Pandi Majko bën bujë me një artikull në shtypin grek

Postuar në 01 Prill, 2012 13:08

Dhjetëra faqe interneti dhe blogje të ndryshme greke kanë ripublikuar artikullin e ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko që përbënte editorialin e faqes së parë të gazetës elektronike politike “Metarithmisi” në numrin e saj të djeshëm. Shkrimi i Majkos, i pari ekskluzivisht për shtypin grek, është një përgjigje dhe një replikë ndaj artikullit të ish-ambasadorit grek në Shqipëri dhe këshilltarit Aleksandros Malias për çështjet ballkanike në 2005 pranë ministres së jashtme Bakojanis, të botuar në të njëjtën gazetë, rreth një muaj më parë me titull “Greqia dhe shqiptarët, fqinjët e saj”.
Majko që titullon analizën e tij me pyetjen retorike latine "Shqipëria dhe Greqia quo vadis?” për të kuptuar tashmë çdokush se çfarë ndodh në realitet mes Greqisë dhe Shqipërisë, bie dakord në faktin që thekson edhe diplomati grek se marrëdhëniet politike midis dy vendeve jane në një gjendje statike dhe amullie, madje i konsideron ato se kanë arritur në një pikë të vdekur.
Gjithashtu ai nuk kundërshton edhe faktin se qëndrimet e politikanëve grekë dhe shqiptarë në marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të karakterizuara në shumicën e rasteve nga dyshimi, pasiguria, kameleonizmi madje dhe arroganca.
Por rrënimi ekonomik i Greqisë, krijimi i shtetit të dytë shqiptar në rajon, Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, çështja pezull e emrit të Maqedonisë, fuqizimi i Kroacisë, roli i Serbisë dhe "zbarkimi" ekonomik i Turqisë krijon sipas Majkos një realitet krejt tjetër gjeopolitik në Ballkan dhe nevojën e një diplomacie konkrete.
Ish-kryeministri i Shqipërisë thekson se faktori shqiptar është tashmë një nga më të rëndësishmit në rajon, kështu që vonesa e njohjes së pavaresisë së Kosovës nga Athina si dhe qëndrimi i ngurtë me Shkupin për emrin duke mënjanuar shqiptarët si aktorë të çështjes, veçohen si gabime politike të Athinës, e cila duhet të modernizojë sa më shpejt politikat e saj të jashtme që janë kaq anakronikë përsa u përket fqinjëve.
Me shqiptarët nuk duhet folur me gjuhën e “sirenave”, shkruan Majko që shprehet se “maqedonizimi” i marrëdhënies së Greqisë me Shqipërinë nuk mund të jetë zgjidhja e së ardhmes së marrëdhënieve dypalëshe mes Athinës dhe Tiranës.
“Ne duam apo nuk duam, i duhemi njëri-tjetrit më shumë se sa e kundërta sepse vërtet grekët janë kombi që lindi “politikën”, por edhe shqiptarët janë fqinjët e tyre më të vjetër”, përfundon Majko.

Marrë nga Top-channel

Comments

Submitted by J. (not verified) on

U thashë ta botonit që pardje. S'ma vutë veshin, Respublica.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko thekson se faktori shqiptar është tashmë një nga më të rëndësishmit në rajon.

Ku e mbeshtet kete pohim Pandeli Majko?! - Tek "sukseset" e qeverive te ketyne 20 viteve ?!

Tamam Megallomani boshe shqiptare.

Submitted by 1444 (not verified) on

o Paul o fyell,te kesh 2 shtete shqiptare,te jesh dhe ne qeverine e maqedonise,te kesh vota dhe ne mal te zi,sipas teje keto nuk jane faktore,eshte Gjeopolitike o gamor,ketu behet e gjithe loja,tek votat !

Submitted by 1444 (not verified) on

o Paul o fyell,te kesh 2 shtete shqiptare,te jesh dhe ne qeverine e maqedonise,te kesh vota dhe ne mal te zi,sipas teje keto nuk jane faktore,eshte Gjeopolitike o gamor,ketu behet e gjithe loja,tek votat !

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

te botoje dhe ate pjesen se si Majkoja ja kishte vene emrin Athina goces, ishte shume prekese. Dhe se si kete trapllek e quante si prove te miqesise mes 2 popujve. Me beri te qaj nga permallimi kur e lexova. Ky psikopat ka qene kur ishte kryeminister, psikopat eshte akoma. Dhe nje dyzim personaliteti ku ne njerin krah e ndjen veten mire kur i ve vajzes emer grek, dhe ne krahun tjeter mburret se ka krushqi ne kosove. IDIOT.

