“Ethet e skrapit” pushtojnë vendin

Postuar në 16 Mars, 2012 07:47

“Ethet” e skrapit kanë kapur gjithë vendin ku jo në pak raste është kthyer edhe në tragjedi. Mediet raportuan dje për dy rinj të vdekur mbrëmë në Kërrabë pasi kontaktit me energjinë elektrike pasi kishin shkuar për të marrë kabllot për t’i shitur, kurse sot lajmërohet për dëmtimin e shtyllave telefonike në Lushnje. Vdekjet në tentativë për të mbledhur skrap janë bërë një lajm i zakonshëm në media, aq sa vetëm në rastet kur humbin jetën dy apo më shumë, kapin faqet kryesore të gazetave apo vendosen në krye të edicioneve informative.

Të rinj e të vjetër rendin në ndërtesa, reparte ushtarake, fabrika, shtylla tensioni, etj., për të marrë ato pak hekurishte që kanë mbetur me qëllim shitjen dhe sigurimin e bukës së gojës (foto i përket një magazine të shembur në Berat, ngjarje nga e cila humbi jetën një 4 vjeçar). Një kg skrap kushton sot mesatarisht 30 lekë. Duket se kaq vlen edhe jeta e atyre që rrezikojnë çdo ditë për t’u zënë poshtë nga gërmadhat apo të karbonizohen nga energjia elektrike.

 

S.E.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.