Ku shkoi premtimi i Bashës për uljen e taksave?

Postuar në 02 Prill, 2012 06:10

Sikur cilitdo qytetar të Tiranës t’i bëhej pyetja se ç’i ka mbetur në mendje nga fushata elektorale e Bashës, ka shumë gjasa që përgjigjja të ish: premtimi i tij për të ulur taksat që qytetarët i paguajnë bashkisë. Ky fakt mund të jetë gdhendur në kujtesën tonë edhe nga buja e madhe mediatike e orkestruar nga Basha vetëm një a dy muaj pasi ai u ul në ndenjësen e kryebashkiakut mbi “shfuqizimin e 60 taksave që i kish vënë administrata e mëparshme e Ramës”.

Mos tentoni t’ua thoni këtë dëngël elektorale tregëtarëve të Medresesë, pasi ka rrezik t’iu kapin kapin me shkelma. “Taksat janë rritur, dhe këtë vit puna ka rënë shumë. Ne e kemi të pamundur të mbijetojmë me këto taksa. Edhe taksa e pastrimit që vjet ka qenë 68 mijë lekë, sivjet është bërë 83 mijë lekë”, shprehet një tregtar për mikrofonat e Top-channel-it.

Vetë reporteri i Top-it informon: “Ankesat për rritje të taksave vijnë nga tregtarë në të gjithë zonat e kryeqytetit ku përveç tatimeve e taksës së pastrimit është rritur edhe taksa për tabelën reklamuese të biznesit të vogël.”

Ka një përgjigje kryebashkiaku për këtë problem? Deri tani s’e ka dhënë.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by I liri (not verified) on

<p>..... program me genjeshtra....me genjeshtra ....me genjeshtra.&nbsp; Re. Pu. Ju lutem,ju i keni te gjitha kronikat me broçkulla dhe genjeshtra qe Berisha ben ne cdo mbledhje qeverie,</p><p>takim me elektoratin,shtresa te ndryshme sociale apo nderkombetaret.E keni te veshtire t&#39;i nxirrni dhe t&#39;i numeroni keto premtime e fjale te thena kot me kot,si t&#39;i vijne e si t&#39;i kujtohen...?</p>

Submitted by a.g (not verified) on

<p>Kolltukocentaur ! Genje nje muaj e merr mandat per dyzeteetete muaj ! Keta kane marre &#39;doktoratura&#39; per nallban ekstra, mbathin dhe mizat. Taksirat i nivelit kulturorodemokratik...qe ata te PR-it na varin ato ne big!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.