Submitted by Erind (not verified) on

Mesa shof une, Ed Rames po i dilkan goxha probleme, sebashku Ben Blushi dhe Pandi Majko duket qe po rimarrin rrolin kryesor ne te berit opozite.

Ndryshe nga Edi Rama, i cili flet me popullin ose me Salen nepermjet CiuCiut (Twitter) keta te dy po gjejne mundesine dhe hapesirat per tu shprehur hapur neper media. Kjo tregon se brenda PS-se ekzistojne kapacitete te tjera pervec çunave te bllokut qe Edi Rama i ka rreshtuar rreth vetes.

Une mendoj se Ben Isaraj, Ben Blushi, Ben Malaj dhe Pandeli Majko duhet te shpallin hapur platformat e tyre brenda PS-se dhe te nxjerrin PS-ne nga opozita shterpe qe e ka katandisur Edi Rama me Erion Veline dhe Ditmir Bushatin.

Mesa duket shume shpejt, edhe PS-ja do te kete 1/2 apo 3 pjese (ashtu sikurse thote Edi Rama per PD-ne e Saliut).

Submitted by adriatik (not verified) on

Ketij idioti shoferi i vet i shijonte gruan.

Vajza mund te jete edhe e shoferit.

Submitted by hapi (not verified) on

Po ti ke ndonje fakt per kete qe thua apo "Lesho nje tymçe se diçka do te ngelet..."

Kishe gje per te thene per intervisten e Majkos apo deshe vetem te leshoje nje top balte?

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Cfare ke me jetet personale more shkerdhate.  Ke ndonje gje per temen e artikullit.

Ju gojoret e Saliut ato qe i beni vete neper odat tuja kujtoni se i bojne te gjithe. Fare e qelbur.

Submitted by Erind (not verified) on

Hahahaha po ju te PS-se jeni me keq se Sal Berisha. Sa doli Ben Blushi kunder Ed Rames, çfare nuk ju nxori goja per Eva Blushin, bashkeshorten e Benit. E ulet dhe ngrete te shkreten, dhe e nxoret sikur ajo me qene ....me e madhe ne Shqiperi. Po ashtu vollet vreher per te vllane e Ben Isaraj, vetem e vetem pse Ben Isaraj pati kurajon te deli kunder e tja thote gjerat ne sy Edi Rames ne lidhje me qarkun e Vlores. Per te mos vazhduar se cfare ka thene Edi per Islamin, Malajn, etj - sa here keta kane guzuar te thone te verteten. Por duket qe ty Adriatik te paska mesu keq Edi Rama.

Shko thuj Edit - se nuk e ka te gjate ne PS. Akrepat e ores se tij pre humbesi kane treguar qe e ka drejtuar PS-ne vetem drejt humbjeve te njepasnjeshme ne keto 7 vjet. Thuaj Edit te bej gati valixhet dhe te kthehet tek trotuaret e Parisit se atje mund te pikturoj plot kurva dhe kruvare. dhe lete marr me vete Ditmirin, Erjonin, dhe ndonje tjeter.

Submitted by Harilla (not verified) on

Ka moderatorë kjo faqe?

Vetëm kur shan Berisha gratë e botës me libër shtëpie funksionon kritika këtu? Ky vulgu këtu sipër që merret me gruan e Majkos e vulgje të tjerë si Paul Tedechini, i sheh njeri këta?

Do i vini frè këtyre kafshëve apo keni vendosur t'i bashkoheni vulgut?

Submitted by Erind (not verified) on

Erjon Brace dhe Adriatiku jane i njejti person - kane te njejten formim fjalie dhe perdorimi te fjales IDIOT ne kompozimin e tyre.

Fakti qe Muç Nano i lejon, tregon se Edi Rames dhe bastionit te bllokut te Ditmir Sulejman Bushatit, Gramoz Rucit dhe Fatmir Xhafes, ju ka ardhur fundi dhe mesa duket e ndiejne shume mire qe Malaj, Isaraj, Islami, Blushi dhe Majko nuk jane ÇUNAT E BLLOKUT. Dhe jam i bindur qe ata nuk do ta lene PS-ne te merret nga keta plehra te nomenklatures komuniste.

Fakti qe edhe nje othodoks si Majko del kunder Greqise, duke i thone gjonat hapur mbi "respektin" reciprok qe kena per njoni tjetrin si komshinj, tregon se kermat pro-Greke si Gramo Ruci dhe Edi Rama do te jene ndjere vertet shume keq nga ky shkrim.

Por edhe njehere e theksoj se Majko me Malaj, Isaraj dhe Blushin duhet te ngrihen tani dhe ti bien Edi Rames, dhe ne qofte se do te jete e pamundur per te ndertuar nje formule opozitare brenda PS-se atehere ka ardhur koha per Parti te Re jashte PS-se.

