Një ushtar amerikan, pas një kolapsi nervor, bën një plojë mbi afganë të pafajshëm

Ngjarje e pabesueshme. Një ushtar amerikan, i armatosur, në orën tre të natës, lë bazën e tij diku në Afganistan, del pa bërë zë, drejtohet nga shtëpitë e fshatit aty pranë, hap dyert e hap zjarr kuturú mbi këdo që i sheh syri. Në shtëpinë e parë ka vrarë 11 persona, e më tej dhe shtatë viktima në dy shtëpi të tjera. Mes tyre ka pasur dhe fëmijë 2-3 vjeç. Përveç të vrarëve, ka patur dhe të plagosur.
Ka qenë e gjitha rezultat i një kolapsi nervor. Vetë ushtari, pasi ka kryer këtë plojë, është kthyer në bazë dhe është dorëzuar tek shefat e tij. Ekziston frika se ky gjest i çmendur vetanak i këtij ushtari (ish tek pullë”, thanë dëshmitarët afganë) mund të provokojë trazira të ngjashme me ato, që pasuan djegjen e Kuranit nga ana e disa ushtarëve.
Re.Pu.
Comments
Ngjarje e pabesueshme?!! Me

Ngjarje e pabesueshme?!!

Me te besueshme se kjo ngjarje, nuk ka tjeter.

Ky ushtar do te gjykohet nga

Ky ushtar do te gjykohet nga drejtesia ushtarake amerikane, apo jo?

Te besh nje krim ne nje vend te huaj, dhe institucionet e atij vendi mos te kene te drejte te te gjykojne per krimet e bera ndaj qytetareve te vete shtetit.

Ky eshte treguesi me i qarte qe Afganistani eshte vend i pushtuar dhe gjithe ceshtja per autoritetet e pushtimit eshte te bindin njerezit qe ushtari ishte i cmendur.

Me nje fjale e gjykoj ushtarin une qe ta solla dhe pastaj jam une qe te them se ai ishte i cmendur, megjithese ta solla si perfaqesuesin time te denje pas testeve qe i bera.

Cfare komedie e pergjakshme !!!

Add new comment