Bilal Kola versus Fatbardh Kadilli

Para tri ditësh, deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, kish një shkrim të vetin në Panorama me titull ‘Borxhi ndaj të përndjekurve dhe e majta’. Në këtë shkrim, Kadilli shfaqej i shqetësuar nga një përpjekjte e PS-së për t’u afruar me ish të përndjekurit, ndërkohë që socialistët janë, sipas Kadillit të asistuar nga muzat, “dhunues që, në emër të një ideali mashtrues, ende duan të mashtrojnë ata që dikur i dhunuan, persekutorë që, nga etja për sundim, ende duan të sundojnë ata që dikur i persekutuan”. Por Kadilli nuk e ka vetëm me PS-në. E ka dhe me “një numër të vogël individësh [të përndjekur] të keqpërdorur apo të keqformuar mes viktimave të dhunës së djeshme, një pjesë e të cilëve njihen botërisht si mbështetës apo aktivistë të PS-së”.
Sot, po në Panorama, është një përgjigje e Bilal Kolës. “Përgjigje një fletrrufeje”, e kish titulluar Kola shkrimin e vet, të cilin e fillonte, për të krijuar kontrastin me Kadillin, duke thënë se kush është ai personalisht: “Jam lindur dhe rritur në internim deri 18 vjeç, im gjysh, vëllezërit e tij dhe xhaxhallarët e mi janë pushkatuar pa gjyq pasi strehonin në shtëpi misionet ushtarake britanike, pjesa tjetër e familjes është internuar nga 1945–1991, im atë është “katapultuar” për herë të dytë në burgun famëkeq të Burrelit kur unë isha vetëm 2 vjeç etj.” Bila Kola është i biri i Kurt Kolës. Duket se është i zemëruar me etiketën “të keqpërdorur apo të keqformuar”, që Kadilli i ka ngjitur, dhe në fund s’e ka për gjë të tregojë se nuk e ka kompleks bashkëpunimin me PS-në. “Sa për insinuatat bajate se lideri i opozitës bën pjesë tek ata që kryen krimet ndaj ish-të përndjekurve dhe ‘kryedemokrati’ është ‘shpëtimtari’ i kësaj shtrese, këtë butaforizëm nuk ka patericë propagandistike ta mbajë në këmbë, por saktësisht të kundërtën po e shohin dhe e prekin tash e 21 vjet të përndjekurit qëkur njëri prej tyre që në ditët e para të pluralizmit, në përputhje me bindjet e tij liberale, kërkonte lirimin e të burgosurve politikë dhe tjetri, po në përputhje me bindjet dhe statusin e tij prej më shumë se dy dekadash si komunist e sekretar partie, atëherë me fjalë dhe sot e gjithë ditën me vepra na etiketon si ‘llumi i shoqërisë’.”, shkruan ai.
E.G.
Comments
O asht nji ky Fatbardhi ay qi
<p>O asht nji ky Fatbardhi ay qi ka qen keshilltar i Socialistave para se me ardh npushtet Sal Berisha ? </p><p>E tash osht ba deputet i PD? Ah ju ju kan marr kryt er !</p>
Eshte e nevojshme qe jo vetem
Eshte e nevojshme qe jo vetem djali i K. Koles te reagoje por te gjithe ne qe jemi deshmitare te asaj pjese te shoqerise qe u persekutua se refuzoi ti sherbente diktatures, ashtu sic beri Berisha dhe kohorta e hipokriteve dhe demagogeve kleptomane.
Kjo klase politike sunduese nuk eshte gje tjeter vetem se mashtruese, e kuqe dhe kleptokratike, e drejtuar nga nje komunist me karriere te shquar politike ne partine e Enverit dhe Ramizit.
Jane kthyer ne nje grup sundues te pamoralshem njelloj si ne kohen e Enverit. Te etiketojne si komuniste, nderkohe qe kane qene te tille vete. Te etiketojne si spiun nderkohe qe kane qene dhe jane te tille vete. Te etiketojne hajdut, nderkohe qe kane vjedhur gjithe vendin. Te etiketojne te pamoralshem, nderkohe qe nuk kane moral vete. Te konsiderojne te paqyteteruar e antidemokrat kur ne cdo gje qe bejne deshmojne te jene antishoqeore e atdhetare, le me pastaj demokratike. Te etiketojne gjithsesi nderkohe qe percajne e fyejne pa nderprerje duke zhvilluar nje lufte klasash kundeer kujtdo qe nuk pajtohet me ata.
Qytetaret duhet te ngrene zerin e te mos pajtohen me keta pasues te partise se Ramizit. Midis dy te keqijave, shqiptaret mund te zgjedhin te treten, cilatdo qe ata mendojne si te drejte.
Te lumte penda Bilal Kola!
Sinqerisht me vjen keq
<p> Sinqerisht me vjen keq per ish te perndjekurit qe vazhdojne te genjehen nga nga llafolloget e demagoget e partise demokratike.Boll me.Ka 22 vjet qe ky brez i te pervuajturve ngopet me luge te zbrazet dhe prej kesaj partie behet sikur kujtohet e kujdeset per ta vetem ne prag apo gjate fushatave elektorale.Edi Rama ishte ai qe kerkoi lirimin e tyre nga burgu e Sali Berisha ju pergjegj qe dashke te na nxjerresh llumin e shoqerise prej burgut...dhe e perjashtoi nga Pd-ja.Mendoj se i duhet dhene nje shans Rames ti provoje premtimet e tij,ne te kunderten te shkoje dhe ai ne g te ses. </p>
Add new comment