Të poshtëruar!

Më shumë se me zbatimin e ligjeve apo ruajtjes së sovranitetit territorial, arrestimi i dy anëtarëve të Policisë së Kosovës është një mesazh i fortë që qeveria serbe jep ndaj asaj kosovare por edhe faktorit ndërkombëtar, se në çdo rast, është ajo që hedh hapin e para.
Gazeta “Zëri” njofton (lajm i konfirmuar edhe nga shtetarët e Kosovës) se policët kosovarë nuk janë arrestuar brenda territorit serb, por në atë kosovar. Në këto kushte, një veprim tillë quhet “pengmarrje”.
Faktin se arrestimi apo pengmarrja e policëve është bërë thjeshtë për të poshtëruar Kosovën e konfirmon edhe një konferencë e posaçme për shtyp e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili publikoi edhe fotot e “aksionit”.
Për ironi të fatit, një veprim tillë vjen pikërisht në kohën kur qeveria e Kosovës kishte marrë përsipër që të ishte ajo organizatorja e zgjedhjeve serbe në territorin e saj!!!
Tirana zyrtare ndërkohë është mjaftuar me dënimin e aktit dhe një kërkesë formale ndaj qeverisë serbe për lirimin e policëve. Edhe një herë, një guxim i tillë i Serbisë tregon se me apo pa përkrahjen e ndërkombëtarëve, është Serbia ajo që lëviz gurët e para duke luajtur me faktin e kryer, ndërsa qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të marrin “miratimin” para se të shprehen, pasi kanë frikë se u hiqet cilësimi “faktor stabiliteti në rajon”.
S.E.
Comments
E kam dashur dhe perkrahur

E kam dashur dhe perkrahur Thaçin ne fillimet e tij, sidomos kunder politikes kapitulluese e kolaboracioniste te Ibrahim Rugoves. Sot po me duket se eshte "out" fare. Nuk e meriton postin qe ka. Shpresa per mua ne Kosove mbeten Albin Kurti, Rexhep Qosja, Krasniqi dhe ndonje tjeter.

Ky eshte nje rast shume i

Ky eshte nje rast shume i mire qe qeveria kosovare te kerkoje armatosjen nga amerikanet dhe krijimin e ushtrise kosovare

Aty ne kufi me Serbine , kosvaret te hapin llogore dhe te bejne roje me gishtin ne kembez te automatikut , se aty je eprballe nje shteti armik --Ndaj me ta nuk ka kuptim te besh negociata

Me serbet duhen nderprere te gjitha negociatat --

Fillimisht i hoqen emrin

Fillimisht i hoqen emrin REPUBLIKE. Tashti i zane rob dy polic. Mendej bajne zgjedhjet serbet. Le te vazhdojne kosovaret te vrasin pilota amerikan dhe te bajne atentate islamike ne repartet ushtarake ne USA dhe te ua hapin rrugen wehabistve !!!!!! Ma vone do te shohim edhe te tjera. Bravo kosovaret se mire po e gjestisin LIRINE dhe PAMVARSINE e fitueme prej amerikanve dhe europianve. Jan tue ia ba hysmetin shejtanit.

Kosova te kerkoje formimin e
Kosova te kerkoje formimin e ushtrise. Te nderpriten menjehere negociatat, dhe mos lejohen absolutisht zgjedhjet serbe (pse s'behen ne Serbi zgjedhjet e shqiptareve te Kosoves)?
Add new comment