Arkiv-Lajme
Tentojnë të grabisin një bankë, dhe shkaktojnë viktima; gjithçka ndodh në mes të Tiranës
Ministri i Rendit, Bujar Nishani, ish thirrur në Komisionin parlamentar të Sigurisë për të raportuar, e për t’iu përgjigjur pyetjeve, lidhur me situatën e rendit publik. Dhe në thelb aty tha, se “kemi kontroll të plotë mbi territorin, policia është rezultative, statistikat flasin për një sukses në luftën kundër krimit, etj, etj”. Dy orë më pas, fiks më 14.50, si për t’i bërë një përgënjeshtrim fatal e tragjik pohimeve të ministrit të brendshëm, dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë bujshëm e dhunshëm në një filial të bankës NBG, tek Xhamlliku.
Kriza, emigrantët nuk duan të kthehen: Greqia dhe Shqipëria, njëlloj
Thellimi i krizës greke krijoi përshtypjen se emigrantët shqiptarë do të ktheheshin në vendin e tyre për të investuar më pas edhe kursimet. Në fakt një fenomen i tillë vijoi vetëm për pak muaj, ku u vërejt rritje e depozitave në banka por pati prej atyre që u treguan të guximshëm dhe investuan. Por vetëm kaq! Fluksi ra, kurse ata që vazhduan të qëndrojnë në Greqi dhe Itali nuk kanë ndërmend të kthehen. Fundja pse ta bëjnë? Situata në Shqipëri është e njëjtë me vendet ku punojnë sipas tyre.
Legalistët i turren Berishës: Ti je i fundit që mund t'na mësosh se si duhet të flasim!
U duk se reagimi i kryeministrit Berisha lidhur me deklaratën e Ekrem Spahiut (“do t’iu futemi në hu gay-ve gjatë paradës së tyre në Tiranë”, tha ai në thelb) do t’i vinte kapak këtij diskutimi. “Aleatët kanë bërë deklarata të papranueshme; [deklarata e Spahisë] nuk ish aspak mbretërore”, tha pak a shumë Berisha nga pozitat e kryeministrit. Për befasinë e të gjithëve, vjen një reagim tjetër i Ekrem Spahisë, por këtë herë ‘me gojën’ e partisë së vet, PLL-së.
Pamje filmike të plojës së Tuluzës bien në dorë të Al Jazeera-s, por kjo refuzon t’i transmetojë
Autori i vrasjeve në Tuluzë të Francës, Mohamed Merah, i ka filmuar krimet e veta, dhe USB-në e regjistrimit ia ka dërguar gazetarëve të televizionit Al Jazeera. Duhet të ketë qenë i sigurtë, për shkak të ngarkesës ‘ideologjike’ të vrasjeve, që filmi do t’i transmetohej, por Al Jazeera ka vendosur t’mos e bëjë këtë transmetim. Me të dalë lajmi se materiali filmik kish rënë në dorë të Al Jazeera-s, presidenti francez Sarkozy i bëri një apel këtij televizioni, por dhe televizioneve të tjerë, të mos i transmetonin pamjet makabre.
Një ish-i përndjekur i shkruan Ramës; dhe Rama e bën publike ‘korrespondencën’
Edi Rama ka bërë publike një nga sms-të e shkëmbyera me një ish-të përndjekur nga regjimi komunist. Quhet Dod Miri. Është nga fshati Gurëz i Laçit. Ka bërë 22 vjet burg dhe ka 11 të pushkatuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Këto të dhëna dalin nga sms-ja e publikuar, në të cilën ai e falenderon Ramën për “kontributin që po jep për ish-të burgosurit politikë e për ish-pronarët, ngaqë me insistimin e tij është ulur deri në 75 vjeç mosha e atyre që do të dëmshpërblehen të parët”.
Telenovela ALUIZNI, lobingu për katapultuar Kollozin
Telenovela me shumë seri e ALUIZNI-t mori fund dje me shkarkimin e Shaban Memisë . Pasi e kishte bërë “baltë” me procesin e legalizimeve (me më pak se 5 për qind të dosjeve të përfunduara), fillimisht ndaj tij u nis me një audit të dërguar nga qeveria për të kontrolluar këtë institucion, pas të cilit erdhi edhe dorëheqja (apo kërkimi i dorëheqjes nga Berisha) e Memisë.
Obama i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve; ia thotë ‘privatisht’ dhe Medvedevit
Në një takim me presidentin rus, Medvedev, Barack Obama i ka kërkuar këtij të fundit që, lidhur me mbrojtjen e Europës prej sulmeve me raketa, të presin dhe pak, deri në nëntor, kur janë zgjedhjet presidenciale amerikane. Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta, por kjo pjesë e fundit e bisedës, e zhvilluar me ton shumë konfidencial, është zhvilluar në prani të mediave dhe me mikrofonin e hapur. Dhe kamerat e televizionit Fox News kanë mundur ta vjedhin këtë moment ‘intim’ mes të dyve.
Policia i vë prangat kreut të Ujësjellësit të Kavajës; ish i emëruar nga bashkia
Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat drejtorin aktual të Ujësellësit, Gentian Daja, i PS-së. Ka qenë ora 08:30 minuta kur forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e godinës së ujësjellësit për t’i vënë prangat drejtorit të ri.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe nënkryetarja e kësaj bashkie Fatbardha Biturku deklarojnë se Gentian Dajës i kanë vënë prangat në zyrë dhe e kanë marrë me dhunë për ta shoqëruar drejt komisariatit të Kavajës.
Ali Ahmeti: Nano e dinte që do humbte zgjedhjet e « më ka përcjellë tek Berisha »
Të gjitha të përditshmet e sotme raportonin mbi një deklaratë të Ali Ahmetit në programin e Aleksandër Furxhiut në televizionin AS, lidhur me një takim që i pari i BDI-së ka pasur me Fatos Nanon në vitin 2005, kur vetë Nano ishte ende kryeministër. « Ishte faza e parë e zgjedhjeve ne Shqiperi », thotë Ali Ahmeti, por nuk e saktëson më shumë se kaq kohën e takimit.
Vunoi, një punishte vip-ash
Fshati Vuno është një fshat i bukur, shumë afër detit, mes Vlorës e Sarandës. Ka qenë i lidhur me Luftën kundër fashizmit e nazizmit (ka mbi dhjetë vunjotë të rënë gjatë kësaj lufte, mes të cilëve shquhet Zaho Koka; fama e këtij të fundit ka ardhur edhe nga flirti tragjik që pati me Ramize Gjebrenë), dhe me komunistët pas Luftës. Ky fshat mund të veçohet edhe për plot gjëra të tjera, por mund të veçohet sidomos për faktin që “ka nxjerrë vip-a njëri pas tjetrit”.