Arkiv-Lajme
Edhe në këtë fushatë do t’i mëshojnë identitetit ‘mysliman’ të Obama-s
U duk për ca kohë se diskutimet mbi identitetin fetar të Barack Obama-s u mbyllën; u duk pra se të gjithë ‘ranë dakord’ që Obama është ai që ai thotë se është në pikëpamje fetare, dmth një i krishterë. Por s’është tamam kështu. Feja e Obama-s do të jetë dhe në këtë fushatë një element i fushatës presidenciale. Agjencia e sondazheve ‘Public Policy Polling’ ka intervistuar zgjedhës republikanë në Mississippi e Alabama, të cilat janë stacionet elektorale të radhës në kampin republikan. Dhe rezultati është befasues lidhur me çështjen në fjalë.
PS-ja fillon të futet në territorin e Aleancës Kuqezi
Muajt e fundit Aleanca Kuqezi ka patur pothuaj monopolin e sulmit ndaj Berishës në territorin e patriotizmit. Ajo e ka sulmuar atë si një agjent të interesave sërbe në Shqipëri. Sot, një sulm ndaj Berishës në të njëjtin territor vjen prej një deputeti të PS-së, i cili ka qenë ndër më të spikaturit në sulmet e tjera ndaj tij.
Në faqen e Taulant Ballës në Facebook sot është postuar ky shënim:
Gjykata jep 10 vjet burg për Delijorgjin. I kanë mbetur edhe 5.5 !
Vendimi i sotëm i gjykatës për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit duke dhënë 91 vite burg për 26 viktimat (3.5 vite burg për viktimë !) e shkaktuara duke nxitur edhe reagimet e forta të familjarëve është njëra anë e medaljes. Ky është vendimi i Shkallës së Parë dhe normalisht çështja do të shkojë në apel ku të dënuarit kanë mundësi për ta ulur edhe më tepër dënimin, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë qëndruar edhe në paraburgim prej një kohë relativisht të gjatë. Një ditë paraburgim është e barazvlefshme me 1.5 ditë burg.
Plehrat franceze në Shqipëri dhe 60 mijë firmat kundër importit
"Zhdukësit" e mbetjeve të rrezikshme industriale në Evropë duket se kanë qenë më të shpejtë se shteti shqiptar edhe kësaj radhe. Gazetari Besar Likmeta shkruan në “Balkan Insight” se Komisioni Europian do të nisë hetimet ndaj Francës pasi dyshohet se ka dërguar në vendin tonë 588 ton mbetje të rrezikshme vetëm përgjatë vitit 2004 në një kohë kur kjo ndalohej nga konventat ndërkombëtare. Mbetjet që ka sjellë Franca në Shqipëri, cilësohen si Y-17. Ato janë mbetje që dalin pas trajtimit në sipërfaqe të metaleve dhe plastikës.
Një lajm i mirë nga bashkia e Tiranës, por ….
Më në fund, bashkia e Tiranës shfaqet me një projekt konkret. Është fjala për një parkim nëntokësor prej 9 mijë metra katrorësh në sheshin ‘Italia’, që është dhënë për t’u ndërtuar me koncesion. Parkimi do të ketë një mijë vende, dhe do të fillojë të jetë i shfrytëzueshëm si sot vitin tjetër. Është një zhvillim i shumëpritur në Tiranën e sotme, ku parkimin e kanë të sigurtë vetëm pushtetarët dhe rrugaçët metropolitanë të lidhur me policinë.
‘Hristianska Organizacija’ në një video: T’i zhdukim shqiptarët!
Nuk ka të sosur vala e provokimeve mes etnive në Maqedoni, Tensioni ndër-etnik është demonstruar deri më sot në stadiume e në rrugë, por tani po merr edhe formën e video-manifestimeve shoviniste. Një organizatë maqedonase me emrin “Organizata e Krishterë” (‘Hristianska Organizacija’, në gjuhën sllave), ka përgatitur një video, ku shfaqen persona të maskuar, që në kor lëshojnë thirrje e fyrje raciste e që më pas djegin flamurin shqiptar.
Si do të pagëzohet partia e Topit?
Ka muaj të tërë që lajmërohet krijimi i një partie, që deri më tani është emërtuar Partia e Topit. Dhe merret vesh se ky emërtim është një zgjedhje e shtypit, e jo një taktikë promovimi e adoptuar prej themeluesve të partisë, s’ka gjë se edhe si taktikë e tillë mund të ketë funksionuar mirë. Po cili është emri i vërtetë i partisë që do të themelohët në fund të muajit mars (pas dy javësh)? Si do ta pagëzojnë?
Rehabilitohet plotësisht Agron Duka
Agron Duka ishte ministri i bujqësisë në qeverinë e fundit socialiste dhe një nga të shënjestruarit e përditshëm të sulmeve të Berishës para vitit 2005. Ai quhej prej këtij të fundit “Duka i Krimit”, “Kreu i Klanit të Zemunit” etj. Mendja ta donte atëhere se Berisha kishte dijeni për shumë krime që kishte kryer Agron Duka, dhe se, sa të vinte në pushtet, do ta kallzonte në prokurori për krimet e kryera. Por ç’ndodhi në fakt? Agron Duka vazhdoi i qetë të drejtojë biznesin e tij, ndërsa i vëllai vazhdoi të drejtojë Federatën e Futbollit Shqiptar.
Shqiptarët duhet të bëhen gati për referendumin kundër importit të plehrave
Aleanca kundër importimit të plehrave ka befasuar shumëkënd, ndoshta dhe veten, në mënyrën më pozitive të mundshme. Kanë arritur të mbledhin 60 mijë nënshkrime, të cilat janë të nevojshme për të bërë të mundur kërkesën për organizimin e një referendumi mbi këtë çështje. Sot, eksponentët e kësaj aleance e kanë bërë publik në hotel Tirana finalizimin e një prej aksioneve më të bujshme e më të dobishme të shoqërisë civile gjatë dy dekadave të fundit. Ky aksion është një inkurajim i fortë për të gjithë agjentët e tjerë të shoqërisë civile.
Topi fut pronarët e të përndjekurit në partinë që do të shpallë pas dy javësh
Që në momentin kur Bamir Topi shpalli se do të krijonte një parti, elektorati i saj dukej i përvijëzuar midis disa shtresave sociale siç janë pronarët por edhe të përndjekurit, të cilët janë zhgënjyer nga maxhoranca aktuale por edhe nga qeverisja socialiste. Këtij grupimi i shtohen edhe “tironsit” e vjetër, që kanë kontribuar në fitoret e mandateve për deputet të Topit edhe me mbi 70 për qind të votave.