Përçarja e së djathtës ndihmon kandidatin e majtë

Postuar në 15 Mars, 2012 06:15

Gara presidenciale amerikane mes kandidatëve republikanë Mitt Romney dhe Rick Santorum nuk është thjesht garë personash. Janë dy rryma ideologjike brenda Partisë Republikane që përplasen. Mitt Romney përfaqson krahun e moderuar të së djathtës ameriane ndërsa Rick Santorum përfaqson krahun konservator.  Dhe lufta e madhe publike që po zhvillohet mes tyre duket se po ndihmon kandidatin e së majtës, Presidentin Obama. Një grafik i publikuar nga Pew Research Center tregon kurbën e përkrahjes së votuesve për Obamën dhe Romney-n duke filluar nga tetori i kaluar deri më sot (shih bashkëngjitur).  Në fillim, kur përplasjet e mëdha nuk kishin filluar brenda Partisë Republikane, Romney  dhe Obama ishin barazim në sondazhin e  Pew Research Center – në kuotën 48%. Ndërsa sot avantazhi i Obamës ka shkuar në nivelin 54% me 42%.  Ky avantazh është edhe më i madh kur votuesit pyeten në se do të votonin për Obamën apo Santorum – 57% me 39%.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Besi (not verified) on

<p>Z.Zaloshnja nje artikull i plote nga pikpamja gazetareske do ishte te publikonit edhe pyetjen qe ju eshte bere subjekteve te sondazhit.</p><p>Alternativat kane qene: Obama vs Rommey apo Kandidati Demokrat vs Kandidati Republikan?</p><p>Eshte e rendesishme kjo me siper pasi dihet qe pavarsisht nese republikanet e mbeshtesin Rommey gjate gares brenda partise, me shume gjasa do ta votojne nese ky del kandidat i Republikaneve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.