TEC-i i Vlorës, 130 milionë euro që flenë gjumë

Postuar në 18 Mars, 2012 09:16

A ju kujtohet premtimi i Berishës gjatë fushatës elektorale të 2005-ës(kur ishte ne opozite), se nuk do te lejonte ndërtimin e TEC-it të Vlorës? Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës mblodhi atëhere 14 mijë firma, duke kërkuar referendum në qytetin bregdetar në lidhje me ndërtimin e TEC-it. Më herët, ndërtimi i TEC-it u kundërshtua nga ish-drejtues të ERE-s, të cilët e cilësuan investimin të padobishëm, pasi kostoja e prodhimit prej tij del më e lartë sesa mund të blihet në tregun ndërkombëtar. Dhe pavarësisht nga të gjitha këto, Berisha, pasi erdhi në pushtet, e dha viston për ndërtimin e TEC-it.

Ndonëse ka përfunduar që në nëntor të vitit të kaluar, TEC-i i Vlorës, që kapi koston e 130 milionë eurove, nuk është marrë ende në dorëzim nga KESH-i. Specialistët shpjegojnë shkaqet e dështimit të dy testeve si pasojë e defekteve. “I pari ka qenë i quajtur Drill Ran. Drill Run-i është momenti kur TEC-i do të merrej në dorëzim. Turbina e gazit shfaqi problemin e brucatoreve. Ajo u hap dhe u eliminua si defekt nga prodhuesi i turbinës. Është në kushte pune dhe është problem i ezauruar. Problemi i dytë ishte problemi i tubacionit të ujit të detit. Kjo është nën përgjegjësinë e kontraktorit, nuk varet nga ne,” i ka thënë Vizion Plus-it shefja e inxhinierisë së TEC-it, Miranda Halili. Edhe pse TEC-i është periudhë konservimi, firmosin në bordero plot 58 punonjës, që marrin mbi 4 milionë lekë paga në muaj. Për shkak të kostos së lartë të prodhimit, TEC-i do të prodhojë energji vetëm ne periudha krizash ekstreme.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Tec-i i vlores prodhon energji me 10&euro;cent/kw, ne tregun Shqiptar Kesh-i ia shet energjine CEZ-it me 1.2&euro;cent/Kw(1.8 lek/Kw). C&#39;kuptim ka ta shesesh energjine me 90% humbje.......</p>

Submitted by salka (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nuk je i sakte. Vleres se mesiperme i duhen shtuar perqindja e interesit te kredive,</p><p>&nbsp; &nbsp;ajo e ketyre 130 m&nbsp; qe nuk perdoren e keshtu per çdo vit qe do rij te presi urdhera nga Saliu,</p><p>qe eshte shperdoruesi i djerses dhe gjakut te shqiptareve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.