Arkiv-Lajme

Ish-ambasadori Withers: Problemi në Shqipëri është qeveria

Postuar në 16 Mars, 2012 13:33

Ish-ambasadori Withers flet për herë të dytë në harkun e pak muajve, duke e rritur dozën e kritikës ndaj qeverisë e Berishës. Këtë e bën me një intervistë për revistën Java, e cila publikohet nesër, të shtunën. Ja disa nënvizime të forta nga intervista:

Rama takon Bell-in e FMN-së. Flasin për borxhin dhe ndryshimet në buxhet

Postuar në 16 Mars, 2012 13:15

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama takoi sot në New York përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Gerwin Bell. Rama e konfirmoi takimin me Bell-in nga profili i tij në rrjetin social Twitter, ku shpjegon edhe temën e diskutimeve, e cila është përqendruar tek ulja e borxhit si edhe rishikimi i buxhetit të shtetit nisur edhe nga treguesit shqetësues fiskalë të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave. Ja se ç’shkruan kreu i opozitës: “Konsultë shumë e kënaqshme në NY me Gerwin Bell-in nga FMN-ja. Domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale.

Falja fiskale, në prill fillon sekuestrimi i pasurisë së bizneseve debitore

Postuar në 16 Mars, 2012 11:10

Ministria e Financave bëri sot publik bilancin paraprak të Faljes Fiskale, e aplikuar që nga vera e vitit të kaluar duke lëshuar ndërkohë edhe mesazhe të forta paralajmëruese ndaj biznesit që u tregua indiferent. Ligji i faljes ka afat zbatimi deri në fund të këtij muaji, ndërsa zëvendësi i Bodes, Alfred Rushaj paralajmëroi se duke filluar nga data 1 prill, administrata tatimore do të nisë veprimet për mbledhjen me forcë të detyrimeve të fshehura të bizneseve.

Saimir Tahiri nuk tërhiqet nga akuzat në adresë të fëmijëve “Berisha”

Postuar në 16 Mars, 2012 08:29

Fëmijët e Sali Berishës kanë hedhur në gjyq për shpifje (kjo është çudi më vete: të të padisin fëmijët e Sali Berishës për shpifje!!!) Saimir Tahirin, dhe ky i fundit nuk është tërhequr asnjë centimetër në seancën e sotme gjyqësore. Ai u ka qëndruar akuzave se shtetasit Argita e Shkëlzen Berisha, alias fëmijët e kryeministrit të vendit, janë të korruptuar, dhe për këtë ka sjellë përpara trupit gjykues ato që ai i quan prova:

“Ethet e skrapit” pushtojnë vendin

Postuar në 16 Mars, 2012 07:47

“Ethet” e skrapit kanë kapur gjithë vendin ku jo në pak raste është kthyer edhe në tragjedi. Mediet raportuan dje për dy rinj të vdekur mbrëmë në Kërrabë pasi kontaktit me energjinë elektrike pasi kishin shkuar për të marrë kabllot për t’i shitur, kurse sot lajmërohet për dëmtimin e shtyllave telefonike në Lushnje. Vdekjet në tentativë për të mbledhur skrap janë bërë një lajm i zakonshëm në media, aq sa vetëm në rastet kur humbin jetën dy apo më shumë, kapin faqet kryesore të gazetave apo vendosen në krye të edicioneve informative.

Berisha i kundërpërgjigjet Ramës në lidhje me rezultatin e 2013-ës

Postuar në 16 Mars, 2012 05:59

Sali Berisha mblodhi sot krerët lokalë të PD-së dhe të gjithë grupin parlamentar, për përgatitjet e festimeve me rastin e 20-vjetorit të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it. Ai u deklaroi të vetëve se, në qershorin që vjen, PD-ja do të përsërisë fitoren e madhe të atij marsi të largët.

PD-ja sulmon. AK-ja i kthehet. Stili është i njëjtë.

Postuar në 16 Mars, 2012 04:55

Kuvendi ka bërë ca ditë më parë një kallëzim penal në adresë të Kreshnik Spahiut. Ky kallëzim penal duket qesharak e i kotë, e në fakt, ka gjasa që Prokuroria të mos vihet fare në lëvizje prej këtij kallëzimi. Maxhoranca ndoshta e merr me mend këtë gjë, por nuk është se mund ta vërë ujin në zjarr, pasi synimi është gjetkë, është zhurma e diskreditimi politik i kundërshtarit.

Shinasi Rama denoncon en bloc parinë e Tiranës

Postuar në 16 Mars, 2012 04:07

Studenti i dhjetorit 1990, Shinasi Rama, ka dhënë një intervistë për shqiptaren.com, në të cilën i rikthehet tezës së vet mbi parinë, për të cilën ka publikuar dhe një libër. Ai bën një denoncim en bloc të klasës drejtuese (ai vetë është i dashuruar pas termit në shqip ‘paria’), dhe këtu i përfshin të gjithë ata që kanë patur një zë dhe që janë dukur në skenën publike shqiptare gjatë këtyre kohëve, duke filluar me vendimmarrësin Sali Berisha e duke përfunduar me gazetaren Anila Basha (të vetmit idealistë të Shqipërisë, sipas tij, janë ish-dhjetoristët).

Kush do ta marrë në dorë komandën në Kinë?

Postuar në 15 Mars, 2012 15:29

Analistët perëndimorë po prisnin fundin e vitit për të marrë vesh se në duart e cilit apo cilëve do binte pushteti pas tërheqjes së një pjese të gardës së vjetër. Dhe mes të rinjve që prisnin një gradim në rangjet e nomenklaturës ishte Bo Xilai, që kish nën komandë qytetin e madh të Chong-çinit. Bo Xilai ishte kundër kapitalizmit e kapitalistëve që po lindin në Kinë, dhe në këtë kuptim ai përfaqësonte rezistencën ndaj dorës tjetër të të rinjve që përpiqen të bëjnë një martesë midis socializmit real e ekonomisë së tregut, me fjalë të tera, midis komunistëve e kapitalistëve.

Thaçi të tjerëve në Ballkan: Doni të ndryshoni kufijtë? Për ne është ok, bashkohemi me Shqipërinë

Postuar në 15 Mars, 2012 12:46

Sot, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, me anë të së cilës kundërshton dhe kërkon moslejimin e mbajtjes së zgjedh jeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme