Bandat me pushtet nuk njohin limit: dhunë e përgjakshme në Fier mbi të zgjedhurit lokalë

Postuar në 15 Mars, 2012 10:38

Top-channel informon se në qarkun e Fierit, që ka dy kryetarë në një godinë, sot janë përleshur fizikisht mbështetësit e këtyre kryetarëve, dhe “nga kjo përplasje dy persona u plagosën rëndë, të goditur me grushta dhe qyta pistoletash në kokë. Të plagosurit u dërguan në spital për kurime dhe ata janë Alket Sulaj, sekretar i kryetarit të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreko, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Flamur Buzi, këshilltar i majtë ne keshillin e qarkut. Ata janë sulmuar në ambientet e Këshillit të Qarkut nga një grup personash që drejtoheshin nga Artur Shehu, këshilltar i djathte dhe i zgjedhur edhe ai kryetar qarku me një votim që po endet në dyert e gjykatës.

Të plagosurit ndodhen ende në spital për kurime. Ata kanë bërë padi në polici për dhunën e ushtruar duke akuzuar dhunuesit, të cilët drejtoheshin nga kryetari tjetër i Këshillit të Qarkut. Dhuna dhe kaosi në godinen e qarkut ka qenë ekstreme dhe ka shkaktuar panik mes punonjësve, të cilët kanë dalë të tmerruar në rrugë. Ata kanë parë njerez me pistoleta në duar, të cilët godisnin barbarisht.”

Këtu merr fund njoftimi i Top-it mbi finalen e një historie që vazhdon prej muajsh. Në Shqipëri sundojnë banditët, nga kreu në fund.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Artur Shehu ka qene Konsull i Pergjithshem ne Bari (i emeruar nga PD), gje qe e ben edhe me te rende kete incident.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kur një banditë ordinerë drejtonë qeverinë çfarë mundë të presësh ngë baditët e tjerë kur do zhduket kjo farë që vëndi ynë të përparojë si gjithë të tjerët

Submitted by Anonim (not verified) on

Banditet jane pergatitur per situata te tilla me kohe. Zgjedhjet e fundit vetem e ligjeruan banditizmin.

Pse mor pse ka shume qorra ne Shqiperi? Pse opopull e han aq lehte sapunin per djathe. Me keq do te jete ne te ardhmen. Nuk eshte e larget dhe kete e them me dhimbje. Eshte vranesire e keqe qe sjell bresher. Shiheni o njerez.

Submitted by adriatik (not verified) on

A beson njeri aokma qe shqiperia do behet shtet?

Submitted by ermiri (not verified) on

Dhune, madje masaker cnjerezore per te rrembyer ate qe s'te takon.

A permbysen keta me vote ?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.