Arkiv-Lajme
Bode kundër BB-së për borxhin: “Çdo gjë në rregull”. Shifrat flasin ndryshe
Mediet u ishin mbushur këto dy ditë me deklaratën e krye ekonomistit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Indermit Gill se Shqipëria kishte një nivel të lartë të borxhit publik dhe se duhej ta ulte atë të paktën në nivelin e 40 për qind të PBB-së (aktualisht jemi në kufijtë e 60 % të PBB-së, por opozita pretendon për më shumë ). Kjo ishte një deklaratë e fortë, gjë të cilën të paktën Ministria e Financave nuk mund ta anashkalonte. Pikërisht për këtë reagoi sot Ridvan Bode, i cili përkundër shqetësimit të BB-së, thekson se çdo gjë shkon në rregull me borxhin.
Një plojë që shock-on Francën; por motivet janë ende të paqarta
Gjithçka ndodhi në një shkollë hebraike. Tuluzë. Francë. Ora 8.00. Një burrë, i hipur mbi një scooter Yamaha, nxjerr armën që kish me vete, dhe qëllon kuturú, sikur të ketë përpara një ushtri armike, e prandaj s’ka arsye të zgjedhë objektivin. Gjindja në oborrin e shkollës, rreth 200 vetë, prindër e fëmijë, largohen nga sytë këmbët duke lënë katër trupa pa jetë, tre fëmijë e një mësues. Ky i fundit ish dhe babai i dy prej fëmijëve që mbetën të vdekur. Njeriu i Yamaha-s nuk u mjaftua me kaq.
Vëmendja është fokusuar në Kinë: Po bëhen gati për ndërrimin e stafetës
Vëmendja e shumë ekspertëve, analistëve, studjuesve e gazetarëve perëndimorë është fokusuar tek ajo që po ndodh në Kinë; më saktë, tek ajo që pritet të ndodhë. Në vjeshtë do të mbahet Kongresi i XVIII i Partisë komuniste, dhe pritet të ketë një dorëzim stafete, gjë që është verifikuar në Kinë një herë në dhjetë vjet. Por ky dorëzim stafete parashikohet disi problematik.
Gratë iraniane protestojnë nudo; por janë gra të diasporës, që rrinë në Europë
Disa gra iraniane të disporës janë bërë tok në një iniciativë jo të zakontë. Kanë bërë një kalendar në stilin e kalendareve hot, ku gratë e zhveshura janë ato vetë. Kanë zgjedhur të zhvishen nudo me synimin për të protestuar kundër regjimit të Ahmadinejadit në Iran, ku gratë janë të shtypura e të diskriminuara.
Jakup Krasniqi kritikon fusnotën; por tani është vonë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë kundër fusnotës, që e detyron palën kosovare të paraqitet në veprimtaritë rajonale si Kosovë e jo si Republikë e Kosovës. Këtë gjë e ka thënë në një intervistë për gazetën Epoka e Re, në të cilën fillimisht bën të ditura rezervat e veta lidhur me negociatat Kosovë-Serbi. “Kam pasur edhe kam rezervat e mia se në këtë dialog kemi hyrë të papërgatitur si duhet, pa i planifikuar çështjet që dëshirojmë t’i bisedojmë. Në këtë dialog kemi dërguar një ekip që ka treguar se nuk i ka njohur teknikat e dialogimit.
Ben Blushi rreket “të fusë elefantin në shishe”
Më në fund del një politikan shqiptar që fokusohet për një moment tek ‘doktrina’, tek identiteti politik, tek qasja programore. Është Ben Blushi. Ka bërë një shkrim sot në Panorama, në të cilin shtron nevojën për një të majtë europiane në Shqipëri, e përpiqet të bindë se kjo e majtë europiane në Shqipëri është e mundur. Gjatë shkrimit, ai luan me metaforën e elefantit e të shishes, ku elefanti është e majta europiane e ku shishja është Shqipëria.
Presidenti federal i Gjermanisë quhet Joachim Gauck
Në Gjermani u mblodh sot asambleja e superzgjedhësve, dmth u bënë tok deputetët e Bundestagut dhe përfaqësues të tjerë të realiteteve nacionale e locale (klerikë, OJQ, vendimmarrës, etj), për të votuar për Presidentin e ardhshëm. U zgjodh, siç pritej, Joachim Gauck, 72 vjeç, ish-prift e ish-disident në Gjermaninë Lindore. Mori 991 vota nga 1240 të mundshme. Votat e tjera, 126, kanë shkuar në favor të një gruaje të famshme për ‘ndjekjen këmba këmbës’ të kriminelëve nazistë; ndërsa 3 vota kanë shkuar në favor të një kandidati që mbron idetë neonaziste. Tri vota për këtë të fundit janë pak?
TEC-i i Vlorës, 130 milionë euro që flenë gjumë
A ju kujtohet premtimi i Berishës gjatë fushatës elektorale të 2005-ës(kur ishte ne opozite), se nuk do te lejonte ndërtimin e TEC-it të Vlorës? Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës mblodhi atëhere 14 mijë firma, duke kërkuar referendum në qytetin bregdetar në lidhje me ndërtimin e TEC-it. Më herët, ndërtimi i TEC-it u kundërshtua nga ish-drejtues të ERE-s, të cilët e cilësuan investimin të padobishëm, pasi kostoja e prodhimit prej tij del më e lartë sesa mund të blihet në tregun ndërkombëtar.
Liri Berisha: Kam përfituar nga sakrificat që kam bërë si gruaja e Saliut
Liri Berisha ka folur vazhdimisht për burrin e vetëm të jetës së saj. Por nuk i thotë jo dhe një here tjetër për televizionin News 24. Dhe flet sërish për Saliun (kështu e quan ajo në publik, Sali). Intervista që ajo i ka dhënë gazetares Rezarta Reçi është e mërzitshme, me fraza të thjeshta, me ide të pritshme, e pa pikë ritmi. Të mbetet në mendje që e etiketon si dashuri lidhjen e saj me të shoqin, por e shpjegon thatë, si të ketë qenë fjala për një procedurë. “[Dashuria] jonë filloi një ditë e po vazhdon akoma.
Adelina Ismajli: Kemi ardhur me gomone në festivalin e 1997-s; dhe aty na fyen
“Diva e muzikës shqiptare” e quajnë në numrin e sotëm Adelina Ismajlin (mbiemrin ia shkruajnë Ismaili, ndërkohë që në google gjendet në të dy variantet). “Është e vetmja që ka çarë tregun europian të muzikës”, thuhet nga gazetetarja Jonida Hitoveizi, që e ka intervistuar, duke lënë të kuptohet se CD-të e saj shiten në Europë. “Nuk jam e vetme”, saktëson Ismajli. “Isha e vetme para katër vitesh, por tani janë dhe të tjerët që kanë dalë në këtë treg, e që na bëjnë krenar”.