Lajmi i ditës vjen nga Thumana: 17 vjeçari Ahmet Gjuci i ngujuar nga frika e gjaksit

Në Gazetën Shqiptare, në faqen 6, gazetarja Gilmana Bushati ka bërë një intervistë prekëse me një 17 vjeçar. Quhet Ahmet, banon në Thumanë, ka një vëlla e një motër, don të bëhet mekanik si i ati kur të rritet, ka një llogari në facebook, merr leksione në shtëpi, por nuk ka një shoqe, a shok, nuk shkon në shkollë si gjithë të tjerët, dhe jeton në çdo çast fqinj me rrezikun. Është ulok? Ka ndonjë sëmundje, që e mundon? Jo, përkundrazi, është për fat të mirë top shëndoshë si molla, por ... jeton i ngujuar prej gjakmarrjes. I ati, Qemal Gjuci, ka kryer një vrasje dhe ka humbur pa nam e nishan. Ka shtatë vjet që i fshihet policisë, dhe ndoshta kjo intervistë mund ta bëjë të dalë në shesh e të dorëzohet me idenë se prangat në duart e tij mund t’i bëjnë gjakësit të jenë më të çtendosur, më empathikë e më humanë!!!!
Lajm absurd, apo jo? Bën vaki që 12 kërkesat e BE-së për Shqipërinë mund të plotësohen, dhe vendi ynë mund ta marrë në fund të vitit statusin e kandidatit për në këtë klub, e bën vaki që shumë shpejt mund të bëhet dhe anëtar i BE-së, por e gjitha kjo të ngjan me një farsë sa herë dëgjon lajme të tilla, ku përmenden pa të keq termat ngujim, gjaks, kanun, e ku raportohet në mënyrë korrekte e neutrale se “ka pasur përpjekje të vazhdueshme për pajtim, të paktën për hir të fëmijëve, por pala tjetër nuk ka pranuar”!!!! Në çfarë bote jetojmë?
M.N.
Comments
" Une U jap Besen per

" Une U jap Besen per Kushtetuten " Kjo eshte Metaforra qe Rrugaci nga Tropoja mbolli ne 1994 e Larget...........Dhe e mbyti vendin ne GJak , Hakmarrje dhe Kanun......Ligesia e tij nuk ka fund por problemi me i madh eshte se nuk do marre ndonjehere denim...........per kete Ligesi te Tij....

Viktimat e gjakemarrjes,
Viktimat e gjakemarrjes, femije Shqiptare qe shuhen per krimin a fajin e dikujt me lidhje gjaku te afert ose disi te larget!
Shpresoj qe nuk na mallkojne ne te gjalleve deri ne brez te shtate per indiferencen dhe braktisjen kolektive!
Ku i dihet ndoshta ringjallet Edith Durham si Konstandini e i con ne nje bote te qete larg nesh e Politikes Shqiptare!
Ketij djalit te ri ti japin

Ketij djalit te ri ti japin mundesine te vije ne United States , ose ne EU , ku te vazhdoje shkollen dhe jetoje jeten e tij i lumtur

Une mendoj se edhe zoti Mustafa Nano qe eshte aty ne Tirane mund ta marri kete nisme humane per ta ndihmuar kete djale te ri qe eshte ne fillimin e jetes se tij ,duke bere nje takim me zotin amabsador Arviziu dhe tja shtroje atij problemin

--Ky djali eshte shume i ri , dhe e ka gjithe jeten perpara --Nqs ai vjen ketu ne USA , ai do shkoje ne shkolle , ku do mesoje gjuhen dhe ndonje zanat , e ne te njetjen kohe do integrohet me jeten amerikane te te rinjve ketu

Pra le ti japim mundesine ketij djali te ri te shijoje jeten e tij e cila tani eshte ne rrezik te perhereshem ----Zoti Nano , ndihmoje !

Add new comment