Submitted by adriatik (not verified) on

Ore jeni ne vete ju?

E pashe kete shkrimin sot mbas kaq ditesh dhe u hutova fare. Berisha eshte nje monster po edhe keta te PS nje bande jane.

Ca t'ju them un ju tani? Majko ishte aq trap sa pyeste badigardin nqs i rrinte mire kollarja apo jo. Dhe kur ky i thoshte qe s'te rri mire, Majko ikte me vrap ne shtepi dhe e nderronte.

Ca doni ju te sjell gruan e Majkos ketu une qe te bindeni ju. Hajde torrollak hajde.

Ky specialisti tjeter thot jam me Berishen. Nqs Berisha eshte akoma ne pushtet sot shume i detyrohet edhe debilit Majko qe ne 98-99 e ricikloi ne politike. Asnje i huaj se takonte salen...Majko shkoi e u takua gjasme si patriot per luften ne Kosove. Ah se harrova...po kur ben sikur eshte dhe patriot Pandi. Aman u burr se na hapet barkun. Shkoi ne greqi ne 98 i kerkonte falje grekerve per krimet e shqiptareve. Se fajin per ca kriminele te rendomte e kemi ne. Budalla o burr budalla.

Ja dhe nje kuriozitet. Majko po te kishte linder 40 vjet perpara do ishte o kryetar koperative ose anetar i keshillit te lagjes. Ka mentalitet komunisti te thekur. Nuk e njeh konceptin e prones private dhe kete e ka treguar me fakte. Po e le me kaq...

Submitted by Erind (not verified) on

partia komuniste - pjell partine socialiste - por per kete i duheshin disa djem e vajza qe nuk kishin direkt lidhje me komunistet e bllokut per vitet e para, derisa femijet e bllokut te rriteshin dhe te mbaronin shkollat jashte shtetit si dhe me shpresen per popullin te harronin krimet e baballareve - dhe si rrjedhim dalin Fatos Nano, Ilir Meta , Ndre Legisi, Pandi Majko, etj etj. Keta u morren me "deshire" naten kur studentet do te takonin Ramiz Aline dhe u bene pjese e menjehershme e "Procesit Demokratizues" te vendit.

Por problemi eshte se femijet e bllokut u rriten, dhe ne vitin 2005/6 Edi Rama ne krye te bandes se djemve te bllokut, kerkojne me ngulm qe Ilir Meta, Majko dhe Nano t'ju leshojne karriget qe ju ishin dhene nga prinderit e tyre ne 1990. Problemi eshte se karriget nuk leshohen dhe aq kollaj, dhe rikthimi i "Bijve te Bllokut" eshte duke u bere problematik.

Asnje ne kete shkrim nuk arrin ti thote publikut Shqiptar se si arriti Edi Rama ne krye te PS-se, pa patur asnje dite ne formacionin politik. Si arriten Ilir Gjoni, Ditmir Bushati, Valenina Leskaj, Fatmir Xhafa, etj etj te vijne ne kupolen e PS-se pas 2005 ? Pra dy djemte e kopsaxhijve (Ilir Meta dhe Pandeli Majko), sepse te dy baballaret e liderve shisnin me pakice me nje tezge, nuk u heshin me lidershipit ne hije te Partise se Punes se Shqiperise.

Por Ilir Meta e kish kuptuar kete me kohe dhe ngre LSI-ne, del nga statuskuoja dhe arrin te krijoje nje identitet te vetin politik, duke arritur te behet nje lojtar i fuqishem ne Shqiperi. Kurse Majko rrin pas ne PS. Por brenda PS-se ka dhe djem te tjere si Majko qe nuk i perkasin hierarkise Komuniste - Islami, Blushi, Isaraj, Brace, dhe Malaj - te cilet kane krijuar gjitheshtu nje reputacion politik te tyre - por qe po shohin se si te bijte e bllokut, te ardhu nga "hiçi", po ju marrin terren dhe po i lene ne hije, duke i kushtuar ketyre karrieren politike qe kane ndertuar me aq ngulm.

Pra une mendoj se shume shpejte, PS-ja do te shnderrohet ne:

1. Dy parti te ndryshme - ku Bijte me Edi Ramen do drejtojne PS-ne e vjeter ;

2. dhe - te tjeret qe skane lidhje me Bllokun Komunist do te ndahen me vete per te mbrojtur karrierat e tyre politike.

Pra shume shpejt ju do te shihni se si "te tjere" te panjohur (ish bij te komunizmit) shum shpejt do te ngjisin nga hiçi karrieren brenda PS-se dhe se si Edi Rama do te menjanoje krejtesisht te gjithe te tjeret.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.