Arkiv-Lajme

Presidencialet në Francë: Edhe tri javë deri në ditën e votimit

Postuar në 29 Mars, 2012 14:12

Kandidatët presidencialë në Francë kanë dhe tri javë në dispozicion për të kandisur zgjedhësit që ta hedhin votën në favor të tyre. Përqindjet e Sarkozy-së e Hollande-it në raundin e parë parashikohet të jenë të afërta, por sondazhet i japin socialistit fitoren në raundin e dytë (në fakt, në të gjitha vendet e Eurozonës që kanë patur zgjedhje pas fillimit të krizës, fitorja ka shkuar për opozitën).

Bernd Fischer: Berisha e Nano, si Enver Hoxha

Postuar në 29 Mars, 2012 11:10

Historiani amerikan Bernd Fischer ka lëshuar akuza te ashpra ndaj një lidershipi shqiptar, si politikane qe nuk janë shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha. Gjate një konference shkencore, ndersa ka analizuar 100 vitet e shtetit shqiptar, historiani Fischer ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha ka trashëguar një pjese te politikes se Enver Hoxhës veçanërisht ne lidhje me drejtimin autoritar dhe presionin mbi institucionet e pavarura. “Ne disa fusha te rëndësishme ndikimi i Enver Hoxhës mbeti i forte tek njerëzit qe e pasuan ne krye te shtetit.

Pastrimi, Berisha “vjedh” Shoqërinë Civile

Postuar në 29 Mars, 2012 08:36

Kaloi si pa u ndjerë deklarata e djeshme e Kryeministrit Berisha mbi aksionin e 20 prillit për të pastruar vendin nga plehrat. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ndërsa mediet janë marrë më shumë me vendimin për shtyrjen rivlerësimit të pasurisë. Berisha shpalli dje datën 20 prill, si ditën kur; “duhet të dalim të gjithë nga çdo skaj dhe në çdo skaj të këtij vendi të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët, të prekim me dorë mjedisin”.

Kur shteti s’paguan shtetin

Postuar në 29 Mars, 2012 05:58

Problemi me shlyerjen e faturave nga institucionet shtetërore ndaj ujësjellësit të Tiranës për shërbimin e ofruar shënoi sot pikë kulmore kur kjo e fundit kërcënon me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Akos Kertesz denoncon hungarezët e djeshëm e të sotëm; dhe kërkon azil në Kanada

Postuar në 29 Mars, 2012 04:37

“... Janë gjenetikisht të nënshtruar; të lumtur ata shgërryhen në baltën e diktaturës, hungërojnë, gëlltitin ushqimin dhe nuk do të pranojnë se do t’i therin; ata nuk do të mësojnë që të punojnë, ata janë në gjendje të kenë vetëm zili, ata e mbytin njërin prej tyre, që arrin diçka me punë, studim dhe risi.” Kush i ka shkruar këto fjalë për shqiptarët? Jo, jo, nuk janë për shqiptarët. Janë për hungarezët. Dhe i ka shkruar një hungarez, shkrimtari Akos Kertesz, me origjinë çifute, 80 vjeç, i cili në fillim të marsit e ka lënë Hungarinë dhe ka kërkuar azil në Kanada.

Koncesioni për DARFO-n: Shekulli thotë se “nën hetim është Genc Ruli”

Postuar në 29 Mars, 2012 04:01

Të përditshmet Shqip e Shekulli raportojnë se prokuroria ka filluar një hetim lidhur me koncesionin e kromit. Dyshohet se zyrtarët e ministrisë sw ekonomisw në vitin 2009, teksa kanë rinegocjuar kushtet e koncesionit me kompaninë DARFO (atë mot me emër të ndryshuar: nga DARFO në ACR), kanë shkelur ligjin.

Të përndjekurit letër Berishës për dëmshpërblimet; Gjergj Ndreca: Ma kanë përfshirë emrin pa lejen time

Postuar në 29 Mars, 2012 03:37

Një grup ish të përndjekurish kanë nënshkruar një letër për kryeministrin, në të cilën i kërkojnë që të bjerë dakord me sugjerimin e Partisë Socialiste lidhur me dëmshpërblimet për ta. “Zgjerojeni bazën e përfituesve, dhe kjo bëhet duke ulur moshën e atyre që dëmshpërblehen në 70 vjeç për gratë e në 75 vjeç për burrat”, thonë ata në letrën e tyre, dhe këtë kërkesë e motivojnë me faktin që jeta mesatare në Shqipëri, sipas tyre, është 72 vjeç, rrjedhimisht numri i atyre që janë mbi 85 vjeç (vetëm këta do të marrin shpërblim në variantin kryeministror) është tepër i vogël.

Për çfarë po bujtin politikanët shqiptarë në Washington? Flasin Çili e Minxhozi

Postuar në 28 Mars, 2012 14:48

Në Washington po i presin me radhë ‘këta tanët’. Pritën në fillim Lulzim Bashën, pastaj Edi Ramën e Kreshnik Spahiun, tash Ilir Metën e në prill Sali Berishën. Ç’është kjo paradë e eksponentëve të politikës shqiptare në zyrën e Philip Reeker-it (fotoja që shoqëron lajmin është e tij)? Henri Çili përpiqet t’i japë një përgjigje kësaj pyetjeje në shkrimin e vet të publikuar në Mapon e sotme, dhe aty thotë se gjithçka lidhet me momentin presidencial.

Kokëdhima tërhiqet: Kallzimi penal ndaj gazetares Lindita Çela është sulm i pushtetit ndaj Shekullit

Postuar në 28 Mars, 2012 12:48

E përditshmja Shekulli bën prapakthehu lidhur me qëndrimin ndaj gazetares së vet Lindita Çela, në adresë të së cilës është bërë një kallzim penal nga Gjovalin Prenga, një këshilltar i Berishës. Dje dhe pardje gazeta e Kokëdhimës nuk pati asnjë lajm mbi këtë ngjarje, ndonëse Lindita Çela ka tetë vjet që punon aty (do gazeta të tjera kanë folur). Ndërsa në orët e pasdites së sotme, në versionin online të sajin, ka një shënim, ku merret në mbrojtje gazetarja. Madje, kallzimi penal në adresë të Lindita Çelës interpretohet si sulm ndaj Shekullit.

Shtrenjtimi i karburanteve, ulet konsumi

Postuar në 28 Mars, 2012 11:59

Shtrenjtimi i karburanteve gjatë muajve të fundit ka detyruar qytetarët që t’i përdorin më pak makinat duke zgjedhur forma alternative transporti apo duke u kufizuar në lëvizjes. Një tregues i tillë del nga fakti se gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar, pikat e karburantit kanë shitur më pak naftë dhe benzinë krahasuar me tre mujorin paraardhës. INSTAT raporton se gjatë tre mujorit të fundit të 2011-ës, shitja me pakicë e karburanteve ka renë me 13 për qind.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme