Falja fiskale, në prill fillon sekuestrimi i pasurisë së bizneseve debitore

Postuar në 16 Mars, 2012 11:10

Ministria e Financave bëri sot publik bilancin paraprak të Faljes Fiskale, e aplikuar që nga vera e vitit të kaluar duke lëshuar ndërkohë edhe mesazhe të forta paralajmëruese ndaj biznesit që u tregua indiferent. Ligji i faljes ka afat zbatimi deri në fund të këtij muaji, ndërsa zëvendësi i Bodes, Alfred Rushaj paralajmëroi se duke filluar nga data 1 prill, administrata tatimore do të nisë veprimet për mbledhjen me forcë të detyrimeve të fshehura të bizneseve.

Deklarata vjen vetëm dy javë nga skadimi i afatit, për të nxitur pjesën më të madhe të biznesit që nuk dëshiroi të deklaronte. Përfituesit më të mëdhenj duket se kanë qenë individët, të cilët kanë rivlerësuar pasuritë e tyre, ndërsa ai nga i cili qeveria priste shumë, biznesi u tregua indiferent nisur edhe nga frika se pas deklarimeve e do të ishin objekt i sulmeve selektive të administratës tatimore.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.