Diktatori sirian më një anë vret njerëz, më anë tjetër dëgjon Blake Shelton-in

E përditshmja britanike, the Guardian, ka shtënë në dorë komunikimin elektronik të kohëve të fundit mes Bashar al-Assad-it, diktatorit sirian, dhe të shoqes. Janë email-a mes dy njerëzve të shkëputur nga realiteti, të dy njerëzve që jetojnë brenda kullës së tyre të fildishtë. Fjala vjen, më 5 shkurt 2012, një ditë pasi regjimi kish bërë një bombardim të fuqishëm të qytetit rebel të Homs-it, ata e injorojnë krejt tragjedinë që kanë provokuar, dhe zemërimin e fuqive të mëdha, dhe flasin për shpenzime e për psonisje në internet, për blerje argjendurinash, mobiljesh, shandanësh, perdesh, pikturash, e plaçkash nga boutique-ët e famshëm të Londrës, Parisit, Milanos apo Neë Yorkut.
Mes të tjerash, diktatori sirian që shkruan email-a me pseudonimin Sam (e çuditshme: pothuaj të gjithë diktatorët e vendeve të asaj zone janë të marrosur pas çdo gjëje perëndimore, me përjashtim të sistemit politik e të drejtave të njejriut), i dërgon në po këtë datë së shoqes, Asma-s, një lirikë të këngëtarit amerikan Blake Shelton, një strofë e së cilës bën kështu: Kam qenë gjithë kohën një makth shetitës/kam qenë një tollovi më vete/Por a është vallë personi që unë jam/ai që unë do doja të isha?
Është i përndjekur nga ndjenja e fajit për atë që kish bërë një ditë më parë? Nuk ka gjasa. Pas asaj dite ai ka urdhëruar vrasjen e qindra të tjerëve. Duket se kemi të bëjmë thjesht me një parapëlqim muzikor të diktatorit sirian.
Re.Pu.
Add new comment