Arkiv-Lajme

Bandat me pushtet nuk njohin limit: dhunë e përgjakshme në Fier mbi të zgjedhurit lokalë

Postuar në 15 Mars, 2012 10:38

Top-channel informon se në qarkun e Fierit, që ka dy kryetarë në një godinë, sot janë përleshur fizikisht mbështetësit e këtyre kryetarëve, dhe “nga kjo përplasje dy persona u plagosën rëndë, të goditur me grushta dhe qyta pistoletash në kokë. Të plagosurit u dërguan në spital për kurime dhe ata janë Alket Sulaj, sekretar i kryetarit të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreko, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Flamur Buzi, këshilltar i majtë ne keshillin e qarkut.

Rama: Gërdecin nuk mund ta mbyllë një farsë gjyqësore

Postuar në 15 Mars, 2012 10:03

Gjyqi i Gërdecit, që u mbyll në shkallën e parë me dënime afatshkurtëra për një numër të madh njerëzish, ka provokuar zemërim tek familjarët e viktimave, dhe një debat të madh në opinionin publik. Objekt i kritikave është gjykata e Tiranës, më konkretisht gjyqtarët e çështjes, të cilët po akuzohen se kanë marrë me të mirë shkaktarët e vërtetë të asaj tragjedie. Opozita ka qenë e para që ka reaguar fort kundër këtij vendimi. Madje, kryetari i PS-së ka zgjedhur t’i bëjë vetë këto kritika, e jo t’ua ngarkojë të tjerëve. Ai foli të nesërmen e ditës, kur u dha vendimi, por ka  folur dhe më pas.

Invalidët, Oketa voton kundër qeverisë, abstenon ministri Naço

Postuar në 15 Mars, 2012 09:58

Votimi i ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me subvencionimin e energjisë elektrike, transportit dhe telefonisë për invalidët kanë qenë një provë e rendësishme e numrave të mazhorancës në Kuvend. LSI kishte deklaruar se nuk do të mbështeste këtë nismë të qeverisë (që kufizon përfitimet e invalidëve). Edhe pse ligji miratohej me shumicë të thjeshtë, mazhoranca hynte me katër vota mangët në votim.

Zgjedhjet në Kosovë, Serbia u jep “shah” ndërkombëtarëve

Postuar në 15 Mars, 2012 07:52

Serbia këmbëngul në zhvillimin e zgjedhjeve lokale të saj edhe në territorin e Kosovës. Vendimi konfirmohet sot nga vetë ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili shpjegoi se Kryetarja e Kuvendit të Serbisë ka firmosur shtrirjen e procesit në territorin e Kosovës. Madje serbët e konsiderojnë të mbyllur debatin mbi zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Përçarja e së djathtës ndihmon kandidatin e majtë

Postuar në 15 Mars, 2012 06:15

Gara presidenciale amerikane mes kandidatëve republikanë Mitt Romney dhe Rick Santorum nuk është thjesht garë personash. Janë dy rryma ideologjike brenda Partisë Republikane që përplasen. Mitt Romney përfaqson krahun e moderuar të së djathtës ameriane ndërsa Rick Santorum përfaqson krahun konservator.  Dhe lufta e madhe publike që po zhvillohet mes tyre duket se po ndihmon kandidatin e së majtës, Presidentin Obama.

Kreu i parlamentit s’di të bëjë gjë tjetër, veçse t’i vërsulet opozitës

Postuar në 15 Mars, 2012 04:53

Ju ftojmë të lexoni sa më poshtë: “A ishit ju ministër i brendshëm i diktaturës, apo nuk ishit? Është e vërtetë që shqiptarët ju përmbysën me Sali Berishën në krye, e demokracia erdhi në 92. A ishit ju kur 4 fëmijë të gjimnazit i vratë në kufi dhe i morët trupat e tyre dhe i sollët në rrugët e qytetit tim? Këto ishin ato që bëtë ju. Nuk e kam vetëm me ty e kam me grupin. Ishte koha kur Berisha ju rrëzoi. Jeni krenarë se sollët trupat e fëmijëve të vdekur, krenar si thotë Bushati për babën e tij, se i hoqët pronat, se i futët në burg. Kërkoni të falur, këtë bëni!”

Diktatori sirian më një anë vret njerëz, më anë tjetër dëgjon Blake Shelton-in

Postuar në 15 Mars, 2012 04:26

E përditshmja britanike, the Guardian, ka shtënë në dorë komunikimin elektronik të kohëve të fundit mes Bashar al-Assad-it, diktatorit sirian, dhe të shoqes. Janë email-a mes dy njerëzve të shkëputur nga realiteti, të dy njerëzve që jetojnë brenda kullës së tyre të fildishtë.

Tragjedia e Gërdecit dhe bilanci katër vjet më vonë

Postuar në 15 Mars, 2012 03:51

Duhen vetëm pak orë për t’u bërë fiks katër vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të predhave u vranë 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Pas katër vitesh, gjykata e shkallës së parë ka përfunduar gjykimin duke dënuar me më pak se një shekull burg “gatuesit” e kësaj tragjedie.

Kë do të takojë Edi Rama në Departamentin e Shtetit?

Postuar në 15 Mars, 2012 01:55

Kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm të firmosur nga Re.Pu. (http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/10/rama-behet-gati-te-niset-per-ne-shba-do-marre-me-vete-dhe-andis-harasanin) se Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në SHBA. Sa herë bëhen vizita të tilla nga politikanët tanë, pyetja kryesore është nëse vizita është zyrtare apo jo.

Dita e Verës, minierë ‘lajmesh’ për gazetarët

Postuar në 14 Mars, 2012 13:30

Televizionet shqiptare ishin fokusuar gjatë gjithë ditës së sotme në festën e Ditës së Verës. Edhe një fatkeqësi natyrore, a një luftë e papritur, a një ditë votimesh, nuk do kish merituar kaq shumë vëmendje. Si provë mund të shërbejë dhe një nga agjencitë informative më të rëndësishme online në gjuhën shqipe, balkanweb.com, ku syri të kap lajme pa fund, që titullohen: 1. Tirana dekorohet me lule shumëngjyrëshe; 2. Dita e Verës, pas festës mbeturinat veshën rrugët dhe parqet e Tiranës; 3. Dita e Verës, historia e festës tradicionale; 4.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme