Arkiv-Lajme
Për çfarë po bujtin politikanët shqiptarë në Washington? Flasin Çili e Minxhozi
Në Washington po i presin me radhë ‘këta tanët’. Pritën në fillim Lulzim Bashën, pastaj Edi Ramën e Kreshnik Spahiun, tash Ilir Metën e në prill Sali Berishën. Ç’është kjo paradë e eksponentëve të politikës shqiptare në zyrën e Philip Reeker-it (fotoja që shoqëron lajmin është e tij)? Henri Çili përpiqet t’i japë një përgjigje kësaj pyetjeje në shkrimin e vet të publikuar në Mapon e sotme, dhe aty thotë se gjithçka lidhet me momentin presidencial.
Për çfarë po bujtin politikanët shqiptarë në Washington? Flasin Çili e Minxhozi
Në Washington po i presin me radhë ‘këta tanët’. Pritën në fillim Lulzim Bashën, pastaj Edi Ramën e Kreshnik Spahiun, tash Ilir Metën e në prill Sali Berishën. Ç’është kjo paradë e eksponentëve të politikës shqiptare në zyrën e Philip Reeker-it (fotoja që shoqëron lajmin është e tij)? Henri Çili përpiqet t’i japë një përgjigje kësaj pyetjeje në shkrimin e vet të publikuar në Mapon e sotme, dhe aty thotë se gjithçka lidhet me momentin presidencial.
Cilësia e rrugëve dhe aksidentet automobilistike
PS ka mbledhur sot tryezën për infrastrukturën në kuadër të programit “Për një rilindje shqiptare”. Kreu i PS-së u shpreh se infrastruktura, pavarësisht se mbetet një ndër sektorët ku është investuar më shumë, ka një hartë tërësisht të çoroditur dhe që ka sjellë dëme të jashtëzakonshme. “350 persona vdesin në vit në rrugët e Shqipërisë! Bilanc lufte, kryesisht për shkak të mungesës së standardeve të rrugëve. Në 100-vjetorin e pavarësisë shqiptaret do shkojnë tek Sheshi i Flamurit përmes një rruge të ndërtuar nga austriaket në Luftën I Botërore!” – tha Rama.
Bie konsumi, BSH ul për të katërtën herë normën e interesit
Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë në ekonominë e vendit, ndryshe Banka e Shqipërisë nuk do të detyrohej që të ulte normën bazë të interesit për të katërtën herë brenda një periudhë prej më pak se gjashtë mujore. Guvernatori Fullani lajmëroi sot vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së për uljen e normës së interesit nga 4.5 në 4.25 për qind për lekun me shpresën se kjo do t’i stimulojë bankat të japin më shumë kredi si edhe rritjen e konsumit nga qytetarët.
15 vjet nga Tragjedia e Otrantos, vetëm 6 vjet burg për 108 viktima
Sot mbushën plot 15 vjet nga dita kur anija “Kateri i Radës” do të nisej nga Vlora me 120 emigrantë në bord për t’u goditur në ujërat e thella të kanalit të Otranton nga anija ushtarake italiane “Sibilla”. Bilanci, 108 të vdekur. Pas shumë vitesh zvarritje, vetëm një vit më parë, gjykata italiane gjeti fajtor vetëm dy persona për humbjet e 108 jetëve, dy kapitenët respektiv duke i dënuar me gjithsej 74 muaj burg sëbashku! Askush tjetër nuk u dënua, madje u vodhën edhe dëmshpërblimet për familjarët. Shtetarët e të dyja brigjeve heshtën, heshtin edhe sot.
Shekulli injoron lajmin e padisë mbi Lindita Çelën; dhe censuron këtë të fundit
Gazetarja e Shekullit Lindita Çela, që punon prej vitesh për gazetën Shekulli, ka dashur të publikojë sot në këtë gazetë një shkrim lidhur me padinë që është ngritur në adresë të saj nga një zyrtar i kryeministrit Berisha; saktësisht është fjala për Gjovalin Prengën, Drejtorin e marrëdhënieve me publikun në kryeministri. Por botuesi i gazetës, Koço Kokëdhima, nuk e ka lejuar publikimin e shkrimit të saj, duke i thënë se – kështu pretendon vetë Lindita Çela e kapur në telefon nga respublica – “kjo është çështja jote private; duhet të shkosh në gjyq për ta zgjidhur”.
Ish i përndjekuri përgënjeshtron Edi Ramën; pritej që ta bënte
Dje ne publikuam shënimin me titull ‘Një ish-i përndjekur i shkruan Ramës; dhe Rama e bën publike korrespondencën’, dhe në fund të tij tërhoqi vëmendjen e disave një vëzhgim: “Të bën përshtypje dhe fakti që Rama ka vendosur ta bëjë publike, e ta përdorë për qëllime politike, një sms që i ka ardhur në rrugë private. Rama nuk ka si ta dijë se Doda nuk shqetësohet prej publikimit të këtij mesazhi (nëse nuk i ka marrë leje, kuptohet). Është dhunim i privacy-së.”
Ilir Celibashi provokon: Zgjedhjet t’i bëjë qeveria
Dje, në një tryezë për reformën zgjedhore është hedhur një ide shumë ‘provokative’, dhe për autor ka patur ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. “Zgjedhjet duhet t’i bëjë qeveria”, tha ai. Nuk dihet nëse të pranishmit kanë mbetur gojëhapur, por janë të gjithë gjasat që Celibashi ta ketë pritur një reagim të tillë, gjë që duket tek frazat, me të cilat ai përgatit ‘bombën’ e vet: “Shikoni, nuk e them për të bërë diversion; nuk po tallem, e kam seriozisht; mund të duket ironike, por e kam seriozisht”.
Santorum shpërthen kundër reporterit të NYTimes-it: “Mjaft gënjeve!” Dhe fiton simpatinë e Sara Palin-it
Ju kujtohet, besojmë, Sarah Palin. Është gruaja e zgjedhur nga John McCain si kandidate për zv.presidente gjatë fushatës së fundit elektorale në SHBA. Një grua energjike, që u shqua, përveç të tjerash, edhe për një marrëdhënie të vështirë me gazetarët e mediat. Dhe sot po i gjendet pranë kandidatit presidencial, Rick Santorum, në përplasjet që ky i fundit ka me gazetarët.
Tentojnë të grabisin një bankë, dhe shkaktojnë viktima; gjithçka ndodh në mes të Tiranës
Ministri i Rendit, Bujar Nishani, ish thirrur në Komisionin parlamentar të Sigurisë për të raportuar, e për t’iu përgjigjur pyetjeve, lidhur me situatën e rendit publik. Dhe në thelb aty tha, se “kemi kontroll të plotë mbi territorin, policia është rezultative, statistikat flasin për një sukses në luftën kundër krimit, etj, etj”. Dy orë më pas, fiks më 14.50, si për t’i bërë një përgënjeshtrim fatal e tragjik pohimeve të ministrit të brendshëm, dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë bujshëm e dhunshëm në një filial të bankës NBG, tek Xhamlliku.