Lajmi i ditës vjen nga Thumana: 17 vjeçari Ahmet Gjuci i ngujuar nga frika e gjaksit

Postuar në 25 Mars, 2012 05:38

Në Gazetën Shqiptare, në faqen 6, gazetarja Gilmana Bushati ka bërë një intervistë prekëse me një 17 vjeçar. Quhet Ahmet, banon në Thumanë, ka një vëlla e një motër, don të bëhet mekanik si i ati kur të rritet, ka një llogari në facebook, merr leksione në shtëpi, por nuk ka një shoqe, a shok, nuk shkon në shkollë si gjithë të tjerët, dhe jeton në çdo çast fqinj me rrezikun. Është ulok? Ka ndonjë sëmundje, që e mundon? Jo, përkundrazi, është për fat të mirë top shëndoshë si molla, por ... jeton i ngujuar prej gjakmarrjes. I ati, Qemal Gjuci, ka kryer një vrasje dhe ka humbur pa nam e nishan. Ka shtatë vjet që i fshihet policisë, dhe ndoshta kjo intervistë mund ta bëjë të dalë në shesh e të dorëzohet me idenë se prangat në duart e tij mund t’i bëjnë gjakësit të jenë më të çtendosur, më empathikë e më humanë!!!!

Lajm absurd, apo jo? Bën vaki që 12 kërkesat e BE-së për Shqipërinë mund të plotësohen, dhe vendi ynë mund ta marrë në fund të vitit statusin e kandidatit për në këtë klub, e bën vaki që shumë shpejt mund të bëhet dhe anëtar i BE-së, por e gjitha kjo të ngjan me një farsë sa herë dëgjon lajme të tilla, ku përmenden pa të keq termat ngujim, gjaks, kanun, e ku raportohet në mënyrë korrekte e neutrale se “ka pasur përpjekje të vazhdueshme për pajtim, të paktën për hir të fëmijëve, por pala tjetër nuk ka pranuar”!!!!  Në çfarë bote jetojmë?

M.N.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

" Une U jap Besen per Kushtetuten "  Kjo eshte Metaforra qe Rrugaci nga Tropoja mbolli ne 1994 e Larget...........Dhe e mbyti vendin ne GJak , Hakmarrje dhe Kanun......Ligesia e tij nuk ka fund por problemi me i madh eshte se nuk do marre ndonjehere denim...........per kete Ligesi te Tij....

Submitted by Olti (not verified) on

Viktimat e gjakemarrjes, femije Shqiptare qe shuhen per krimin a fajin e dikujt me lidhje gjaku te afert ose disi te larget!
Shpresoj qe nuk na mallkojne ne te gjalleve deri ne brez te shtate per indiferencen dhe braktisjen kolektive!
Ku i dihet ndoshta ringjallet Edith Durham si Konstandini e i con ne nje bote te qete larg nesh e Politikes Shqiptare!

Submitted by raimondi (not verified) on

Ketij djalit te ri ti  japin mundesine te vije ne United States , ose ne EU , ku te vazhdoje shkollen dhe  jetoje jeten e tij i lumtur

Une mendoj se edhe zoti Mustafa Nano qe eshte aty ne Tirane mund ta marri kete nisme humane per ta ndihmuar kete djale te ri   qe eshte ne fillimin e jetes se tij ,duke  bere nje takim me zotin amabsador Arviziu dhe tja shtroje atij problemin

--Ky djali eshte shume i ri , dhe e ka gjithe jeten  perpara --Nqs ai vjen ketu ne USA , ai do  shkoje ne shkolle  , ku do  mesoje gjuhen dhe  ndonje zanat , e ne te njetjen kohe do integrohet me jeten amerikane te te rinjve ketu

Pra le ti japim  mundesine ketij djali te ri te shijoje jeten  e tij e cila tani eshte ne rrezik te perhereshem ----Zoti Nano , ndihmoje !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.