Arkiv-Lajme

Bankat, 34 miliardë lekë kredi të pakthyeshme

Postuar në 21 Mars, 2012 08:26

Kredia me probleme ka vijuar ecurinë rritëse edhe gjatë muajit të parë të këtij viti, por me ritme më të ulta. Të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave flasin për një nivel prej 18.9 për qind të kredive me probleme, me një rritje vetëm 0.1 pikë përqindje krahasuar me muajin paraardhës. Në total, kreditë me probleme përllogariten në rreth 105.2 miliardë lekë. Nga këto, rreth 34 miliardë lekë konsiderohen kredi të humbura, kurse për pjesën tjetër bankat shprehen se kanë ende mundësi rikuperimi.

Me sa duket, pa zgjedhje normale nuk ka BE për Shqipërinë

Postuar në 21 Mars, 2012 07:01

Ka ardhur koha që italiani Stefano Sannino, drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin pranë komisionerit Fule, të marrë një apartament me qera në Tiranë. Ka ardhur shumë shpesh kohët e fundit, dhe do t’i duhet të vijë po kaq shpesh, ndoshta edhe më shpesh, në muajt e ardhshëm, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dy takimet më të rëndësishme të Edi Ramës në SHBA

Postuar në 21 Mars, 2012 05:48

Mediat shqiptare dhe Zëri i Amerikës kanë raportuar gjerësisht për vizitën e Edi Ramës në SHBA. Është raportuar për takime me përafaqsues të FMN-së dhe Bankës Botërore, me kongresmenë dhe diplomatë të lartë në Departamentin e Shtetit, si dhe për biseda në New York University dhe në National Democratic Institute.

Intervista e dr. Petrelës dhe anektoda që s’të bind

Postuar në 21 Mars, 2012 04:57

Gazetarja Mira Kazhani kish intervistuar këtë herë për rubrikën e vet ‘Lunch’ në të përditshmen shqiptarja.com doktor Mentor Petrelën. Ky i fundit nuk para i dorëzohet ngasjes për të dhënë intervista, por herë pas here, bën ç’bën, e jep ndonjë sosh. Në fakt, është shumë i kërkuar, dhe pothuaj në të gjitha rastet nuk harrojnë ta pyesin për marrëdhëniet me Berishën, miqësinë me të cilin kurrë s’e ka mohuar. Edhe Kazhani bën të njëjtën gjë, por ai ia pret shkurt (me butësi e elegancë, kuptohet): “kam miqësi të hershme me të; dhe nuk i kam kërkuar asgjë në këmbim të miqësisë”.

Borxhi, paguam 460 milionë dollarë interesa në 2011

Postuar në 21 Mars, 2012 03:43

Brezat do të duhet të shlyejnë një borxh prej 772 miliardë lekë gjatë viteve të ardhshme. Ky është Borxhi Publik i arritur në fund të vitit të shkuar, sipas deklarimeve të Ministrisë së Financave. Borxhi përllogaritet në 58.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që ka pësuar një rritje prej 57 miliardë lekë në vlerë nominale në raport me treguesit e vitit 2010, periudhë në të cilën përllogaritej në 715.5 miliardë lekë.

Hungarezi Orban është shndërruar në një shqetësim serioz për Europën

Postuar në 21 Mars, 2012 01:30

Kryeministri hungarez, Victor Orban, që sapo priti kryeministrin tonë në Budapest, nuk po di e nuk po don të frenohet në sfidën që po i bën Europës. Kanë zbritur në fushë Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës, por tok me ta, janë dhe një numër organizatash jo qeveritare, të kryesuraa nga Amnesty International, dhe janë vënë në ndihmë të gazetarëve, gjyqtarëve, qytetarëve të thjeshtë.

Rama takon Philip Reeker-in, dhe del disi i përndezur nga takimi

Postuar në 20 Mars, 2012 14:11

Edi Rama, siç është paralajmëruar gjatë ditëve të fundit, pati sot një takim në Ëashington me zv.ndihmësin e Hillary Clinton-it për çështje të Europës e të Euro-Azisë, Philip Reeker-in. Ky është një takim shumë i rëndësishëm për socialistët, e ndoshta është për këtë arsye që ata e kanë përsëritur vazhdimisht, se “i pari i tyre është atje me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit”.

Prokurorët “i tregojnë vendin” Ministrisë së Drejtësisë

Postuar në 20 Mars, 2012 12:46

Prokurorët nuk kanë pritur gjatë për të reaguar ndaj përfundimeve të inspektimit të ministrisë së drejtësisë, që do diskutohen në Kuvend (shih linkun tonë: http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/20/raporti-i-halimit...). Shoqata e tyre ka bërë një reagim publik.

Pensionet, seriozisht e ka Bode për rritjen e moshës?

Postuar në 20 Mars, 2012 10:45

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka artikuluar këto ditët e fundit ndryshimet që pritet të ndërmarrë qeveria në skemën e pensioneve, të cilat bazën e kanë tek rritja e moshës. Më shumë se me efektet e këtij veprimi, media ka trajtuar përciptazi deklaratën e Bodes, por një nismë e tillë nuk duket të jetë kaq e lehtë për ekzekutivin dhe kjo, jo se nuk ka votat në parlament, por për shkak të kostos së lartë politike. Jemi një vit e pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, zor se mazhoranca do ta ndërmarrë një hap të tillë vetëm.

“Viti zero” i Bujar Leskajt

Postuar në 20 Mars, 2012 07:56

Psikologjia e “vitit zero” është një fenomen që karakterizon drejtuesit e të gjithë llojeve në këtë vend. Duket si një “sëmundje” që zbret nga lartë-poshtë, nga instancat e lartë shtetërore e deri tek aparatçikët e thjeshtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme