Arkiv-Lajme

Sapo u mbyll ndeshja Juve-Inter; ish ndeshja e Del Piero-s

Postuar në 25 Mars, 2012 15:56

Sapo përfundoi derbi italian (Juventus-Inter), që u fitua nga Juve me rezultatin 2-0. Traineri i saj , Conte, u pa të ikte i përlotur, gjë që tregon jo vetëm rëndësinë praktike të ndeshjes (tri pikë të humbura nga ana e Juves do ta largonin Milanin në krye tabelës), por dhe rëndësinë që ka derbi i Italisë, pavarësisht nga rrethanat.

Kaliforni, masakrojnë një grua irakene, dhe pranë saj gjejnë shënimin: terroriste, zhduku prej këtej!

Postuar në 25 Mars, 2012 12:47

Ish qytetare amerikane qysh nga mesi i viteve ’90, me origjinë irakene, 32 vjeç, nënë e pesë fëmijëve, banonte prej ca javësh në El Cajon, nja 40 kilometra larg San Diegos, quhej Shaima Alawadi, dhe e bija, Fatimah, e gjeti një ditë prej ditësh të mbuluar në gjak brenda pragut të shtëpisë, dhe pranë trupit ish një shënim ku lexohej: “Terroriste, kthehu në vendin tënd!”. I kishin dërguar dhe herë të tjera letra me një përmbajtje të tillë, por ajo i kish injoruar me idenë se janë “mistrecllëqe kalamajsh”, por ja që s’paska qenë kështu. Po pse e kanë vrarë?

“Të përndjekurit politikë janë dënuar për lopë”, thotë N. Hoxha. Dhe Visar Zhiti i përgjigjet

Postuar në 25 Mars, 2012 10:09

Nexhmije Hoxha ka thënë lidhur me ish-të përndjekurit në regjimin komunist në intervistën që i ka dhënë Bugajskit në televizionin AS, se “[një pjesë syresh] janë ata që janë dënuar dhe ngaqë [kanë vjedhur] një lopë atje në fshat, apo ngaqë kanë bërë vrasje”. Dhe përgjigjen ia jep Visar Zhiti në një intervistë për Shekullin. “Ajo është në deliret e zonjës Makbeth”, thotë Zhiti, “është somnambule që i ka duart me gjak, e që nuk i lan dot”. Dhe më poshtë bën një listë me të dënuarit e të vrarët e partisë së saj: “pse e vranë Zai Fundon, filozof e poet?

Sokol Balla në Mapo: Pushteti don të fshehë lodhjen me fallxhoret, çingijet, avatarët e cheerleader-at e vet

Postuar në 25 Mars, 2012 06:03

Në një shkrim të vetin të publikuar në Mapon e sotme, Sokol Balla lë të kuptohet se Berisha kish shkuar tek Fevziu të enjten e shkuar thjesht sepse – thotë Balla – “donte (sa keq, amá, pa sukses) të zbehte daljen televizive paralele të Edi Ramës, të sapokthyer nga Amerika”. Në këtë shkrim, moderatori i programit Top Story përqesh tentativën e maxhorancës për të fshehur dështimet e sotme e për të festuar fitore të dikurshme me “çingije, cheerleader e avatarë”.

Lajmi i ditës vjen nga Thumana: 17 vjeçari Ahmet Gjuci i ngujuar nga frika e gjaksit

Postuar në 25 Mars, 2012 05:38

Në Gazetën Shqiptare, në faqen 6, gazetarja Gilmana Bushati ka bërë një intervistë prekëse me një 17 vjeçar. Quhet Ahmet, banon në Thumanë, ka një vëlla e një motër, don të bëhet mekanik si i ati kur të rritet, ka një llogari në facebook, merr leksione në shtëpi, por nuk ka një shoqe, a shok, nuk shkon në shkollë si gjithë të tjerët, dhe jeton në çdo çast fqinj me rrezikun. Është ulok? Ka ndonjë sëmundje, që e mundon? Jo, përkundrazi, është për fat të mirë top shëndoshë si molla, por ... jeton i ngujuar prej gjakmarrjes.

Një deklaratë e DASH-it përgënjeshtron pensionistin Withers!!!

Postuar në 25 Mars, 2012 05:00

Një nga zëdhënësiat e Departamentit Amerikan të Shtetit ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën është vënë re një ngut për të thënë se “John Withers nuk flet në emër të Departamentit të Shtetit, ose të Qeverisë së SHBA. Siç sqaroi edhe ai, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale”.

Ridel nesër Sporti Shqiptar? Nuk dihet. Ndërkohë reagojnë gazetarët e Unionit

Postuar në 24 Mars, 2012 14:15

Gazetarët e Sportit Shqiptar, sipas burimeve të respublica-s, janë duke negocjuar në këto orë të pasdites një marrëdhënie të re me botuesin pas konfliktit që patën dje, por ndërkohë lajmi është shpërndarë, dhe ka provokuar diskutime e reagime mes gazetarëve (këto diskutime kanë lindur qysh në momentin e dorëheqjes – apo shkarkimit? – të Adrian Thanos nga posti i kryeredaktorit të Shekullit, që është në pronësi të të njëjtit botues, Kokëdhimës).

Thaçi-Tadiç, takim publik me bekimin e evropianëve ?

Postuar në 24 Mars, 2012 13:45

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar disa herë bashkë (larg kamerave e gazetarëve), por gjasat janë që takimi i radhës të bëhet në publik dhe me një agjendë të paracaktuar. Gazeta “Zëri” flet për një takim të pritshëm midis tyre pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi me bekimin e evropianëve. Vendi? Në fushë asnjanëse, në Sarajevë.

Sporti Shqiptar nuk doli sot në treg: Gazetarët janë pushuar en bloc nga puna

Postuar në 24 Mars, 2012 11:28

Me siguri, lexuesve të gazetave sportive nuk u ka shpëtuar nga sytë fakti që Sporti Shqiptar nuk ishte sot në treg. Probleme me shtypshkrimin? Pengesa teknike? Ndonjë black out, që ka zgjatur më shumë se sa duhet? Jo, asgjë të kësaj natyre. Gazeta nuk ka dalë në treg, pasi nuk ka patur kush ta bëjë. Gazetarët janë pushuar që të gjithë nga puna brenda një dite. Më saktë, në një moment të vetëm. U ka ardhur njoftimi për shkarkimin nga puna, teksa ishin mbledhur për të protestuar kundër botuesit, ngaqë kishin muaj të tërë që s’merrnin rrogat.

Propozimi i PS-së për sistemin zgjedhor: 10 zona të barabarta

Postuar në 24 Mars, 2012 09:48

Shekulli i sotëm citonte Damian Gjiknurin, bashkëkryetarin socialist të grupit të punës për reformën zgjedhore, të ketë thënë se, nëse PD-ja nuk do të pranojë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor aktual, opozita do të propozojë një ndarje të re të zonave të administrimit zgjedhor. “Për ta bërë më proporcional sistemin duhet bërë riformatimi i zonave zgjedhore, që në Shqipëri të ketë zona zgjedhore fikse, përshembull mund të ishin 10 zona apo 6. 10 zona do të ishin më të pranueshme, të ndara me 14 deputetë secila,” ka deklaruar Gjiknuri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme