Një detaj nga biografia komuniste e “legjendës antikomuniste” Fahri Balliu

Një intervistë e gjatë që Gazeta Shqiptare ka bërë në disa numra me Guro Zenelin (sekretar personal i Ramis Alisë në kohën, kur ky i fundit kish gjërat nën komandë) është e mbushur me dëshmira të lehta e kureshtare, që nuk e justifikojnë intervistën. Por aty ka një detaj (kureshtar dhe ky), që ka të bëjë me një ‘legjendë antikomuniste të këtyre kohëve”, Fahri Balliun, atëmot gazetar i Zërit të Popullit, më saktë korrespondent i kësaj gazete për Elbasanin e Pogradecin. Zeneli flet për një letër anonime, që i mbërrin Ramis Alisë nga Pogradeci, në të cilën thuhej se “Fahriu merrej me dërgim pakosh, për të korruptuar njerëz të rëndësishëm të shtetit; në atë letër nuk hezitohej të përshkruheshin edhe sasitë dhe llojet e asortimenteve ushqimorë, me të cilat gazetari Balliu korruptonte medemek vip-at e Tiranës; përgatiste peshqeshe me raki moskat, peshk, verë Pogradeci, arra... etj.”
Letrat anonime kanë qenë një praktikë e shëmtuar gjatë regjimit komunist. Madje, dhe mobilizimi i nomenklaturës prej tyre ishte një praktikë po kaq e shëmtuar. Dhe – historia me Fahriun vijon – Alia cakton Guro Zenelin që të shkonte në Pogradec për të verifikuar se sa qëndronin pretendime të tilla anonime. Dhe Zeneli, me të vënë këmbë në Pogradec, sheh Faron tonë. S’ishte vetëm. Ish me sekretarin e parë të partisë së punës për Pogradecin. Po hante e pinte në aneksin e VIP-ave në hotel Turizëm.
Këtu ndërpritet investigimi. “Miqësia që kish me sekretarin e parë” ishte provë, se Balliu ishte ok, dhe se pretendimet e letrave anonime nuk qëndronin.
Morali i fabulës? Fahriu mbeti në çdo kohë pas bythës së “sekretarëve të parë” (në foto është me 'sekretaren e parë', Doris Pack).
E.G.
Comments
Doris Pack = Sekretare e

Doris Pack = Sekretare e pare?

Po cfare thu mer daje ? Juve çunave te bllokut te Edvin Kristaq rames, kur sju pelqe nji njeri filloni i fusni te gjithe ne kallepin tuj, i boni te gjithe ish-Sekretare te Pare.

Mesa kuptoj un me ket shkrim, kjo qenka nji tjeter prove qe Fahria, Sala dhe ndonje tjeter nga regjimi komunist, paskan dit me mbijetu ne ate koh ku po te mos ishe nga Kuçi i Vlores e poshte pushkatoheshe per "lopen e vjedhur" nga kusheriri ne fshat.

Bravo te qofte mor Fahri Balliu, me mire nje si ty, sesa nje si Gramoz Ruçi, Ditmir Sulejman Bushati, apo ish-Sekretari i Rinise Komuniste Shqiptare Fatmir Xhafa, qe sot na shiten per "te ardhmen e ndritur".

Doris Pack eshte nje nder ata
Doris Pack eshte nje nder ata nderkombetare, qe se bashku me Volfarthin kane 20 vjet qe tallin trapin me shqiptaret. Ja kush eshte zonja Pack...
Këta tipa do ndertojne

Këta tipa do ndertojne shtet demokratik??!! I korruptuar dje, i korruptuar sot,dhe i tillë do vdesë. Të bën të vjellësh...

me mire keta sesa kelyshet e

me mire keta sesa kelyshet e baballareve te Bllokut !

Po, po me mire, sidomos per
Po, po me mire, sidomos per ty. Sa pare te jep Fahriu, sahanlepiresi i Sales? Surrat me te shumtut s'kam pa ndonjhere...
Pergezime stafit te

Pergezime stafit te ResPublica: pas Mehmet Elezit ja tek i nxoret bojen edhe ''antikomunistit'' Fahri Balliu. Keta tipa gjithmone i zgjasin jeten diktaturave te cdo forme.

Jo me kot del ne Kamez gazeta

Jo me kot del ne Kamez gazeta 55 si me e mira. Ky komunisti hershem vetem nen hijen e komunstit kryesor Sali Uke Ram Berisha mund te mbijetoje. Sahanlepires i shpifur dhe i ulet.

Sipas nje

Sipas nje komentari me siper,te gjithe komunistet dhe spiunet e kohes te socializmit, qe sot jane ne kryesine e PD, kane qene komuniste ,spiune apo te perkedhelur te atij regjimi,nga halli,per mbijetese.... Per ç'mbijetese thua mor "molumen", ata kane jetuar dhe bere qejf, ne kurriz te te tjereve dhe vazhdojne ta bejne kete dhe sot e kesaj dite se ka budallenj si puna e atij qe e shkruan kete me siper,ose ndoshta ky eshte vete nje sahan lepires ose spiun vullnetar i asaj dhe kesaj kohe ...!!!

Fahrou eshte gjigant..Besoj

Fahrou eshte gjigant..Besoj se do i kete bere pako me tollumba bashkise se Kamzes qe t'i akordonte titullin boteror si gazeta me e pavarur e planetit.Ndoshta per Saliun degon peshk pa hala,dike menduar se Sales halat qe ka i dalin dhe teprojne.E kam zili fahri balliun,se eshte gjigant?E rrezoi komunizmin me koran Pogredeci.

Add new comment