Arkiv-Lajme

Ç’po ndodh me Flotën Detare? Rikthehen hijet e Marrëveshjes së Detit me Greqinë

Postuar në 01 Prill, 2012 04:32

Një mori ndryshimesh kanë ndodhur në rangun e drejtuesve ushtarakt të vendit me dhe pa firmën e Presidentit Topi. Tre muaj më parë, ushtarakët e lartë, Kudret Çela, Arian Zaimi dhe Vladimir Qiriazi u liruan nga detyra me dekret të Presidentit Topi. Të tre këta janë në gjyq tashmë me shtetit. Pas shkarkimit, zëvendësimet gjithashtu duhej të bëheshin përsëri me dekret të Presidentit, por sipas “Shekullit”, Imami ka emëruar me urdhër të një tjetër ushtarak në vend të Kudret Çelës si Komandant të Flotës Detare.

Kur përfundoi Lufta II Botërore në Shqipëri? Fischer thotë: As më 28 e as më 29 nëntor

Postuar në 01 Prill, 2012 04:12

Më 28 nëntor kanë ikur gjermanët nga Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore? Apo më 29? Ne kemi ngecur prej 20 vjetësh në llucën e këtyre datave, ndërkohë që historiani Bernd Fischer e nxjerr këtë debat të natyrës historike edhe të tepërt, edhe të kotë. Për dy arsye, sipas tij.

Qeveria e Kosovës organizon zgjedhjet serbe

Postuar në 01 Prill, 2012 04:08

Pavarësisht nga deklaratat e ashpra se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të vendit, Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk do t’i ndalojë, por edhe do t’i organizojë ato.

Madje, për t’i “shërbyer” sa më mirë shtetit serb, qeveria që drejtohet nga Hashim Thaçi, ka hartuar një plan konkret, me të cilin udhëzohet se si do të votojnë qytetarët serbë në Kosovë, më 6 maj 2012.

Votuesit e rinj dhe Aleanca Kuqezi

Postuar në 01 Prill, 2012 03:55

Në emisionin “Debat” të Alfred Pezës në Vizion Plus, Kreshnik Spahiu deklaroi se, nga sondazhet e brendshme të Aleancës Kuqezi, rezulton se shumica dërrmuese e njerzve që do të votojne për të janë të rinj në moshën 18-22 vjeç. Pra, votues që do të votojnë për herë të parë në vitin 2013.  Kjo gjë u vërtetua tërthorazi mbrëmë në Kavajë, ku Aleanca Kuqezi zhvilloi një meting masiv (ishte ndoshta metingu më masiv në Kavajë që nga viti 1992). Pjesmarrja në meting dominohej fare dukshëm nga të rinjtë e grupmoshës që përmendi Spahiu në studion e Pezës.

Njerëzit e Merkelit janë në kontakt me kampin e Hollande-it

Postuar në 31 Mars, 2012 14:22

Siç është thënë dhe në një shënim të fundit në respublica, presidenti Sarkozy e ka ngushtuar diferencën me kandidatin socialist François Hollande, por ai, sipas sondazheve, mbetet gjithsesi prapa. Por edhe sikur t’i dilte para ditën e votimeve, diferenca do të ishte po njësoj e vogël, lehtësisht e përmbysshme prej Hollande-it në balotazh. E në këtë kuptim, Hollande ka shanse më shumë për të qenë fituesi i kësaj gare.

The Guardian: Kampioni i lajmeve të rreme në internet është italiani T. Debenedetti

Postuar në 31 Mars, 2012 12:29

Tommaso Debenedetti, profesor i italishtes e i historisë në një shkollë të Romës, i biri i Antonio-s dhe nipi i Gaicomo-s (që të dy kritikë e shkrimtarë), ka fituar vëmendjen e së përditshmes britanike the Guardian. Kjo e fundit i ka dhënë titullin e kampionit të lajmeve të rreme në web. Pse, si është puna? Tommaso Debenedetti ka kohë që, përveç punës së profesorit, bën dhe atë të gazetarit. Të një gazetari allasoj. Bën intervista dhe ua shet gazetave. Por ua shet, pasi i ka trukuar disi për qejf të vet.

Kurti sërish për bashkimin kombëtar: Duhet filluar me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Postuar në 31 Mars, 2012 11:26

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti shprehet se bashkimi në një komb i shqiptarëve është i domosdoshëm. Për realizimin e këtij qëllimi, ai shprehet se hapi i parë duhet të jetë bashkimi i dy shteteve, Shqipërisë me Kosovën.

“Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë dhe më pas, të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913″, është shprehur Kurti, në një intervistë për televizionin “Alsat M”.

Rama ‘rekuperon’ Vangjel Dulen

Postuar në 31 Mars, 2012 08:34

PBDNJ-ja ka festuar sot 20 vjetorin. Pak ditë më parë, Vangjel Dule bëri aluzion për një ndarje të fortë me opozitën e Edi Ramës, e në këtë kuptim, i vetmi që nuk pritej të ish sot në festën e kësaj partie me kauzë universale e me elektorat tepër lokal, ishte Edi Rama. Ky i fundit jo vetëm ishte i pranishëm, por dhe ia doli të rekuperonte – kështu duket – aleatin e humbur për ca javë.

Shqiptarja.com: CEZ-i thotë se pas 2 prillit do kemi black out total

Postuar në 31 Mars, 2012 05:16

E përditshmja shqiptarja.com parathotë sot një skenar katastrofik përsa  i takon situatës energjitike. Pse? Sepse – shqiptarja.com e thotë qysh në titull – “drita do kemi deri më 2 prill; CEZ-i thotë se shteti s’paguan, nuk kemi më lekë”. Dhe në faqet 2 e 3 shpjegohet më mirë. CEZ-i ka dërguar një letër qeverisë (Berishës, Bodes e Naços), ku bën me dije se gjendja financiare e kompanisë është duke u përkeqësuar në mënyrë të shpejtë si pasojë e humbjeve të akumuluara nga vitet e mëparshme dhe e humbjeve të konsiderueshme gjatë muajve janar e shkurt.

Deputetët Thaçit: Mos lejo mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë!

Postuar në 31 Mars, 2012 04:50

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë nga ekzekutivi i vendit që t’i përdorë të gjithë mekanizmat e tij për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Madje, ligjvënësit konstatojnë se nëse Qeveria e Kosovës do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, ajo do të pajtohet që është e paaftë për ta mbrojtur vendin dhe se pajtohet me nëpërkëmbjen dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme