Arkiv-Lajme

Pasiguria e bankave, rritet sërish kosto borxhit

Postuar në 13 Mars, 2012 12:54

Kosto e borxhit të qeverisë po rritet nga ankandi në ankand edhe pse norma bazë e interesit për lekun ndodhet në nivelet më të ulta historike, 4.5 për qind. Në ankandin e radhës të zhvilluar sot, me qëllim marrjen e 14.3 miliardë lekëve borxh nga bankat nëpërmjet bonove të thesarit, është vërejtur një tjetër rritje e interesave të bonove me afat maturimi një vjeçar. Bankat kanë pranuar t’i blejnë bonot një vjeçare me një interes mesatar prej 7.34 për qind, me një rritje prej 0.2 pikë përqindje në raport me ankandin e kaluar.

Marine le Pen ia doli: I mblodhi firmat dhe tani është zyrtarisht në garën presidenciale

Postuar në 13 Mars, 2012 11:27

Brenda ditës së premte, kandidatët presidencialë të Francës do duhet të paraqitin 500 ‘parrainages’, ose me fjalë shqip 500 nënshkrime të kryebashkiakëve e të funksionarëve të tjerë të zgjedhur në 30 qarqe (departamente) të Francës. Kreu i Frontit Nacional, Marine Le Pen, i ka mbledhur këto firma. Po mendohej se do hiqte ca për t’i gjetur këto firma, por ajo ia doli, dhe kështu është zyrtarisht pjesëmarrëse në garën presidenciale.

Jep dorëheqjen një nga kryeredaktorët më jetëgjatë të Shekullit

Postuar në 13 Mars, 2012 09:39

Ka vite të tëra që e përditshmja Shekulli është identifikuar më së shumti me vetëm një emër gazetari, me Adrian Thanon, i cili qysh nga dita e sotme nuk do të jetë më kryeredaktor i saj. Ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje, por dihet që Shekulli ka ndjerë vitet e fundit vështirësitë e sipërmarrjeve të Koço Kokëdhimës, të cilat kanë njohur lulëzimin në kohët e qeverisjes së socialistëve e kanë qenë nga më të penalizuarat pas vitit 2005.

Në Komitetin Shtetëror luhet teatër absurd

Postuar në 13 Mars, 2012 07:37

Një orë diskutime pati në Komitetin Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Ishte si një mbledhje absurde, surreale, ku pjesëmarrësit flisnin si të ishin në trance. Ja një pjesë diskutimesh.

Jozefina Topalli: “Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë”.

Deri në 50% e mënyrës sesi i investojmë paratë, shpjegohet nga gjenet që kemi

Postuar në 13 Mars, 2012 07:11

Revista The Economist raporton për një studim të Stephan Siegel dhe Henrik Cronqvist mbi mënyrën sese kanë i kanë investuar paratë 15,208 çifte binjakësh suedezë. Ata kanë arritur në konkluzionin se ngjashmëria në mënyrën e investimit është shumë më e madhe tek binjakët identikë sesa te binjakët joidentikë, të cilët kanë të përbashkëta vetëm gjysmën e gjeneve. Në bazë të analizës statistikore të të dhënave të investimeve personale të binjakëve, autorët e studimit kanë llogaritur se faktorët gjenetikë përcaktojnë 25%-50% të mënyrës sesi njerzit i investojnë paratë.

Referendumi për plehrat, më shumë se 61 mijë firma shkojnë tek Ristani

Postuar në 13 Mars, 2012 07:09

Aleanca Kundër Importit të Plehrave dërgoi sot në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit e shoqëruar nga plot 61 859 firma. Tani është KQZ-ja ajo që do të vendos nëse do ta marrë ose jo parasysh këtë kërkesë.

Referendumi për plehrat, më shumë se 61 mijë firma shkojnë tek Ristani

Postuar në 13 Mars, 2012 06:10

Aleanca Kundër Importit të Plehrave dërgoi sot në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit e shoqëruar nga plot 61 859 firma. Tani është KQZ-ja ajo që do të vendos nëse do ta marrë ose jo parasysh këtë kërkesë.

Socialistët kritikojnë vendimin e gjykatës për Gërdecin

Postuar në 13 Mars, 2012 06:09

I pari i socialistëve, Edi Rama, që është kritikuar nga zëra të ndryshëm opozitarë e nga komentatorë gazetash lidhur me reagimin e dobët politik pas tragjedisë së Gërdecit (ca e ca e kanë qortuar dhe për rrahjen e shpatullave që i ka bërë Berishës ditën që ajo tragjedi ndodhi), bëri me dije se është i shock-uar nga vendimi i djeshëm i gjykatës së Tiarnës: “Një ditë pas vendimit për tragjedinë e Gërdecit drejtësia ka vazhduar të trondisë opinionin publik.

Ervin Hatibi flet për ‘ftohjen me Orientin’ dhe për përthyerjen e përditshme të kësaj ftohjeje

Postuar në 13 Mars, 2012 05:13

Ervin Hatibi, që shkruan rrallë për të përditshmet, ‘ishte kapur’ sot, në Shqip, pas ‘orientit të ftohur të shqiptarëve’. Saktësisht, ai ish fokusuar tek një distancim e animozitet me botën lindore që elita kultorore e shqiptarëve i ka imponuar prore vetes, gjë që sjell më pas padije e injorancë tek anëtarët e kësaj elite. Hatibi nuk e denoncon këtë padije. Thjesht e konstaton. Dhe e shpjegon, kështu duket, me këtë ftohje e distancë kulturore të kërkuar me Orientin.

Zef Brozi: Ja si bëhet KQZ-ja apolitike!

Postuar në 13 Mars, 2012 04:28

Në komisionin ad hoc parlamentar mbi reformën zgjedhore ka mbërritur një letër e Zef Brozit (Arben Brozi e quante Shqipi, por merret vesh se bëhet fjalë për një lapsus calami). Në këtë letër bëhen disa sugjerime në kuadër të kësaj reforme, të cilat Brozi i ka bërë publike dhe në një shkrim të paracaditshëm në gazetën e Carlo Bolino-s. Brozi bën pjesë tek pak juristët e shqetësuar mbi odisenë elektorale në Shqipëri, dhe në letrën në fjalë të tërheq vëmendjen sugjerimi që ka të bëjë me zgjedhjen e KQZ-së, e cila, sipas Brozit, duhet të jetë apolitike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme