Fluska e ndërtimit, kryeministri shpreson tek infuzioni i parave të emigrantëve

Në Athinë po zhvillohet një panair ku marrin pjesë kompani ng Shqipëria. Në aktivitet ka qenë edhe kryeministri në detyrë me disa ministre. Zoti Rama ka bërë thirrje që emigrantët të kthehen, pasi në Shqipëri pagat janë më të larta se në Greqi por edhe taksat më të ulëta.
Motoja e aktivitetit ilustron sesa të vështirë e ka subjekti i z. Rama të shkëputet nga mashtrimi: Puno dhe jeto aty ku ke zemrën!
Kjo moto demagogjike të kujton atë tjetrën, të Fatos Nano: Kush ka zemrën majtas voton për PS-në!
Vitet ikën dhe Shqipëria bëri poshtë. Zemra i thotë një pjese shqiptarësh që ka bërë gabim që nuk iku më herët nga ky vend që nuk ishts asnjëherë atdhe, shtëpi, strehë, çati apo edhe varr. Vetëm një burg: fizik, mendor, shpirtëror. Një burg ankthi për të ardhmen e fëmijëve, një burg ku vdekja të vjen paradhënie në spitale.
Por z. Rama është në fushatë. Basti tani është vota e diasporës dhe ai do gënjejë tej Shqipërisë. Duke ftuar njerëzinë të shohë mëmëdhenë që ka lulëzuar. Mundet, vetëm se z. Rama e ka të vështirë të bindë njerëzit se këtu nuk qeverisin banditët dhe se ata nuk kanë edhe ekonominë. Në një prag krize të ndërtimit z. Rama po miklon emigrantët që nëse vijnë do të jenë një kontribut për të lëvizur sektorin e ndërtimit ku varet stabiliteti i parave të krimit dhe vendit.
Kjo ngjan të jetë arsyeja kryesore e ftesës për emigrantët të cilëve sot u shtrohet e njëjta formë publiciteti si për turizmin. Legjitime ështē edhe kjo, madje edhe gënjeshtra. Çfarë të habit është se ka përherë një shumicê shqiptarësh që duartrokasin, brohorasin, lëpihen e sajdisin. Edhe pse suksesin apo ekonominë e tyre ia dedikojnë vetëm vetes. Të thonë se "kjo është zgjuarësi". Ndoshta ështē edhe kështu. Vetëm se njeriu pyet natyrshëm: kur do jetë njëherë me veten kjo kategori? Kur do qëndrojë me kokën mbi supe si kushdo tjetër, duke lënë mënjanë hipokrizinë?!
Nuk është as herezi, as njëanshmëri ta kuptosh Edi Ramën dhe pocaqinë që ka për ministra për atë që janë. Është detyrim minimal ndaj vetes dhe punës. Nuk jemi të pushtuar, kemi lënë të na pushtojë ligësia, ndaj edhe jemi viktima të kësaj ligësie ku harliset politika e këtij lloji. E megjithatë jemi të lirë, të lirë natyrshëm duke mos ja pjerdhur shumë këtij dhe atij plakut të Penxheres. Sepse i njohim kush janë.
s.zaimi
Comments
te lire jemi zoteri po jemi
te lire jemi zoteri po jemi injorante ne maximum.e deri sa te vashdojm te jetojm ne terr injorance do vashdojn te na genjejn e te na mashtrojn..nuk kemi mendje per ta vene ne pune..e me keq do behet
Add new comment