Kush do ta marrë në dorë komandën në Kinë?

Analistët perëndimorë po prisnin fundin e vitit për të marrë vesh se në duart e cilit apo cilëve do binte pushteti pas tërheqjes së një pjese të gardës së vjetër. Dhe mes të rinjve që prisnin një gradim në rangjet e nomenklaturës ishte Bo Xilai, që kish nën komandë qytetin e madh të Chong-çinit. Bo Xilai ishte kundër kapitalizmit e kapitalistëve që po lindin në Kinë, dhe në këtë kuptim ai përfaqësonte rezistencën ndaj dorës tjetër të të rinjve që përpiqen të bëjnë një martesë midis socializmit real e ekonomisë së tregut, me fjalë të tera, midis komunistëve e kapitalistëve.
Për befasinë e të gjithëve, politikani ambicioz e karizmatik Bo Xilai e pa veten sot jashtë radhëve. Ai ‘u bë dalje” nga nomenklatura. Qysh sot ai është askushi, gjë që jashtë Kinës po lexohet si një fitore e ‘komunistëve që kanë rënë në dashuri me kapitalizmin’. Këta të fundit supozohet se tani e kanë rrugën të hapur deri në fund të vitit, kur do të bëhet dorëzimi i stafetës. Në kongresin e XVIII-të, do tërhiqet shefi i partisë Hu Jintao dhe ‘pleq’ të tjerë, dhe vendin e tyre do ta zërë dora e re e kryesuar nga Xi Jinping. Kuptohet, nëse nuk do ketë surpriza të tjera, si kjo që kish lidhje me Bo Xilai-n.
Re.Pu.
Comments
Keta njerez ushqehen me mace.
<p>Keta njerez ushqehen me mace.</p>
Keta kane kuzhinen me te mire
<p>Keta kane kuzhinen me te mire ne bote</p><p> </p><p>By the way --Komanden ne Kine do e marre une , po mos i thoni njeriu sidomos Sales se dua tja bej surprize ..lol</p>
Add new comment