Gratë iraniane protestojnë nudo; por janë gra të diasporës, që rrinë në Europë

Postuar në 19 Mars, 2012 06:03

Disa gra iraniane të disporës janë bërë tok në një iniciativë jo të zakontë. Kanë bërë një kalendar në stilin e kalendareve hot, ku gratë e zhveshura janë ato vetë. Kanë zgjedhur të zhvishen nudo me synimin për të protestuar kundër regjimit të Ahmadinejadit në Iran, ku gratë janë të shtypura e të diskriminuara. Personazhet e kalendarit janë gra që s’kanë lidhje me spektaklin; përkundrazi, janë gra si të gjitha gratë, që banojnë në vende të ndryshme të Europës, që kanë një jetë të tyren, që kanë të dashur, burrë apo fëmijë, e që kanë vendosur të bëjnë një gjest ‘militant’ të çuditshëm. Kalendari është titulluar One Body, One Soul  (Një Trup, Një Shpirt), por ka shumë pak gjasa që impakti i tij të shkojë deri në Iran, ku një shoë-protestë e tillë do të ish një provokim i fortë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul ku je? (not verified) on

<p>Mos na bani merak redaksia, po qe se e keni fshi omentin e Paul Tedeschini-Europe, na thoni, se na shkon mendja s&#39;di se ku mandje</p><p>&nbsp;</p><p>Zakonisht Pauli e ven shishen ne rradhe i pari, n&#39;pike te sabahut, kur flitet per Iran e per gra, njekohesisht e vec e vec</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.