Arkiv-Lajme
Situata në spitale sipas Berishës dhe ca shifra nga vendet përreth
Mbledhja e para pak orëve e qeverisë, kishte në objekt të saj shëndetësinë (të paktën këtë kuptuam nga monologu i përjavshëm i Kryeministrit), ku kreu i qeverisë foli për zhvillimet në këtë sektor dhe uljen e vdekshmërisë foshnjore duke na krahasuar edhe me vendet e zhvilluara. “Tregues për vdekshmërinë foshnjore, amtare është ulur. Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror”, - tha ai.
Boris Tadiç jep dorëheqjen; por për t’u rizgjedhur në maj
Mandati presidencial i Boris Tadiçit do duhej të përfundonte në dhjetor të këtij viti, por vetë ushtruesi i tij ka vendosur t’i japë fund më shpejt. Ai ka dhënë dorëheqjen. Por jo ngaqë kjo përgjegjësi i ka ardhur në majë të hundës, por sepse ka në mendje të kërkojë një mandat tjetër. E ka marrë këtë vendim, sepse është me idenë – ky është një motivimet – që data 6 maj e zgjedhjeve të përgjithshme të shfrytëzohet edhe për zgjedhjet presidenciale; kështu do të kursehen pará, nerva, energji, etj.
Karsten Ankjaer Jensen: E keni bërë korrupsionin stil jetese
Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, ka folur për Shqipin, dhe ajo që bie në sy është ‘kërcënimi’ që ai bën maxhorancës, nëse kjo e fundit këmbëngul të zgjedhë president një të vetin. “Institucionet e pavarura, si Presidenca, janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike; pa to demokracia nuk ekziston, prandaj zgjedhja e Presidentit do të ketë ndikim të thellë, edhe në aftësinë e Shqipërisë për të përparuar drejt BE-së; përsëri për mirë ose për keq”, thotë ai në mënyrën më të qartë të mundshme.
Gjergji Bojaxhi: Në PD ngatërrojnë politikën me pushtetin
Gjergji Bojaxhi ka provuar një zhgënjim të madh prej PD-së. Po ku konsiston ky zhgënjim? Nga se ka ardhur? Pse në këtë moment? Pse jo më parë? Ai lë të kuptohet se gjatë 13 viteve në SHBA e kish krijuar një ide se ç’kish qenë PD-ja e Berishës, por nostalgjia për PD-në e fillimit të mbushur me intelektualë dhe ideja se “asgjë s’mund ta njohësh më mirë pa qenë brenda” e kanë bërë t’i futet ‘aventurës’. Përveç kësaj, si një element të dytë që ka sjellë zhgënjim është fakti që në PD e në maxhorancë “pushteti ngatërrohet me karriken dhe politika ngatërrohet me pushtetin”.
Spahiu në revistën Klan: AK-ja është parti e qendrës
Gazetari Renato Kalemi i revistës Klan i ka marrë një intervistë Kreshnik Spahiut. Ja disa pasazhe nga intervista “e shtrydhur”:
-Sondazhet tona, por dhe të kundërshtarëve, na nxjerrin forcë të parë në disa qarqe të rëndësishme në vend. Siç mund ta keni vënë re, dy sulltanët kur zihen me njëri-tjetrin citojnë sondazhe të papublikuara që i referohen përqindjes sonë të lartë. Vetëm që nuk tregojnë përqindjet e tyre, që janë nën 33 për qind.
-Ne do të bëjmë një program centrist.
Hashim Thaçi niset për në SHBA, ku e pret një agjendë ‘perandorake’
E përditshmja Zëri, duke u bazuar tek një informacion i dhënë nga “burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë”, e ka dhënë qysh më 16 mars lajmin se Thaçi do takohet me Obama-n. Dhe me atë rast nënvizonte se “ishte Washingtoni që i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për prezantimin e Kosovës me fusnotë”.
Ka ndryshuar mendje ambasadori Wollfarth?
Tema online ka dhënë lajmin se “ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka bërë një deklaratë të papritur, duke thënë se presidenti i përket mazhorancës; sipas Wolfarth-it, vijon Tema, tashmë PD-ja duhet të zgjedhë kandidatin e duhur për president.”
AKZ dhe retorika kuqezi e politikës
Programi i Aleancës Kuqezi si edhe retorika patriotike e kreut të saj, Kreshnik Spahiu duke mbledhur rreth shumë mbështetës, po venë jo pak në vështirësi (të paktën në dukje) klasën e politike të vendit. Përpos sulmeve verbale, kësaj të fundit i është dashur të impostohet pakëz kah simboleve kombëtare për të mos u dukur “out fare” në raport me frymën e krijuar nga AKZ.
Polici në Fiks Fare: Denoncohen 7-8 vjedhje në ditë, por ne nuk i regjistrojmë
Në programin Fiks Fare kanë filmuar një bisedë me një polic të komisariatit të Lezhës, dhe ky i fundit, në momente shkujdesjeje, i sigurtë që është ‘larg syve të botës e larg veshëve të shefave”, bën disa pohime, që tregojnë se në ç’gjendje ëhstë policia e Republikës. “Kemi katër ditë pa naftë, dhe vijmë vërdallë në këmbë në ndjekje të krimit”, thotë ai fillimisht. Por di t’i mbrojë ‘ngjyrat e skuadrës së vet’; në mënyrën e vet, kuptohet: “Vetëm policia nuk është e korruptuar në asnjë lloj gjëje, kurrkund në botë s’kena me çfarë të abuzojmë.
Dajçi, vetëm maja e ajsbergut të votave fiktive
Në një artikull të botuar në gazetën Tema, Rrok Rroku, kandidati për kryetar komune në Dajç, ka shpieguar me hollësi se si në kutitë e votimit në atë komunë u futën vota fiktive – pra, të njerzve që s’kanë qenë fare në Shqipëri në 8 majin e kaluar. Deri tani, Prokuroria e Lezhës ka çuar dosje penale në gjykatë vetëm për njërën nga kutitë e votimit.