Arkiv-Lajme
Ku shkoi premtimi i Bashës për uljen e taksave?
Sikur cilitdo qytetar të Tiranës t’i bëhej pyetja se ç’i ka mbetur në mendje nga fushata elektorale e Bashës, ka shumë gjasa që përgjigjja të ish: premtimi i tij për të ulur taksat që qytetarët i paguajnë bashkisë. Ky fakt mund të jetë gdhendur në kujtesën tonë edhe nga buja e madhe mediatike e orkestruar nga Basha vetëm një a dy muaj pasi ai u ul në ndenjësen e kryebashkiakut mbi “shfuqizimin e 60 taksave që i kish vënë administrata e mëparshme e Ramës”.
Bilal Kola versus Fatbardh Kadilli
Para tri ditësh, deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, kish një shkrim të vetin në Panorama me titull ‘Borxhi ndaj të përndjekurve dhe e majta’. Në këtë shkrim, Kadilli shfaqej i shqetësuar nga një përpjekjte e PS-së për t’u afruar me ish të përndjekurit, ndërkohë që socialistët janë, sipas Kadillit të asistuar nga muzat, “dhunues që, në emër të një ideali mashtrues, ende duan të mashtrojnë ata që dikur i dhunuan, persekutorë që, nga etja për sundim, ende duan të sundojnë ata që dikur i persekutuan”. Por Kadilli nuk e ka vetëm me PS-në.
“Të martën dhe të mërkurën i kisha ditë tersi”
Shtypi vijoi sot publikimet për arrestimin e Viktor Gushit, pas tentativës për grabitjen e NGB-së tek Xhamlliku me pasojë vdekjen e arkëtares se plagosjen e rojes. Panorama ndërkohë ka zbardhur dëshminë zyrtare të tij në polici në të cilën vërehet një kujtesë e pagabueshme, por edhe shenja të forta supersticioni.
Një detaj nga biografia komuniste e “legjendës antikomuniste” Fahri Balliu
Një intervistë e gjatë që Gazeta Shqiptare ka bërë në disa numra me Guro Zenelin (sekretar personal i Ramis Alisë në kohën, kur ky i fundit kish gjërat nën komandë) është e mbushur me dëshmira të lehta e kureshtare, që nuk e justifikojnë intervistën. Por aty ka një detaj (kureshtar dhe ky), që ka të bëjë me një ‘legjendë antikomuniste të këtyre kohëve”, Fahri Balliun, atëmot gazetar i Zërit të Popullit, më saktë korrespondent i kësaj gazete për Elbasanin e Pogradecin.
S’ka lekë për të përndjekurit? Ka për militantët “me tituj akademikë”
Qeveria nuk pranon të ulë moshën e kompensimit për të përndjekurit politikë (nga 85 në 75 vjeç), me justifikimin se nuk ka pará. Por në anën tjetër, pikërisht në rrethanat e mungesës së parave, qeveria ka nxjerrë një VKM me nr. 52, dt.
Pandi Majko bën bujë me një artikull në shtypin grek
Dhjetëra faqe interneti dhe blogje të ndryshme greke kanë ripublikuar artikullin e ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko që përbënte editorialin e faqes së parë të gazetës elektronike politike “Metarithmisi” në numrin e saj të djeshëm.
Lajmet e çuditshme me anëtarësime të reja partie
Të përditshmet shqiptare shndërrohen shpesh në mjete të propagandës së partive, dhe një ilustrim i freskët i kësaj dukurie janë lajmet për anëtarësime të reja në PS. Që PS-ja të hapë e zhvillojë fushata anëtarësimi, kjo është logjike dhe legjitime, por është jo fort normale që kjo fushatë të fitojë interes e vëmendje të ditëpërditshme mediatike. Një zhvillim i tillë është lajm për mjedisin e opinionin partiak, por jo për opinionin publik. Në asnjë vend serioz të botës demokratike nuk jepen lajme të tilla. Ndërsa në Shqipëri jepen ditë për ditë, nga të gjitha gazetat.
Kush janë biznesmenët e PS-së e të PD-së?
Në tryezat e thirrura praktikisht nga partitë kryesore politike gjatë javës së kaluar është vënë re se përbërja e përfaqësuesve të biznesit nuk ka qenë e njëllojtë, siç mund të mendohej. Në fakt, tema e të dyja tryezave ishte e njëjtë: marrëdhëniet e shtetit me sektorin privat, çfarë pret biznesi nga qeveria aktuale apo ajo e ardhshme, cilat janë shqetësimet e biznesmenëve lidhur me ligjet, aktet nënligjore dhe veprimtarinë e administratës në marrëdhëniet me ta.
Të poshtëruar!
Më shumë se me zbatimin e ligjeve apo ruajtjes së sovranitetit territorial, arrestimi i dy anëtarëve të Policisë së Kosovës është një mesazh i fortë që qeveria serbe jep ndaj asaj kosovare por edhe faktorit ndërkombëtar, se në çdo rast, është ajo që hedh hapin e para.
Gazeta “Zëri” njofton (lajm i konfirmuar edhe nga shtetarët e Kosovës) se policët kosovarë nuk janë arrestuar brenda territorit serb, por në atë kosovar. Në këto kushte, një veprim tillë quhet “pengmarrje”.
Kur përfundoi Lufta II Botërore në Shqipëri? Fischer thotë: As më 28 e as më 29 nëntor
Më 28 nëntor kanë ikur gjermanët nga Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore? Apo më 29? Ne kemi ngecur prej 20 vjetësh në llucën e këtyre datave, ndërkohë që historiani Bernd Fischer e nxjerr këtë debat të natyrës historike edhe të tepërt, edhe të kotë. Për dy arsye, sipas tij.