Arkiv-Lajme
Braçe për Gërdecin: Me këto dënime të buta, gjykata ka bërë një krim. Ka të drejtë?
Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mihal Delijorgjin, Dritan Minxollin dhe Ylli Pinarin, por gjykata e Tiranës ka vepruar me kut tjetër: ka dënuar me 10 vjet burg Delijorgjin, me 18 vjet Minxollin dhe Pinarin, dhe me 6 vjet Luan Hoxhën (ky është larguar nga Shqipëria). Disa agjenci lajmesh kanë informuar duke lënë të nënkuptohet gjendjen e tyre të shock-uar prej këtij vendimi, dhe deputeti Braçe bëhet menjëherë interpret i këtij reagimi. “Turp! Por më shumë krim! 10 vjet burg për 26 të vrarë në Gërdec! E pashembullt! Duhet shpërbërë kjo gjykatë!
Një festë grash që tërhoqi vëmendjen e shtypit; dhe tabloidizimi i këtij të fundit
Duket se të përditshmet shqiptare i janë dorëzuar për fare, me synimin për të ndjellë lexues, praktikës së tabloidizimit. Gjithnjë e më shumë në faqet e para të tyre po gjenden lajme rozë, dhe në faqet e brendshme rubrika me ngjarje bulevardeske e me ilustrime fotografike (po ecet në kundër tendencë, nëse kemi parasysh vendimin e Bild-it gjerman për t’mos luajtur më me foto vajzash cullake në ballinën e saj, duke i dhënë fund kështu një tradite disa dekadëshe).
Letër kryeministrit nga Uran Deliu, që në Gërdec humbi gjashtë vetë të familjes
Shqipi publikon një letër që një banor i Gërdecit, Uran Deliu, i dërgon kryeministrit Berisha, dhe i kërkon të mbajë premtimet që vetë kryeministri i ka bërë ditën që e ka ngushëlluar. Urani ka humbur në Gërdec djalin 4 vjeçar, nusen shtatzanë, vëllain, nënën, babain dhe vajzën e dajës. Siç shihet është një gjëmë brenda gjëmës së madhe.
INSIG, qeveria kërkon konsulent të ri
Qeveria do të tentojë sërish të shesë INSIG-un, por kësaj radhe i duhet një vlerësim i aseteve nga e para pas dështimeve të njëpashnjëshme dhe ndryshimeve tw ndodhura në treg. Nisur nga kjo, ekzekutivi është duke kërkuar një kompani konsulente për shitjen e kompanisë shtetërore të sigurimeve për të tentuar për të disatën herë shitjen e saj tek privatët. Qeveria ka shpallur tenderin për gjetjen e kompanisë konsulente duke përcaktuar edhe vlerën limit prej rreth 18 milionë lekë.
Shuhet në New York kirurgu i shquar Perikli Sheti
Të enjten, më 8 mars 2012, ndërroi jetë në Nju Jork kirurgu i shquar shqiptar, doktor Perikli Sheti, pas një sëmundjeje të gjatë. I lindur në Vuno dhe i diplomuar në Universitetin e njohur “Seçenov” të Moskës, në degën e mjekësisë, specialiteti kirurgji, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera, ai refuzoi edhe kërkesën e Spitalit Universitar për të punuar disa vjet atje. Kthehet në Shqipëri më 1960 dhe fillon punë në Spitalin e Tiranës.
Newt Gingrich: Mitt Romney është kandidati më i dobët i 100 viteve të fundit
Zëra atë ndryshëm i kërkojnë ta lërë garën, por republikani Newt Gingrich nuk po ua vë veshin; të paktën, deri dhe në stacionin tjetër elektoral, dmth në zgjedhjet në Alabama e Mississippi, ku ai parashikon të dalë i pari. Por nga zërat që i thonë të ndalet, atë e bezdisin në mënyrë të veçantë ato që vijnë nga kampi i Mitt Romney-it.
Kryebashkiaku Berisha flet për Tiranën
Kryeministri bëri një vizitë në Muzeun Kombëtar, ku janë ekspozuar në maket pamje të Tiranës së re që do të ndërtohet. Dhe aty foli për Tiranën, për Tiranën që ka qenë e për Tiranën që do të jetë. Mes të tjerash tha: “Leje pas lejeje, beton pas betoni Tirana u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj. Sot ne të gjithë e shohim një dimension, i cili i lejon Tiranës atë gjelbërim që ka tek Kodrat e Liqenit. Bulevardi, lumi dhe parqet do të jetë një projekt, i cili do të realizohet në një kohë më të shkurtër ndërsa pjesët e tjera do të marrin zhvillimin e vet”.
Një ushtar amerikan, pas një kolapsi nervor, bën një plojë mbi afganë të pafajshëm
Ngjarje e pabesueshme. Një ushtar amerikan, i armatosur, në orën tre të natës, lë bazën e tij diku në Afganistan, del pa bërë zë, drejtohet nga shtëpitë e fshatit aty pranë, hap dyert e hap zjarr kuturú mbi këdo që i sheh syri. Në shtëpinë e parë ka vrarë 11 persona, e më tej dhe shtatë viktima në dy shtëpi të tjera. Mes tyre ka pasur dhe fëmijë 2-3 vjeç. Përveç të vrarëve, ka patur dhe të plagosur.
Borg Olivier: Dialogu Serbi-kosovë bëhet për të ndihmuar Serbinë
Aleksander Borg Olivier, njëri nga përpiluesit e kornizës kushtetuese të Kosovës, si pjesë e stafit të UNMIK-ut dhe më pas këshilltar te kryeministri Hashim Thaçi, thotë se dialogu në Bruksel është kryekëput politik dhe jo siç ka pretenduar Prishtina zyrtare se po ulet me Serbinë në bisedime për të zhvilluar dialog teknik. Borg Olivier e cilëson Serbinë në avantazh karshi Kosovës. Ai thotë se pala kosovare është ajo e cila qysh në fillim ka pranuar presionin nga të huajt dhe ka pranuar gjëra të cilat nuk është dashur të pranohen.
Rama: Azem Hajdari xhonglonte me teza nacionaliste për të bërë për vete turmat e dëshpëruara
Në shkrimin e Ramës mbi të djathtën, Berishën, Topin, Spahiun (që çuditërisht ish publikuar veç në Tema e në Panorama, që janë larg njëra-tjetrës në shumë drejtime; të tjerat nuk e botonin; e shumta, e jepnin si lajm), kish një pasazh lidhur me Azem Hajdarin. Për këtë të fundit është folur pak, ndonëse ka qenë një personazh shumë i rëndësishëm në dekadën e parë pas rrëzimit të komunizmit. Është folur nga të vetët, por rëndom është folur me superlativa, pa iu futur thellë personazhit.