Arkiv-Lajme

Gjekmarkaj shkruan për librin e Plasarit; dhe për vetë Plasarin

Postuar në 11 Mars, 2012 04:05

Agron Gjekmarkaj, pedagog në fakultetin e historisë e të filologjisë, ka shkruar në Panorama për librin “Skënderbeu – një histori politike”, i cili përbën veprën më pretencioze të Aurel Plasarit si studjues. Nuk i është bërë asnjëfarë promocioni këtij libri, dhe është për të ardhur keq, pasi në këtë vend nuk ka mbetur asnjë bëmë grafomanësh pa ia tërhequr pak vëmendjen “kritikës” së improvizuar mediatike.

Rama: PD-ja po çahet më tresh nga ai që “u plak e dorë nuk hoqi”

Postuar në 10 Mars, 2012 14:51

'Diversiv' mund të quhet shkrimi i Ramës, që nesër publikohet në të përditshmet shqiptare. Po paradoksalisht luan me një të vërtetë: çarjen e pritshme në PD. Rama e quan “çarje më tresh”, por në mos më tresh, do të jetë më dysh. “Bamir Topi mik i PS-së?”, vë në pyetje Rama akuzën e demokratëve.

Rama: PD-ja po çahet më tresh nga ai që “u plak e dorë nuk hoqi”

Postuar në 10 Mars, 2012 13:15

Diversiv mund të quhet shkrimi i Ramës, që nesër publikohet në të përditshmet shqiptare. Po paradoksalisht luan me një të vërtetë: çarjen e pritshme në PD. Rama e quan “çarje më tresh”, por në mos më tresh, do të jetë më dysh. “Bamir Topi mik i PS-së?”, vë në pyetje Rama akuzën e demokratëve.

Greqia “ndihmon” Idrizin

Postuar në 10 Mars, 2012 11:23

Pas emërimit të dy zv.ministrave të PDIU-së, pati një deklaratë të fortë të deputetit të Vlorës së kësaj partie, z. Dashamir Tahiri, i cili sinjalizoi se ka një çarje të madhe në partinë që mbron të drejtat e komunitetit çam. Por një deklaratë e fortë për këtë emërim erdhi edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Dhelavekuras, i cili e konsideroi atë si një hap në drejtim të gabuar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

Lulzim Basha “i lë” projektet e qendrës në dorë të qytetarëve!!??

Postuar në 10 Mars, 2012 11:22

Në Muzeun Historik paraqiten projektet e bashkisë për bulevardin e ri dhe për Lanën (lum e quajnë agjencitë e lajmeve; në fakt është një përrua). Dhe këto projekte do të jenë aty të ekspozuara për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët – kështu thuhet në të përditshmen Panorama – nëpërmjet një formulari do të mund të shprehin të gjitha vërejtjet, sugjerimet apo pyetjet që mund të kenë në adresë të këtyre projekteve.

Bild, gazeta më e shitur në Europë, ‘de-tabloid-izohet’

Postuar në 10 Mars, 2012 10:31

E përditshmja gjermane Bild është gazeta më e madhe e më e shitur në Europë. Është një tabloid, dmth një gazetë e fokusuar në ngjarjet bulevardeske e lajmet sensacionale, që luan shumë me natyrën kureshtare e voyeuriste të njeriut. E prandaj, e përditshmaj Bild ka mbajtur prej gati 30 vitesh në faqe të parë foto femrash gjysmë nudo apo nudo. I kanë rritur tirazhin këto foto? Gjasat janë që po, por tamam-tamam kjo gjë do të shihet tani e tutje.

Ia hodhi Greqia? “Ende jo”, thotë Moody’s. Ndërsa italianët po i japin shpresë Europës

Postuar në 10 Mars, 2012 08:10

Disa analistë janë të idesë se Greqia ia hodhi, ose është duke ia hedhur. Por agjencitë që bëjnë rating-un ndërkombëtar janë të një ideje tjetwr. Agjencia Fitch vlerëson se rreziku që Greqia të kalojë në default është ende i madh. Ndërsa për agjencinë Moody’s, ky ristruktim i borxhit grek nuk është gjë tjetër veçse një falimentim i monitoruar, dhe ky mendim ecën në drejtim të kundërt me përpjekjet e FMN-së për t’i akorduar Greqisë miliarda të tjera, gjë që ka dalë si premtim mbrëmë nga goja e drejtoreshës së Fondit Monetar ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Ka shumë urrejtje mes etnive në Maqedoni

Postuar në 10 Mars, 2012 05:27

Në Maqedoni po vihet re një përshkallëzim i dhunës së ngritur mbi motive etnike, dhe autorët janë herë nga njëri krah e herë nga krahu tjetër. Nuk duket se ka frymëzime të qarta politike në këtë mes, e prandaj hë për hë kjo dhunë mbetet në nivelin e një rrugaçërie urbane. Fjala vjen, mbrëmë në Shkup, rreth orës 19.00, katër persona, për të cilët policia maqedonase dyshon se janë shqiptarë, kanë rrahur tre fëmijë të etnisë maqedonase. Dy nga fëmijët (janë të mitur, thuhet, por nuk jepet mosha) kanë marrë plagë të rënda, pasi – kështu raportohet – janë qëlluar me shufra hekuri.

Zogaj, Marku, Lani i bëjnë homazh Ndoc Gjetjas; në Lezhën e tyre

Postuar në 10 Mars, 2012 05:08

Janë mbledhur tok lezhjanët e letrave, nga janë e nga s’janë, me rastin e datëlindjes së Ndoc Gjetjas, që është ndarë nga jeta në qershor të vitit 2010. E përveç Preç Zogajt, Rudolf Markut, Remzi Lanit, ndodheshin aty dhe të tjerë njerëz të letrave, jo lezhjanë, si Pirro Misha, Agron Tufa, Zija Çela, Bardhyl Londo, Moikom Zeqo, Gentian Çoçoli, etj.

Ja çfarë thonë për Ndoc Gjetjan sot;

Rama bëhet gati të niset për në SHBA; do marrë me vete dhe Andis Harasanin

Postuar në 10 Mars, 2012 04:33

Ka ditë që është njoftuar një vizitë e Ramës në Washington, ashtu siç ka kohë që vizita të tilla po shihen këtejpari si një lloj purgatori. Do të bëhet javën që vjen. Në ndryshim nga Lulzim Basha, Edi Rama e ka (ia kanë) përgatitur më mirë vizitën. E presin në Universitetin e New York-ut, do të ketë një takim mes tij e njerëzve të disporës sonë po në New York, e në fund në Washington do të ketë takime me do zyrtarë të Departamentit të Shtetit e me kongresmenë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme