S’ka lekë për të përndjekurit? Ka për militantët “me tituj akademikë”

Postuar në 02 Prill, 2012 02:19

Qeveria nuk pranon të ulë moshën e kompensimit për të përndjekurit politikë (nga 85 në 75 vjeç), me justifikimin se nuk ka pará. Por në anën tjetër, pikërisht në rrethanat e mungesës së parave, qeveria ka nxjerrë një VKM me nr. 52, dt. 1 shkurt 2012 (fiks dy muaj më parë pra), me anë të të cilit u rrit rrogat me 200-300 mijë lekë zëvendesministrave, drejtorëve, prefektëve, nënprefektëve, anëtarëve të kabineteve, sekretarëve të Këshillit të Ministrave e të ministrive, anëtarëve të organeve kolegjiale, etj, të cilët kanë një profil medemek të arrirë akademik, dmth kanë mbrojtur mastera apo kanë marrë tituj në universitetet shqiptare.

Nëntë muaj më parë, ish kjo qeveri që e hoqi masën e shpërblimit të punonjësve të administratës mbi bazën e kritereve akademike (dhe si arsye u nxorr, përveç financave të dobëta, edhe fakti që gradat akademike jepeshin me pará nën dorë). Mirëpo, duket që janë penduar. Shërbëtorët e militantët me diploma e tituj në administratë duhet të kenë mbetur me kryet mënajnë e duhet të kenë ushtruar presion, dhe pikërisht me këtë shpjegohet që disa muaj pas këtij vendimi të arsyeshëm, në pikun e betejës së ish të përndjekurve për të marrë kompensime për vuajtjet, qeveria nxjerr këtë vendim që njeh kompensime për meritat e militantëve të vet. Për t’u njohur në detaje për VKM-në, shkoni në linkun: http://www.qpz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/3-2012.pdf

E.G.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

Ah mos ardhte koha e plleniumit

Submitted by Anonim (not verified) on

Prisni edhe te tjera çudira militantizmi nga kjo qeveri. Ka edhe me keq: ka edhe '97, pasi si po shkon puna ......................... Militantet do te marrin medoemos ate qe "ju takon", perndryshe behet njera. vetem keshtu mund te mbahet ky lloj pusht'eti. Populli ende nuk e ka kuptuar. Shkoni vetem nje dite ne CEZ, Bashki, gjykata, etj, etj, dhe do ta shihni si eshte katandisur administrata militante k....ale.

Submitted by andrea (not verified) on

E keqja e ketij vendimi eshte se eshte bere vetem per interesa te disave.. gjenden leket vetem per drejtore e funksionare plolitik jo per te gjithe qe kane tituj akademike...A nuk eshte e turpshme qe te marrin shperblime zevendesministra prefekt nenprefekt anetare te organeve kolegjiale( hajde merre vesh se cilet jane keta ) sekretare te ministrave dhe titullare e zevendestitullare te Institucioneve qe e kane rrogen 1 milion e siper duke perjashtuar pa asnje baze te tjeret qe se kane luksin te jene ne pozicione drejtuese..dhe shiko sa bukur e thote kjo VKM shtesa per keta mjerane (qe ne gjuhen e VKM futen tek kategoria "te tjeret") eshte  zero (nuk tallem thote realisht keshtu) Hajde degjo pastaj Kryemisitrin kur flet per brain gain et e tij. Ky perfundimisht eshte kthyer ne shtet privat....thuhet qe dikur ekzistonte dhe nje Departament i Administrates Publike qe duhet te mbonte interesat legitime te nepunesve civil..rahmet paste

Submitted by Ylljet (not verified) on

shteti militanteve eshte tani dhe e shkruar e zeza mbi te bardhe. Ligji per arsimin e larte eshte bere te marre xhozi imami nishani doktoraturen per nje vit.dhe papritur ndryshoi duke sjelle nje mish mash te papare. Tani qe industria e masterizimit eshte outdated ka filluar Doktoraturo- Cili UET Mania. Gjynah te marre dhe ca leke se nuk u ngop. Tja nxjerrim bojen dhe doktoratures se me master na vjen turp te themi qe e kemi

Submitted by rezi rezart (not verified) on

Mendoj se opozita dhe shoqeria civile duhet te "germoje" me shume ne lajme te tilla skandaloze dhe te behet presion per shfuqizimin e kesaj VKM skandaloze! Eshte e turpshme qe ne nje vendim qeverie vetem sa s'thuhen me emer dhe mbiemer perfituesit politike "shkencetare". Per as te 100 e nje skandali si ky cdo qeveri dhe Kryeminister ne ate pjese te botes ku duam te shkojme do ishte dorehequr. Keta maskarenj qe na "qeverisin" jane bere si derra te kenaqur, s'kane me as turp as cipe, po i jane sulur parave tona dhe po zhvasin si te pangopur. Keshtu eshte kur vihen te paparet e te pangrenet ne krye te puneve!

Submitted by Anonim (not verified) on

Perseri mbi kete problem

Me respekt per lexuesit e ketij shkrimi dhe te gazetes ne teresi:

Po vihet re se, me gjithe shkeljet skandaloze, privatizimin e shtetit, perkrahjen e militantizmit edhe kriminal, berjen e administrates çorap, duke e kthyer ate deri ne nje sipermarrje me teper se te korruptuar, opozita nuk thote nje fjale dhe nuk merr asnje nisme. Siç duket pergatitet qe te vijoje te njejten linje pas ardhjes ne pushtet. Ketu duhet te perqendrohet vemendja jone dhe jo te perkrahim pa ditur se pse njerin apo tjetrin krah te politikes. Aq te trashe tregohemi sa, kur votojme, kujtojme se administrata do te jete 1 milion dhe ne te do te punesohen te gjithe. Jo ore njerez, jo. Per nje vend pune bertasin ne rruge ndoshta 10000 vete dhe ate do ta zere ai me injoranti/militanti, ai qe e ve ne rrezik koken edhe me arme dhe jo ai qe e meriton. Behuni vigjilente o njerez, kuptojeni thelbin e ketij sistemi qe po ndertojme, kuptojeni kete "demokraci"qe po ndertojme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.