Koncesioni për DARFO-n: Shekulli thotë se “nën hetim është Genc Ruli”

Postuar në 29 Mars, 2012 04:01

Të përditshmet Shqip e Shekulli raportojnë se prokuroria ka filluar një hetim lidhur me koncesionin e kromit. Dyshohet se zyrtarët e ministrisë sw ekonomisw në vitin 2009, teksa kanë rinegocjuar kushtet e koncesionit me kompaninë DARFO (atë mot me emër të ndryshuar: nga DARFO në ACR), kanë shkelur ligjin. Ligji shqiptar përcakton qartë se koncesionet kalojnë për miratim në parlament, ndërsa në rastin konkret vendimi është marrë nga ministria e ekonomisë, edhe pse kjo kompani, sipas Shqipit, “ka pasur probleme e nuk ka përmbushur detyrimin për të hapur vende pune, për të investuar apo për të rritur rrethanat e sigurisë gjatë punës në galeri”.

Shqipi raporton për fillimin e hetimeve, por nuk flet për kallzim penal në ngarkim të ndonjë zyrtari, ndërsa për Shekullin i akuzuari e ka emrin Genc Ruli. “Genc Ruli nën hetim, pritet firma e Ina Ramës”, është titulli i lajmit qysh në faqe të parë. Madje, është titulli kryesor i numrit të sotëm të Shekullit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.