Shtrenjtimi i karburanteve, ulet konsumi

Shtrenjtimi i karburanteve gjatë muajve të fundit ka detyruar qytetarët që t’i përdorin më pak makinat duke zgjedhur forma alternative transporti apo duke u kufizuar në lëvizjes. Një tregues i tillë del nga fakti se gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar, pikat e karburantit kanë shitur më pak naftë dhe benzinë krahasuar me tre mujorin paraardhës. INSTAT raporton se gjatë tre mujorit të fundit të 2011-ës, shitja me pakicë e karburanteve ka renë me 13 për qind. Periudha në fjalë (tetor-dhjetor 2011) përkon pikërisht me muajt kur nafta dhe benzina pësuan rritje të ndjeshme me 5 deri në 10 lekë për litër përgjatë gjithë tre mujorit.
Pas taksës së re mbi karburantet (6 lekë/litri me TVSH) që filloi të vilej në shtator, nafta dhe benzina pësuan një rritje tjetër të menjëhershme me 5 lekë për litër në nëntor. Rritja ndodhi në të gjitha kompanitë njëherësh duke nxitur dyshimet për marrëveshje. Më pas, pika të caktuara kanë aplikuar rritje të tjera me 1, 2 apo tre lekë për litër duke e mbyllur vitin me një çmim prej 187 lekë litri për benzinën dhe 185 lekë/litri për naftën. Rritja e çmimit vazhdoi edhe gjatë fillimit të këtij viti ku aktualisht një litër benzinë shitet me 193 lekë/litri kurse një litër naftë, 191 lekë/litri.
S.E.
Comments
Nuk e ke mire cmimin. Sot te

Nuk e ke mire cmimin. Sot te Alpeti benzina normale eshte 199 leke dhe nafta 198 leke.

Duke llogaritur se te pakten 10% karburantit hidhet me pak, si rezultat i mashtrimit me litrat (spo flasim me cilesine, se ne Shqiperi ska aspak cilesi karburanti), cmimi eshte 220 leke.

Llampa "Check" e makines sime rri gjithmone ndezur... si rezultat i karburantit te dobet...

Bujar pershendetje, flm per

Bujar pershendetje, flm per komentin. Cmimi i dhene eshte ai mesatar . Cmimet e naftes dhe benzines ne Tirane jane disi me te larta krahasuar me rrethet apo ne zona ne periferi te saj. Plus kesaj, Alpet te cilit i referoheni ju, njihet si kompania me e shtrenjte ne raport me te tjeret. Kete cmim ata e perligjin me mallin cilesor qe deklarojne se fusin ne vend.

Add new comment