Plehrat franceze në Shqipëri dhe 60 mijë firmat kundër importit

"Zhdukësit" e mbetjeve të rrezikshme industriale në Evropë duket se kanë qenë më të shpejtë se shteti shqiptar edhe kësaj radhe. Gazetari Besar Likmeta shkruan në “Balkan Insight” se Komisioni Europian do të nisë hetimet ndaj Francës pasi dyshohet se ka dërguar në vendin tonë 588 ton mbetje të rrezikshme vetëm përgjatë vitit 2004 në një kohë kur kjo ndalohej nga konventat ndërkombëtare. Mbetjet që ka sjellë Franca në Shqipëri, cilësohen si Y-17. Ato janë mbetje që dalin pas trajtimit në sipërfaqe të metaleve dhe plastikës. Këto lloj mbetjesh kërkojnë trajtim të specializuar para se të depozitohen nëpër landfillde. Për më tepër që sjellja e tyre në Shqipëri nuk është regjistruar nga autoritetet tona.
Është pikërisht kjo ajo që i frikësohen kundërshtarët e lejimit të importit të mbetjeve në Shqipëri qoftë edhe për qëllime përpunimi, pasi doganat tona funksionojnë zakonisht si porta të hapura kur në mes është paraja. Aq më shumë kur trajtimi i këtyre mbetjeve kushton shumë dhe kompani apo vende të caktuara do të ishin më të prirura që t’i varrosnin diku në një territor që nuk do t’i prishte shumë punë.
Ironia e ka të bëjë me faktin se një lajm i tillë publikohet pikërisht sot kur “Aleanca Kundër Importit të Plehrave” deklaron se ka mbledhur 60 mijë firma dhe me anë të tyre do të kërkojë zhvillimin e një referendumi për ndalimin e futjes së tyre në territorin e vendit.
S.E
Comments
Kush ishte ne pushtet ne 2004
<p>Kush ishte ne pushtet ne 2004 se nuk e mbaj mend? PS apo PD?</p><p> </p>
Add new comment