Arkiv-Lajme
Menduh Thaçi: Ahmeti në 2001 bëri një revolucion të kuq; Maqedonia e sotme është fashiste
Politikani shqiptar i Maqedonisë, Menduh Thaci, ka qenë i ftuar mbrëmë në Ilva Tare Tonight, dhe ka dhënë një varg deklaratash të forta. Duke komentuar karfosjen ndëretnike atje, Thaçi ka thënë se “Maqedonia është shtet artificial dhe shtet eksperimental”. Madje, pak më poshtë e ka quajtur një shtet fashist: “Nazistëve dhe fashistëve asnjëherë Hitleri nuk u ka thenë që jeni të lirë të vrisni; thjesht rriste dozën nacionaliste [të propagandës]”.
Spahiu në Kavajë: Zbrisni nga “Titaniku” i PD-së, po mbytet
{cke_protected}{C}
Aleanca KuqeZi prezantoi sot delegatët e saj në qytetin e Kavajës, ceremoni të cilën kreu i saj, Kreshnik Spahiu e shfrytëzoi për të dhënë mesazhe të forta politike ndaj qytetarëve të qytetit ku Berisha është zgjedhur deputet për disa legjislatura me radhë.
Shyqyr që kemi twitter? Apo sa keq?
Gazetari i njohur italian Michele Serra e ka zët twitter-in. Ai nuk ka llogari në twitter, por do donte ta kish një llogari sa për të thënë që “twitter-i ma shpif e ma hap barkun”. Pse?
Bin Laden-i në ditarin e tij: Barack Obama duhet vrarë; Joe Biden është krejt i paaftë
Barack Obama e David Petraeus kanë qenë dy njerëzit e kësaj bote që e kanë shqetësuar më së shumti Bin Laden-in në vitet e fundit të jetës së tij, që ish më e shkurtër se ç’e priste. Kjo del nga një ditar i tij me 48 faqe, i vitit 2010, që ka rënë në dorë të agjencive të sigurisë së SHBA-ve. Armiku nr. 1 është Presidenti amerikan. Po David Petraeus kush është? Është gjenerali i njohur që udhëhoqi pushtimin e Irakut, dhe që kish për ca kohë komandën e gjërave në Afganistan.
Mediat maqedonase, kritika ndaj Haxhinastos
Mediat maqedonase kanë komentuar vizitën e ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, duke shprehur kritika ndaj qëndrimeve të tij lidhur me zhvillimet dhe incidentet e fundit në Maqedoni.
Gazeta më e madhe “Dnevnik” shkruan sot se Tirana zyrtare përmes ministrit të jashtëm nuk dënoi as 2 për qind përdhosjen dhe djegien e flamurit maqedonas.
Sipas gazetës, nga ana tjetër, ministri shqiptar në emër të Qeverisë kërkoi që të zbardhet vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar dhe incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.
PR, sot “show” i radhës për pronat
Ndryshimet e parashikuara nga qeveria në ligjin për tokat e dhëna në përdorim me në fillim të viteve ’90 nuk qenkëshin pritur mirë nga Partia Republikane. Reagimi i PR-së erdhi sot nëpërmjet nënkryetarit Alfred Seshati, i cili kërkoi që të dëgjohej edhe zëri i pronarëve në kryerjen e këtyre ndryshimeve (Po Fatmir Mediu nuk i paska thënë gjë Kryeministrit kur u miratuan ndryshimet ligjore?!).
Polemikë juristësh: Ardian Dvorani versus Spartak Braho
Një intervistë e shkujdesur dhe sportive, që anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka dhënë dy javë më parë për gazetaren Mira Kazhani të së përditshmes shqiptarja.com, e ka bërë Spartak Brahon të ulet e të bëjë një shkrim të gjatë, në të cilin kritikon “gjyqtarin që flet lokaleve duke ngrënë akullore e nuk flet në salllën e gjyqit”. Duket se e ka zemëruar pjesa ku Dvorani thotë se “gjyqi në ngarkim të Ilir Metës nuk u mbyll në mënyrë dinjitoze, dhe se po të zgjaste edhe ca, ai gjyq nuk do përfundonte ashtu si përfundoi”.
Shinasi Rama denoncon parinë, por zgjidhjen e pret nga paria
Dje është bërë përurimi i librit “Përrallat e tranzicionit” me autor Shinasi Ramën. Në këtë libër ai denoncon elitën politike e kulturore shqiptare, të cilën e quan ‘Paria e Shqipërisë’. Dhe në këtë pari fut njerëzit që kanë pushtet, njerëzit që kërkojnë pushtet, njerëzit që mbështesin pushtetin, njerëzit që e kritikojnë pushtetin, njerëz që kanë ndikim, njerëzit që kanë një zë në skenën publike, gazetarët, intelektualët, shkrimtarët.
Ambasadori italian zgjedh tone të kujdesshme për të folur për momentin presidencial
Një nga pengesat e forta që do të hasë maxhoranca lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri (nëse do t’i mbahet zotimit për të zgjedhur “një të vetin”), do të jenë ambasadorët. Ata janë rreshtuar pothuaj të gjithë në favor të një zgjedhjeje në përputhje me frymën e kushtetutës, dmth një figurë që do ta ketë të lehtë të shndërrohet në një simbol të unitetit nacional. Kjo do të ishte dhe një mënyrë për të balancuar në një farë mënyre – s’ka gjë se ata nuk e bëjnë publik këtë shqetësim – kontrollin e pushtetit mbi institucionet kryesore të vendit.
Një ‘këshilltare sexy’ e informon Bashar al-Assadin lidhur me gazetarët në Homs
Email-at e zbuluar e të publikuar të Presidentit Bashar al-Assad, përveç këputjeve të lidhjeve të tij, e të familjes së tij, me realitetin, tregojnë dhe një fakt interesant: gjatë këtyre muajve ai nuk ua ka vënë fare veshin ndihmësve e këshilltarëve të tij meshkuj, që i ka pasur pranë gjithë ditën e ditës, por ka qenë më i prirur të dëgjojë me kujdes “femra të jashtme, këshilltare të improvizuara në këto kohë të vështira për të”.