Ministri Imami ‘bën mea culpa’. Po Gjunkshi, vallë, ka gjë për të thënë?

Ministri Imami ka bërë prapakthehu pas letrës së Presidencës. “Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes për emërimin e Komandantit të Forcave Detare është revokuar”, thuhej qysh në fillim të shkresës zyrtare për Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës. Dhe në fund ish premtimi se emërimi tjetër do bëhet në përputhje të Kushtetutës. “Në momentin më të parë, pas përfundimit të procedurave të shqyrtimit nga Komisioni i Veçantë i Karrierës, do t’ju përcjellim kandidatët përkatës për gradim në gradën ‘Kundëradmiral’ dhe emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare”. Në po këtë shkresë bëhet dhe shpjegimi i lajthitjes së parë, por ky shpjegim është logjikisht i turbullt, dhe sa për të larë gojën. Sidoqoftë, çështja është kthyer në binarët e procedurës kushtetuese.
Ka dhe një gjë që mbetet e pakuptueshme në këtë histori. Në kulmin e reagimit mediatik pas urdhërit jo kushtetues të ministrit, u fut në lojë si fanti spathi (drejt e nga Washingtoni) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Xhemal Gjunkshi. Dhe bëri një deklaratë të ndërkryer për t’i dalë në mbrojtje ministrit e për t’i treguar vendin kreut të shtetit, alias Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. “Emërimin deri në gradën kolonel e bën ministri”, foli ai me siguri, duke u përpjekur të interpretojë kuturú kushtetutën (vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që shefi i shtabit të përgjithshëm, një personalitet krejt ‘teknik’, t’i bëjë interpretime të kushtetutës Komandantit të përgjithshëm).
Po ky i është shpjeguar vallë Presidentit për këtë çalltisje? Apo Presidenti s’e ka parë të udhës t’i kërkojë shpjegim?
M.N.
Comments
C'ndodh tani? Pa dashje nuk

C'ndodh tani? Pa dashje nuk ishte. As edhe nje "me fal" nuk mund te thuhet ne kete rast. Keta dolen si grup. Si mund te etiketohet e gjitha kjo? C'mund te quhet? Apo me nje "...he, mo c'i q. temen....! Shqiperi hesapi. Po keta, opozita, do ta ngreje me zerin? Shtypi? Keta jane kokepalaret, ziveret e Imamit; e mbani mend c'u tha ne parlament pas 21 Janarit.

Se harrova, ky, imami ka qene

Se harrova, ky, imami ka qene dhe autor i Kushtetutes!!!???

Pa koment ....GRUSHTE SHTETI.
Pa koment ....GRUSHTE SHTETI.
Gjunkshi eshte nje laro nga

Gjunkshi eshte nje laro nga ata qe i ka me tepri Shqiperia sot.

Ketu tek Respublica vazhdon

Ketu tek Respublica vazhdon prirja per te perdorur fjale te huaja, ngadonjehere pa ua ditur mire kuptimin. Arben Imami nuk ka bere ''mea culpa'' pasi vete nuk mori kufarre pergjegjesie. Madje ne nje interviste me Sonilen e ABC kaloi ne kundersulm duke e zhvendosur problemin tek ''armiqte e brendshem'' te ushtrise dhe opozites shqiptare.

E ke gabim Muci, Gjiknushi

E ke gabim Muci, Gjiknushi nuk varet nga Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te Shqiperise, por varet nga Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te Salise!!! Ku mendon ti se i ka cuar ato eurot nga cunat ne Irak dhe Afganistan? Shtepia e re nuk kushton aq shume sa ka marre. Ajo eshte vetem 20% e vleres, 80% i vasaliut ka shkuar tek feudali.

Presidenti rri me koken

Presidenti rri me koken menjane i ofenduar. Keshtu eshte garant i kushtetutes, duke lejuar deri dhe shkelje te kompetencave te tij. Presidenti yne eshte i tredhur, ndryshe do te ulerinte.

Sa per dy personazhet e tjere :

Nje pergjegjes protokolli, me perkufizim, nuk mund te behet shef i shtabit te pergjithshem. Ndodh vetem ne Shqiperi. (Mund ta verifikoni duke pare CV e kolegeve te tij).

Ministri ,Po Ky e shkel ligjin. Me pas per kete e gradojne si pas 97-tes.

Add new comment