS-së për prishje të marrëdhënieve zgjedhore dhe se në këtë mënyrë do të bënte që të realizohej skenari i vitit 2009, ku koalicioni i majtë humbi.
Krerët e partive satelite të PS-së, deklaruan ndër të tjera se fitorja e kësaj partie në 2013-ën është e dyshimte për aq kohë sa “Rama nuk mëson nga gabimet e së shkuarës”.
Pacolli nën hetim, media: Firmosi si qeveritar një kontratë biznesi personal
Nisja e hetimeve ndaj zv.Kryeministrit Behgjet Pacolli është lajmi i faqeve të para të gazetave kosovare këto ditë. Gazeta “Koha Ditore”, e cila ka publikuar lajmin se Pacolli ka firmosur një kontratë për ndërtimin e një impianti të madh prodhimi energjie elektrike në emër të qeverisë së Kosovës, ndërkohë që ai ka vendosur nënshkrimin në cilësinë e përfaqësuesit të firmës “Seagas”. Në kushte të tilla, Pacolli gjendet totalisht në konflikt interesi, pasi shkon si qeveritar i Kosovës dhe firmos një kontratë si përfaqësues i një kompanie private.
Kreu i Flotës Detare: Leonard Demi “vë pikat mbi i”
Debati në komisionin parlamentar të Sigurisë lidhur me urdhërin për emërimin e komandantit të forcave detare ishte, si shumë debate në komisionet parlamentare, surreal. Doni një provë? Deputeti Lutaj përmendi nenin 169 të kushtetutës, pikën 3, ku bëhet një përcaktim ‘llokum në gojë’ për këtë procedurë: “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”. Ka një pohim më të qartë se kaq?
Gramoz Ruçi: Koalicion me LSI-në? Pse jo, por …
PS-ja është konfuze lidhur me një koalicion para apo pas zgjedhor me LSI-në. Vërtiten në këtë çështje mes qasjes së kërkuar moraliste (hedhin tezën se “LSI-ja është e korruptuar, ndërsa PS-ja jo”, por kjo s’u ngjit shumë), dhe qasjes amorale pragmatiste (e shprehin hapur se në instancë të fundit, fitorja do të vijë me vota, dhe LSI-ja është, kuptohet, një thes me vota). Herë del dikush që thotë se “me LSI-në nuk ka kurrë koalicion” e herë tjetër del dikush që thotë se “kurrë nuk thuhet kurrë”. Këtë të fundit e tha dje Gramoz Ruçi në programin e Pezës.
Ministri Imami ‘bën mea culpa’. Po Gjunkshi, vallë, ka gjë për të thënë?
Ministri Imami ka bërë prapakthehu pas letrës së Presidencës. “Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes për emërimin e Komandantit të Forcave Detare është revokuar”, thuhej qysh në fillim të shkresës zyrtare për Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës. Dhe në fund ish premtimi se emërimi tjetër do bëhet në përputhje të Kushtetutës. “Në momentin më të parë, pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit nga Komisioni i Veçantë i Karrierës, do t’ju përcjellim kandidatët përkatës për gradim në gradën ‘Kundëradmiral’ dhe emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare”.
Suedezët pastrojnë Lushnjen; lushnjarët ndjekin ‘shfaqjen pa biletë’
Një kronikë e televizionit Top-channel të linte të topitur, pa fjalë e me një lloj sikleti për faktin që jemi pjesë të një komuniteti apatik e të përgjumur. Bëhej fjalë për dhjetra të rinj suedezë, të cilët kanë ardhur tok me një prift në Lushnjë, e nën shtysa fetare kanë ndërmarrë një aksion pastrimi të qytetit myzeqar. “Lushnja është shumë e pistë dhe ne duam ta përmirësojme këtë gjendje, në të cilën ndodhet aktualisht. Ne mund të bëjmë diçka së bashku”, thotë njëri syresh.
Karriget e paqes kujtojnë luftën
Plot 11 541 karrige bosh u vendosen sot në rrugën kryesore të Sarajevës, përpara të cilave u mbajt një koncert përkujtimor për 20 vjetorin e luftës në këtë vend. Karriget e kuqe përfaqësojnë gjakun e 11 541 të atyre që humbën jetën 20 vjet më parë kur forcat serbe mbajtën qytetin për muaj të tërë nën rrethim. “Menduam për një organizim të tillë në nder të kujtimit të viktimave. Në këtë mënyrë kërkojnë t’i japim botës edhe një mesazh paqeje për të thënë që njerëzit këtu janë të prirur t’i gjejnë zgjidhjen në rrugë paqësore”, -citohet organizatori, Haris Pashoviç.
Emërimet në Flotën Detare, tërhiqet Imami; Do të hetojmë personelin e ministrisë
Presioni i medias si edhe kërkesa e llogarisë nga ana e Presidencës, duket se ka detyruar ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami të tërhiqet nga vendimi për të emëruar me mëndjen e tij, Komandantin e Flotës Detare pa dekretin e Presidentit të Republikës. Ministria e Mbrojtjes lajmëroi sot revokimin e vendimit për emërimin e Vladimir Kreshpanit si Komandant i Flotës Detare. Me një përgjigje drejtuar Presidencës, Ministria e Mbrojtjes ka rinjohur kompetencat e kreut të shtetit për emërimin e Komandantit të Forcave Detare. Letra është publikuar në faqën e internetit të këtij institucioni.
Shpërthen Ilir Gjoni: Stambolli digjet, opozita krihet
Ilir Gjoni ka shpërthyer në mënyrë ironike kundër të parit të PS-së. Në profilin e vet në facebook, ai e nis diatribën e vet në mënyrën më thumbuese të mundshme: “Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha edhe kryetari i PS-së dje....”. Me këtë të fundit, ai i referohet një tryeze të PS-së për bujqësinë, duke dashur të denoncojë ngenë e non-chalance-ën e PS-së e të kryetarit të saj që gjejnë arsye të merren me seksin e engjëjve në këto kohë të kiametit.