Thaçi-Tadiç, takim publik me bekimin e evropianëve ?

Postuar në 24 Mars, 2012 13:45

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar disa herë bashkë (larg kamerave e gazetarëve), por gjasat janë që takimi i radhës të bëhet në publik dhe me një agjendë të paracaktuar. Gazeta “Zëri” flet për një takim të pritshëm midis tyre pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi me bekimin e evropianëve. Vendi? Në fushë asnjanëse, në Sarajevë.

Gazeta u referohet burimeve të saj në Komisionin Evropian, sipas të cilave Tadiç i ka shprehur baroneshës Ashton gatishmërinë për të ulur tensionet me Kosovën për ta marrë si këmbim ndihmën e evropianëve në mbajtjen e partisë së tij në pushtet. Me të marrë këtë informacion, gazeta shpjegon se ka kontaktuar fillimisht zyrën e shtypit të Ashton-it, e cila nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Një përgjigje e ngjashme ka ardhur edhe nga Kabineti i Thaçit. Ndoshta mendojnë se ‘publiciteti’ i tepërt mund ta dëmtojë këtë takim.

Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Takimi do te ishte shume interesant. Nuk kam shume besim ne aftesite e Thaçit.&nbsp;Nuk me duket Sarajeva nje fushe asnjanse.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.