Kë do të takojë Edi Rama në Departamentin e Shtetit?

Postuar në 15 Mars, 2012 01:55

Kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm të firmosur nga Re.Pu. (http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/10/rama-behet-gati-te-niset-per-ne-shba-do-marre-me-vete-dhe-andis-harasanin) se Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në SHBA. Sa herë bëhen vizita të tilla nga politikanët tanë, pyetja kryesore është nëse vizita është zyrtare apo jo. Dhe si test për këtë shërben fakti nëse politikani në fjalë pritet nga një zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, i cili është deparamenti që përfaqëson zyrtarisht SHBA-të në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për të informuar lexuesit tanë rreth natyrës së kësaj vizite të Ramës, kontaktuam me burime tonat në Departamentin e Shtetit, të cialt na konfirmuan se Rama, të martën në orën 10 (me orën lokale) do të takohet në Departamentin e Shtetit me Philip Reeker (lexohet Filip Rijker), Zëvendës-Ndihmës-Sekretari i Shtetit, Byroja e Çështjeve Euroaziatike. Ky është posti që mbante deri gushtin e kaluar Thomas M. Countryman, emri dhe  fytyra e të cilit u bënë shumë familjare për publikun shqiptar (madje edhe për atë ballkanik, në të vërtetë).

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Tani e hodhem &#39;lumin&#39;...me trap! Edi Rama po qe i zoti, Sal Berishen te beje zap!F.Reeker-in e kam takuar dhe une...por eshte tjeter pune...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.